• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqiri dhe Koçi paralajmërojnë fund të hidhur për Metën: Me Berishën janë përfshirë në afera dhe krime

by Java News
25/08/2022 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Idajet Beqiri dhe deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi kanë hedhur akuza të forta ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Fillimisht ka qenë avokat Beqiri, i cili dje gjatënjë prononcim për gazetën “SOT”, i pyetur lidhur me lëvizjet e fundit nga SPAK ndaj Metës që ka nisur një hetim, u shpreh se  Meta do të jap shpjegim për të gjitha krimet që ka kryer.

Ai deklaroi se të gjitha pasuritë që ai ka nuk bëhen me njëpagë shteti.“Si ky dhe Berisha dhe familjet e tyre u rikriminuan me krime nga më të rëndat që kishin lidhje me korrupsionin dhe duke vrarë njerëz, sepse korrupsioni nuk bëhej pa u lidhur fortë pas pushtetit dhe që ta mbanin fortë pushtetin ata kanë bërë edhe vrasje, madje kanë bërë edhe  vrasje të rënda.  Ilir Metës do ti kërkohet që vodhi arin e Shqipërisë në Kërrabë, do ti kërkohet edhe korrupsioni që ka bërëprej miliona euro që ja dha Dritan Prifti, ku ajo video qarkulloi  në të gjithë  Shqipërinë por edhe më gjerë, ka bërë krime të tjera pastaj deri edhe vrasje, do të hetohet mirë vrasja e atij  deputetit  në Lezhë që vetëm se i tha një fjalë fyese Monika Kryemadhit, e dhe mjaft krime të tjera, sikurse janë gjithë ato saraje që ka në Gjirin e Lalëzit, të cilat nuk mund të bëhen me një pagë shteti qoftë edhe ne pagën e një kryeministri”, u shpreh ai.

Ish-presidenti në burg

Ndër të tjera, avokati u shpreh se e vetmja armë e tija është të flas fjalë nga më të ndryshme për personalitete të vendit dhe jo vetëm. Beqiri deklaroi se Metën shumë shpejt do ta shohim pas hekurave.

“E vetmja armë që atij i ka ngelur është të ulëras dhe të bëhet si i çmendur duke hedhur lloj- lloj fjalësh si thotë ai ndaj personaliteteve të vendit por edhe ndaj politikës ndërkombëtare, rrugën e vetme ai ka zgjedhur presionin, ndaj SPAK ndaj kryeministrit, presion ndaj atyre që evidentojnë krimet e tija. Por, kuptohet janë gërhamat e fundit të tij dhe atë ne shumë shpejt do ta shohim pas hekurave, sepse si LSI si kjo Partia e Lirisë, por që vetëm liri s’ka aty i ka krijuar thjesht dhe vetëm si shpk prej të cilave do që të bëjë korrupsion dhe do që të mbrojë veten e vet nga krimet e shumta që ka bërë”, deklaroi ai.

Koçi: Meta dhe Berisha

Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin Ilir Meta se i kanë duart e lyera me gjak.“Po flasim për të njëjtën dosje prej fillimit të intervistës. Berisha dhe Metaj mbajnë peng njeri tjetrin. 21 Janari i bashkon më fort se çdo gjë tjetër. 4 viktimat e vrarë në bulevard janë kurbani i dashurisë së çiftit Berisha Metaj. Më pas vijnë dhjetëra afera dhe pelivanllëqe politike që qelbin dynjanë. Shkarkimi i Ben Rakipit është njeri prej tyre. Apo takimi i Dhjetorit ’98”, deklaroi deputeti Koçi për gazetën “SOT”.

Beqiri: Meta ndodhet në një situatë të vështirë

Ndërkohë avokati Idajet Beqiri, deklaroi se Meta ndodhet në një situatë të vështirë, ndërsa tha se ai u fut në politik si një njeri që donte që ti shërbente ende atij regjimi qëu përmbys, Sigurimit të Shtetit.

Sipas tij, ai i ka kapur që të gjitha llojet e pushteteve më të larta me “meritën” e vetme që ishte bashkëpunëtor i sigurimit dhe ishte një njeri i Berishës.

“Ai ndodhet në një situatë të vështirë dhe në këtë situatë të vështirë nuk është se e ka se janë kanë imponuar këto vështirësi, por sepse janë ka bërë vetes, pasi kështu u fut në politik, u fut në rrugë të pandershme, u fut në politik si një njeri që donte që ti shërbente ende atij regjimi që  u përmbys Sigurimit të Shtetit dhe duke u futur si i tillë e kanë hedhur vallen këto 31 vite si kanë dashur  ato që e prunë në politik dhe ja bashkëngjitën Berishës dhe që ja dhanë edhe dosjen e tij Berishës dhe që dosjen e tij Berisha ja ka tundur në fytyrë plot 32 vite. Ky njeri megjithëse i kapi që të gjitha llojet e pushteteve më të larta duke filluar nga deputet, ministër, kryeministër, zv/kryeministër, kryetar Kuvendi, president, me “meritën” e  vetme që ishte bashkëpunëtor i sigurimit dhe ishte një njeri i Berishës sepse meritë tjetër nuk ka pasur”, nënvizoi Beqiri për gazetën “SOT”.

g.kosovari
Next Post
Transporti publik/ “Edhe për tre muajt e ardhshëm…”, qeveria jep njoftimin për çmimin e biletës

Transporti publik/ "Edhe për tre muajt e ardhshëm...", qeveria jep njoftimin për çmimin e biletës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sindikata e Pedagogëve njofton bojkot të mësimit: Mblidhemi sërish nesër në orën 10:00

Sindikata e Pedagogëve njofton bojkot të mësimit: Mblidhemi sërish nesër në orën 10:00

October 20, 2026
Nafta arrin nivelin rekord në pesë muajt e fundit

Nafta arrin nivelin rekord në pesë muajt e fundit

October 20, 2026
Gurë drejt Ministrisë së Arsimit, ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve

Gurë drejt Ministrisë së Arsimit, ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve

October 20, 2026

“Dorëheqja e Ramës dhe dhuna në protestë”, PD kërkon seancë urgjente në Kuvend

October 20, 2026
Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

October 20, 2026
Shtatë ditë protestë, Policia: 51 prej të arrestuarve me precedentë për vrasje, pengmarrje, prostitucion, narkotikë, armë…

Shtatë ditë protestë, Policia: 51 prej të arrestuarve me precedentë për vrasje, pengmarrje, prostitucion, narkotikë, armë…

October 20, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Sherr me grushte dhe thikë në Gjirokastër, plagoset 43-vjeçari, arrestohet 20-vjeçari

October 20, 2026
Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani

Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani

October 20, 2026
Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në Portugali. Forcat e Rendit heqin tendat, 55 të arrestuar

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në Portugali. Forcat e Rendit heqin tendat, 55 të arrestuar

October 20, 2026
VIDEO / Protestuesit sulmojnë fizikisht një kameraman, kolegët i dalin në mbrojtje

VIDEO / Protestuesit sulmojnë fizikisht një kameraman, kolegët i dalin në mbrojtje

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com