• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berat/ Pronari i gurores s’u jep rrogat, Rama punëtorëve: Kapeni për fyti!

by Java News
24/02/2018 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nga Ura Vajgurore masa penalizuese ndaj guroreve të cilat sipas tij kanë masakruar malin e Tomorit. Por teksa prezantonte planin e masave nga Ura Vajgurore, kreu i qeverisë është ndeshur papritur me një kërkesë të punëtorëve të këtyre guroreve të cilët i kanë ankuar kreut të qeverisë se nuk kanë marrë pagat.

Ata kanë protestuar një ditë më parë duke bllokuar edhe aksin Berat-Çorovodë, por kryeministri ka dalë kundër kësaj proteste, ndërsa ka “këshilluar” punëtorët se çfarë duhet të bëjnë.

“T’i them atyre që bllokojnë rrugët që ka vetëm një rrugë për të fituar dhe për të jetuar me punë të ndershme. Ajo rrugë është rruga e ligjit dhe e zbatimit të parimit ‘mos ha në kurrizin e tjetrit’. Vetëm atë rrugë. Në vend që të bllokoni rrugët që nuk keni shans ndonjëherë t’i bllokoni, po thjesht po e marr si shembull, por shkoni e zini për fytin pronarin atje. 

Ai pronari duhet t’i përgjigjet atyre një për një. Kapini për fyti dhe thojini këtu tani ke detyrimin të përgjigjesh. Ashtu si kundër u them atyre që janë në këmbë, që janë me shëndet, që kanë të gjithë muskujt në dispozicion, mos hajdeni të kërkoni ndihmë ekonomike po shkoni të punoni. Dhe kush thotë ku, u them unë. Janë plot vende pune bosh në fabrika, që nga Skrapari deri në Berat, dhe kudo”, tha Rama.

Qeveria po planifikon mbylljen e disa guroreve në Qarkun e Beratit dhe gjithë Shqipërinë me qëllim ndalimin e asaj që Rama e cilësoi masakër mjedisore. “Patjetër që në Shqipëri mund të ketë e duhet të ketë dhe gurore, por nuk mund të ketë dhe nuk do ketë gurore si ato që e kthyen malin e Tomorit në një skenë barbarie primitive apo si ato që qëndrojnë mbi kokat e fëmijëve të Urës Vajgurore, sot e gjithë ditën“.

 

Next Post
Gjyshja ime, Fildesi dhe një grua tjetër që “do vrarë”

Mira Kazhani ironizon me Bushatin dhe Shkullakun: Paraja ju bëri nga “kulla-fob” në... “kulla-dashës”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Reforma kushtetuese, përballë nevojës për reformë politike brenda pushtetit

January 16, 2026
Rama thumbon opozitën: Bëjnë lehaqenie! Po të duan të bashkëpunojnë bujrum, derën e kanë të hapur por…

“Reforma zgjedhore ka nisur qëkur kisha thonjtë e paprera në Paris”, Rama-opozitës: Me ju shumë mirë, pa ju po aq mirë! Puna do bëhet

January 16, 2026
PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

January 16, 2026
“Dumani, personazh që vlerësohet nga shqiptarët”/ Sondazhi i Zaloshnjes: Nëse votohet sot, PS e Rithemelimi marrin mandate në çdo qark

“Siguria në rrugë, përmirësim i ndjeshëm”/ Zaloshnja: Policia Rrugore ndikon tek njerëzit që janë të arsyeshëm

January 16, 2026
Komisioni Europian: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë

Komisioni Europian: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë

January 16, 2026
Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

“Jam mbret i tarifave”/ Trump vijon “kërcënimet”: Mund t’i vendos edhe për vendet që s’bien dakord që të marrim Groenlandën

January 16, 2026
Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

Paralajmëron spastrime masive në PD, Berisha: S’kanë vend ata që bashkëpunojnë me PS

January 16, 2026
Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

January 16, 2026
Rama paralajmëron ndryshimin e Rregullores se Kuvendit: Rrugaçëria në Parlament duhet të marrë fund! Të hiqet ‘pengmarrja’..

Rama: Ministria e Jashtme një dështim, sikur atje punojnë vetëm ministrja, roja dhe…

January 16, 2026
“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In