Berat, 21-vjeçarja rrihet nga bashkëshorti, tenton të vrasë veten
Rrihet nga bashkëshorti, 21-vjeçarja qëllon veten me thikë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit Çela, në Berat. Burime nga policia bëjnë me dije se 35-vjeçari, Irakli Çela ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, për motive të dobëta.
E reja në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj. Ajo është vetëplagosur me thikën e kuzhinës në pjesën e barkut. E dëmtuara është dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq në banesë ka shkuar policia për të nisur hetimet. Irakli Çela është arrestuar për veprën penale të dhunës në familje dhe shkaktim i vetëvrasjes.
Redaksia Java News/ f.g









