Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori 2 ish-regjistrues dhe 13 specialistë dhe ish-specialistë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pronave të Paluajtshme (ZVRPP) në Berat.
Në kallëzimin e KLSH bëhet me dije se të akuzuarit kanë kryer regjistrime të pasurive me sipërfaqe më tepër nga sa përcaktuar në Ligj, duke lëshuar certifikata mbi këto pasuri. Kanë lejuar tjetërsimin e këtyre pasurive në 20 raste dhe kanë regjistruar 43626 m2 sipërfaqe tokë arë, pa pasur aktin e marrjes së tokës në pronësi.
KLSH auditoi Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Berat, për periudhën 01.01.2013- 31.12.2015.
Në përfundim të auditimit u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, për të cilat janë rekomanduar masat përkatëse për përmirësimin e gjendjes dhe nxjerrjen e përgjegjësive, të miratuara me Vendimin e Kryetarit të KLSH-së me nr. 70, datë 29.06.2016, të cilat janë përcjellë në subjekt me shkresën nr. 189/7, datë 30.06.2016./shqip/a.k