• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqiri, kur po shkonte në ferr, mbante foton e Enverit

by Frrok Çupi
02/10/2020 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Ndoshta do të kishte hyrë në harresë tregimi tragjik me udhëheqësin komunist, nëse nuk do të na shfaqeshin hijet e tij në postkomunizëm. Po dëgjoj udhëheqësit e Demokratikes që po mallkojnë Lul Bashën pse ‘na degdisi’ përtej. Edhe Jozefinën, kryetare e Kuvendit, e kam dëgjuar kështu…

Beqiri (Balluku), anëtar i përjetshëm i Byrosë Politike, mik për kokë i diktatorit, tek e shtynë në makinën e zezë ‘Gaz 49’, për ta pushkatuar në humnerat e Dajtit, nxori nga gjoksi fotografinë e Enver Hoxhës dhe nisi ta puthë: ‘Ah sikur ta dinte ky burrë çfarë po bëni me mua! Ah sikur ta dinte ky!’. Një nga djemtë e Beqirit ka thënë se ‘këtë nuk e besoj’, por sigurisht e ka thënë se tani ky akt tingëllon ‘i turpshëm’. Mandej, ç’është e vërteta, Beqiri, mes atyre të Byrosë, ishte burrë nga ata që nuk i afrohej lehtësisht turpit.

Nuk ka ndodhur vetëm me Beqirin, ka ndodhur me të gjithë shokët e diktatorit që i dërgoi përtej kësaj bote; gjithë besimtarët në komunizëm kanë shkuar në ferr duke bërë ‘dua’ para figurës së të parit. Kudo, jo vetëm këtu. Në filmin ‘The Burnt Sun’ që ka për temë diktaturën sovjetike, personazhi kryesor, mik i afërt i Stalinit, teksa e dërgonin me ‘Gaz 49’ drejt vdekjes, kërkonte nëpër xhepa numrin e telefonit të mikut të tij, Stalinit.

Sinqerisht, me mundimin për të mos bërë paralele, por më duket se në shekull tjetër si ky, Jozefina shfaqet si heroi i filmit sovjetik. Edhe Azemi ashtu më është dukur dikur, edhe Genc Ruli – po kështu, Leka Meksi kështu, Gramozi – kështu… edhe të gjithë të dëbuarit nga Partia Demokratike. Bën pak përjashtim vetëm Ibseni i Kukësit, i cili ka nisur të thotë se politikat në PD i bën Berisha, jo Luli. A e dinë vallë ‘të pushkatuarit’ demokratikas se ai që puthin në foto, ai është i pari, jo Luli.

Si gjithçka tjetër, të mirë e të zezë në PD, edhe politikat e përjashtimeve dhe ‘djegieve’ si në ‘diellin rus’ i ka bërë vetë doktor Berisha.

Po këta pse akuzojnë Lulin, vallë?

1.

Nuk e besoj naivitetin ekstrem tek të gjithë; por mendoj se këtë e bëjnë për ‘strategji’. Ata e dinë se Luli nuk ka gjë në dorë në PD; ai kurrë nuk ka guxuar të deklarojë në publik: ‘Partia Demokratike tani e tutje jam unë!’. Të paktën aq sa bëri kandidati demokrat Biden në Amerikë që tha ‘Jam unë Partia Demokratike, jo Berns’.

A nuk e dinë këtë Jozefina e shokët?… Por strategjia është që ‘të ruajmë një derë hapur për nesër’, duke goditur atë që mund të goditet edhe prej të parit. Luli nesër mund të jetë në rrugë – si edhe këta. Edhe Beqiri, Kadriu, Abdyli, Koçi…, nga Byroja Politike, nuk besoj se nuk e dinin se ishte Enveri ai që po i pushkatonte. Por ata linin pas fëmijë e familje, dhe ‘fotografia’ ishte përkëdhelja e fundit ndaj autorit të vërtetë. Ndërsa liderët e sotëm ruajnë ‘një dritare për nesër’ që të kthehen në PD.

2.

Si të dëbuarit, ashtu edhe autorët e dëbimit në parti nuk dinë çfarë përfaqësojnë. Të dëbuarit, nëse do të përfaqësonin ide dhe popull, atëherë nuk do të vinin rrotull ‘shtëpisë së partisë’, as do ta çanin kokën për të gjetur një hyrje nga dritarja; në popull dhe në ide do të ishin mbështetur si politikanë të suksesshëm edhe pa PD-në.

Por qysh prej fillimit do të kishin qenë politikanë me ide dhe jo vetëm me interesa, e tani me nervozizëm. Pjesa më e madhe e politikanëve në PD, si parti e re e fillestare e pluralizmit, janë politikanë ‘marrës’ dhe jo ‘dhënës’. Ata morën poste, privilegje, ndoshta edhe pasuri të madhe, por nuk dhanë ndonjë gjë. Partia Demokratike deklaroi se ishte e djathtë, por, në fakt, gjithë shfaqja dhe akti i saj janë majtiste thuajse në ekstrem.

Qoftë edhe ky fakt, që i pari i PD-së përjashton sa herë do, figurat e partisë, dëshmon për një majtizëm të fillimit të shekullit të kaluar. Nëse do të kishte sado pak filozofi borgjeze në PD, askush nuk mund ta përjashtonte tjetrin. Aq më tepër që themeluesit e PD-së janë trajtuar si ‘sovjetë’ qysh prej fillimit, duke i përjashtuar, ose edhe duke rrezikuar më shumë. Në një koncept borgjez, themeluesit e partisë janë ‘aksionarë të përjetshëm’ të saj. Graviteti është konstrukt social i të djathtës, por as këta që përjashtohen, as ata që pushkatojnë politikisht nuk i afrohen idesë së djathtë.

3.

A mund t’u themi të dëbuarve përmes një gjuhe të thjeshtë se këta nuk kanë kuptuar asgjë nga procesi që po ndodh në ‘shtëpinë e partisë’ së tyre!? Këta mund të zemërohen me frazën që thashë. Por nuk e dinë pse kryhet procesi i dëbimit, proces që një ditë mund të kapë edhe vetë Lulin që këta e akuzojnë si autor. Mekanizmi është i thjeshtë: Partia Demokratike do të vazhdojë të mblidhet për ditë e më shumë ‘si një klan ose familje’.

Në këtë rast kanë të drejtë të gëzohen si Jozi, Ben Imami, Astrit Patozi, Leka Meksi, Genc Ruli… Pse? Sepse nuk qenkan zgjedhur si pjesëtarë të ‘fisit’. Partia Demokratike është duke u zvogëluar, njësoj si fisi zvogëlohet gjatë viteve. Trajta e saj tribale është një kusht mbijetese, aq më shumë që detyra e parë e PD-së është të mbrojë ‘veprën e keqe’ të liderëve, jo të hapet drejt të nesërmes…

Këta, megjithatë, me siguri po mendojnë se është më mirë ta mbajnë ‘fotografinë e Enverit’, sido që të vijë puna.

/Fjala.al

Next Post
PS pranon të ulë pragun në 1%: Kryetarët e partive pa aleatë mund të kandidojnë në 4 zona

PS pranon të ulë pragun në 1%: Kryetarët e partive pa aleatë mund të kandidojnë në 4 zona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me plisa dhe flamurin kuq e zi, nis protesta në Tiranë në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut

Me plisa dhe flamurin kuq e zi, nis protesta në Tiranë në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut

May 26, 2026
Balliu “shpërthen” ndaj Berishës: Sali, i vetmi i përdalë politik në PD e ka emrin Shkëlzen Berisha!

Balliu “shpërthen” ndaj Berishës: Sali, i vetmi i përdalë politik në PD e ka emrin Shkëlzen Berisha!

May 26, 2026
Tabaku i përgjigjet Ramës: Po përpiqesh të zëvendësosh problemet reale të medias me statistika propagande

Tabaku i përgjigjet Ramës: Po përpiqesh të zëvendësosh problemet reale të medias me statistika propagande

May 26, 2026
Ebola vazhdon të përhapet, autoritetet paralajmërojnë rrezik serioz nëse nuk ndërhyhet shpejt

Ebola vazhdon të përhapet, autoritetet paralajmërojnë rrezik serioz nëse nuk ndërhyhet shpejt

May 26, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

May 26, 2026
“Asnjë kontratë s’mund të fshihet në hije”, Diella prezanton në Çeki reformën për Inteligjencën Artificiale në Prokurimet Publike

“Asnjë kontratë s’mund të fshihet në hije”, Diella prezanton në Çeki reformën për Inteligjencën Artificiale në Prokurimet Publike

May 26, 2026
Ilir Meta: Për pazarxhiun, që nuk ka det që e lan dhe as Hagë që e amniston!

Ilir Meta: Për pazarxhiun, që nuk ka det që e lan dhe as Hagë që e amniston!

May 26, 2026
Kokalari paralajmëron tjetër denoncim në SPAK për familjen “Berisha”: Nuk do t’jua fal nëse nuk sqaroheni kujt po i thotë Saliu i “përdalë politik”!

Kokalari paralajmëron tjetër denoncim në SPAK për familjen “Berisha”: Nuk do t’jua fal nëse nuk sqaroheni kujt po i thotë Saliu i “përdalë politik”!

May 26, 2026
30 vite nga zgjedhjet e përgjakshme të 26 Majit 1996, Braçe: Udhëheqësit socialistë harrojnë, socialistët jo!

30 vite nga zgjedhjet e përgjakshme të 26 Majit 1996, Braçe: Udhëheqësit socialistë harrojnë, socialistët jo!

May 26, 2026
“Je i paaftë për të drejtuar opozitën shqiptare”, ish-aleati sulmon Berishën

“Je i paaftë për të drejtuar opozitën shqiptare”, ish-aleati sulmon Berishën

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In