Berat/E zvarritën qytetarin për 15 vite, Rama lajmëron shkarkimin e zyrtarëve

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se janë shkarkuar nga puna disa punonjës në zyrën e Hipotekës.

Ky lajm është bërë i ditur nga vetë kreu i qeverisë, i cili ka sjellë historinë e një qytetari nga Berati që prej më shumë se 15 vitesh është endur në rrugën e hipotekës. Ai është Jani Daja, një ish-ushtarak e më pas emigrant që pasi mblodhi një shumë të caktuar parash, zgjodhi të rikthehej në vendin e tij, Berat. Ndonëse kishte marrë truallin me dokumentet e duhura, punonjësit e hipotekës e kanë zvarritur prej vitesh për të marrë legalizimin.

“MIRËMËNGJES dhe me rastin e Jani Dajës, i cili duke u drejtuar në Platformën e Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, pas më shumë se 15 vite zvarritjesh mori më në fund hipotekën e shtëpisë dhe u bë shkas që kush e pengonte të largohej nga zyra e shtetit, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com