Berat/Aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit vendos në pranga pronarin

Policia Berat

Policia e Beratit ka arrestuar pronarin e një lokali, pasi vijonte të ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Në pranga ka rënë 62-vjeçari E. T., pasi në lokalin e tij janë gjetur dy shtetas duke luajtur zare me shuma lekësh.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Berat, në zbatim të planit të masave për evidentimin e ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Konstatohet një subjekt që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.
Arrestohet në flagrancë pronari i subjektit, shtetasi E.T., 62 vjeç, banues në Berat, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Ushtrim pa liçensë i veprimtarive të pa lejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara”.
Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “28 Nëntori”,Berat, në subjektin e tij “Bar-Bilardo”, u gjetën dy shtetas duke luajtur zare me shuma lekësh, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, një tavolinë për lojra zare, dy zare dhe një shumë lekësh.
Kontrollet do të vijojnë në gjithë qarkun e Beratit, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar aktivitetin e kundërligjshëm të lojrave të fatit
Drejtoria Vendore e Policisë Berat fton qytetarët të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ”Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të kundërligjshme.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com