Berat/ Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Lame shpërndan 140 leje legalizimi dhe 260 certifikata pronësie

Drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, i shoqëruar nga Ministri i Turizmin dhe Mjedisit Blendi Klosi ka shpërndarë në qytetin e Urës-Vajgurore dhe zonat kadastrale të kësaj bashkie certifikatat e pronësisë dhe lejet e legalizimeve. Lame ka shpërndarë në të gjithë territorin e bashkisë Dimal 140 Leje Legalizimi dhe 260 certifikata pronësie toke të përfituara nga Ligji 7501.

Drejtori i ASHK-së, Artan Lame ka theksuar në fjalën e tij se është mbyllur tashmë procesi i legalizimeve në qytetin Urë-Vajgurore dhe fshatrat Pashalli, Guri i Bardhë, Cukalat, Samaticë, Pobrat etj, pjesë e zonave kadastrale të kësaj bashkie. Lame ka deklaruar se pas përfundimit të këtij procesi të rëndësishëm do të fillojë procesi i verifikimit të tokës bujqësore. “Kadastrat do të fillojnë një proces të rëndësishëm atë të regjistrimit të tokës bujqësore në çdo fshat dhe kjo është edhe sfida më e madhe e Kadastrës. Njerëzit kanë nga 30 vjet që presin certifikimin e tokës një proces që filloi me ligjin 7501 dhe do të përmbyllet sot”,- ka thënë Lame.

Edhe Klosi, ka uruar të përfituesit e certifikatave të pronësisë që i hapin rrugën investimit në turizëm. Kryebashkiakja e bashkisë Dimal, Juljana Memaj u ka kërkuar të gjithë banorëve të fillojnë aplikimet për certifikimin e tokës deri në përfundimin e afateve të përcaktuara. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com