• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: UFSH, partner në rrugën e vështirë të reformës së shërbimit farmaceutik

by Java News
27/10/2016 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka përshëndetur farmacistët e Shqipërisë në në ceremoninë e 10-vjetorit të Urdhrit të Farmacistëve.
Fjala e ministrit:
Sigurisht që detyra që kryej, pashmangshmërisht, e bën punën tuaj shumë të rëndësishme. Këtu u tha që janë rreth tre mijë profesionistë, 2900 plus me provimin e ri të shtetit tani në dhjetor, do të arijmë tek tre mijëshi, besoj, dhe nga ana tjetër, shpenzimet e barnave zënë 28% të shpenzimeve që ne shqiptarët bëjmë për shëndetin.

Pra, vetëvetiu, mjaftojnë këto dy numra për të kuptuar rëndësinë e profesonit tuaj, e punës tuaj. Për të mos thënë pastaj që vetë barnat i shërbehen çdo vit, le të themi, gjysëm milionë pacientëve në Shqipëri. Presidentja (zj. Diana Toma, Presidente e UFSH) e paraqiti pothuajse në mënyrë shterruese, qoftë atë çfarë ka ndodhur në 10 vjet, por praktikisht, në 13 vjet, që nga gjeneza e krijimit të idesë, dhe pastaj materializimit, por dhe problematikat e ndeshura në vite.

Unë besoj se midis të tjerash ne jemi përpjekur që ta lehtësojmë punën tuaj me qëllim që të ketë më shumë kohë për ti shërbyer pacientëve dhe padyshim për ti shërbyer edhe me cilësi. Nga ana tjetër, unë u kam kërkuar me insistim, qoftë trupave rregulluese, qoftë trupave inspektuese, që lidhen me profesionin tuaj, por edhe me punën tuaj, por edhe me jetën tuaj, – sepse një pjesë e shumicës tuaj profesionin e kanë dhe aktivitet ekonomik me të cilin jetojnë, mbajnë familjet, – që të paktën mjedisi tregëtar dhe profesional ku ju ushtroni aktivitetin, të jetë sa më transparent edhe sa më konkurues.

Sigurisht, këtu u fol për Urdhrin, Shoqatën, Sindikatën, dhe në një farë mënyre, në prezantimin që bëri Presidentja, shumë nga figurat që kanë kryer në kohë të ndryshme detyra shtetërore dhe kanë marrë pjesë tek ju, i kanë patur detyra të përkohshme, ndërsa këtu, ju praktikisht keni shtëpinë tuaj të përjetshme. D.m.th., njerëz që kanë qenë edhe në Ministri, edhe në Fond, mbasi kryejnë një detyrë administrative për disa vite rikthehen, dhe kjo, në fakt, ndihmon.

Ndihmon sepse, sidomos këta persona kanë mundësi që ta shohin nga këndvështrime të ndryshme, të jenë një moment edhe në kostumin e zyrtarit, të administratorit, pastaj edhe të profesionistit. Në mënyrë që qëllimin e përbashkët, por këndëvështrimet e ndryshme, në kohë të ndryshme, ti shohim me pozivitet dhe të përpiqemi të jemi komplementar.

Sigurisht, ju keni një rol shumë të rëndësishëm edhe në edukimin në vazhdim. Ndoshta, unë do të dua ta korrigjoj pak Dianën (zj. Diana Toma, Presidente e UFSH-së) kur tha që Urdhri ka ofruar ½ e krediteve falas, – ka mundësuar, se ta ofrosh duket sikur e ke vënë në program ti. D.m.th., keni mundësuar që të bëhen aktivitete, dhe kush ka dashur nuk ka shpenzuar për këto aktivitete; pastaj, a i marrin, apo jo, kreditet, e themi në fund të aktivitetit. Dhe pastaj, kjo është shumë e rëndësishme.

Dy opinione të mijat për dy shqetësime që ngriti Diana: Mosprezencën më (të përfaqësuesit të UFSH-së) në KA-në e Fondit (Këshillin Administrativ të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor) dhe në Komisionin e Çmimit të Barnave.

Së pari, rishikimi i përbërjes së KA-së së Fondit erdhi si një detyrim ligjor për të rregulluar tëgjithë trupat e Këshillave në Shqipëri. Pra, një ligj ndoshta i 2011-ës, vendosi që trupat duhet të ishin jo më shumë se 7. Por nga ana tjetër, vetë ajo që sapo thatë kur prezantuat këtë shqetësim, në gjykimin tim, ka një lloj kontradikte: Ju nuk mund të jeni aty ku vendoset formati i aktit, dhe pastaj të jeni palë kur kontraktoni. I bie që të kesh marrë vetë vendim se si e do kontratën me veten. Ndërsa, në Komisionin e Çmimit të Barnave, unë gjykoj se të paktën tek çmimi i barnave, ne vendosim me çfarë çmimi do të vijë bari në kufi apo do të dalë nga fabrika. Ju e prekët shumë bukur Nenin 1, po sigurisht që ju të ushtroni profesionin duhet të keni një minimum ekonomik, këtu fillojnë marzhet mendoj unë, por se si është çmimi në kufi apo në fabrikë nuk lidhet shumë me atë punë që bëni ju. Këto janë opinionet e mia për dy shqetësimet që ngritët dhe ky është këndvështrimi i Ministrisë.

Nuk dua të zgjatem më shumë. Unë besoj se ju e keni ndjerë dhe vetë se si ka evoluar edhe vetë puna që ju bëni. Unë i përkas atij brezi që, ne kemi dhe eksperienca jetësore. Unë mund të them, dy eksperiencat më të fundit i kam para rreth 20 vjetësh. Me time më, ajo ka qenë dikur ndihmës-farmaciste, merrnim ca kapsula bosh dhe i mbushnim në mënyrë të barabartë, në mos gaboj me Litium që duhet ta merrte im atë po në atë kohë s’ishte me paketim. Sot kjo gjë është praktikisht është një gjë e kaluar. Apo xhaxhai im kur la farmacinë mbas 40 vjetësh diku nga ’95-a filloi të merrej me ca kremra që prapë edhe ato sot, jo se nuk duhen, se nuk bëhen, po ka evoluar shumë. Dhe praktikisht, teknologjitë e reja na mundësojnë që të lehtësojmë disa gjëra.

Unë besoj shumë tek zbatimi i Recetës Elektronike. Besoj shumë sepse në radhë të parë, besoj se nëpërmjet saj do të ulim shumë ngarkesën të padrejtë që shpesh herë detyrohemi t’u bëjmë juve për një recetë të iniciuar në mënyrë jo shumë të saktë, dhe për të mos ju vënë ju përballë pacientit, i cili thotë – “mua ma ka thënë doktori, kush je ti që…?” – dhe nga kjo anë, kërkoj nga ju, minimalisht, edhe një gjë. Në mënyrë anominale, – mua nuk më duhen emrat, – brenda Urdhrit, duhet të nxisni një sistem edhe informimi që kur konstatoni receta jo me shumë vend, me kontradikta mjekësore, të mund ti raportoni. Edhe një herë, nuk më intereson emri! Na intereson që në qoftë se mbledhim në një kohë të caktuar raste të tilla, në diagnoza të caktuara apo në terapi të caktuara, të mund ti përgjithësojmë me qëllim lehtësimin dhe përmirësimin e shërbimit të mëtejshëm, edhe pse besoj se, receta elektronike mund ta mundësojë, po do të duam pak vite ta konsolidojmë, që një përshkrim me kontradita të mund të dedektohet pa arritur akoma tek farmacia.

Next Post
(FOTO) Modelja tregon preferencat seksuale të Trump: “Dua të të shoh në gjunjë”

(FOTO) Modelja tregon preferencat seksuale të Trump: “Dua të të shoh në gjunjë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

April 26, 2026
Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

April 26, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

“110 milionë euro më shumë se parashikimi”, Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet

April 26, 2026
Lufta diplomatike Moskë-Sofje/ Rusia dëbon diplomatin bullgar

Rusia konfirmon vizitën e ministrit të Jashtëm iranian në Moskë

April 26, 2026
“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

April 26, 2026
Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

April 26, 2026
Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

April 26, 2026
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

April 26, 2026
Pushteti nuk është paçavure

Berisha: Rama na i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë

April 26, 2026
Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In