• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj takon homologun Akdağ: Reforma në shëndetësi nën asistencën dhe eksperiencën e Turqisë

by Java News
27/10/2016 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shëndetësisë,  Ilir Beqaj, ka mikpritur sot në një takim zyrtar homologun e tij turk Prof. Dr. Recep Akdağ dhe delegacionin e nivelit të lartë që e shoqëron kreun e  Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë në kuadër të vizitës disaditore të punës në vendin tonë.

Ekspertë të shëndetësisë turke do të bëjnë një vlerësim, por edhe do të japin këshillat e tyre, për sistemin shëndetësor në vendin tonë. Kjo ka qenë kërkesa e bërë nga kreu i shëndetësisë shqiptare, Beqaj, ndaj homologut të tij turk Prof. Akdağ, në takimin e parë në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri.

Pas takimit mes delegacioneve, Beqaj dhe Akdağ kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media, ku Ministri Beqaj ka folur edhe për eksperiencat edhe trajnimet që ekipet mjekësore shqiptare do të mund të realizojnë në spitalet turke.

“Kërkuam të forcojmë dhe të zgjerojmë bashkëpunimin në fushën e barnave, të farmaceutikës, mbështetje për reformën që po bëjmë në Urgjencën Mjekësore, si dhe në përmirësimin e kapaciteteve tona profesionale, njerëzore në shëndetësi, qoftë me specializime disa-mujore apo vjetore të mjekëve tanë në Turqi, apo qoftë me prezencën disa-mujore të specialistëve mjekë turq, në shërbimet tona spitalore”, ka pohuar Beqaj, ndërsa nuk ka harruar të falënderojë qeverinë dhe shtetin turk për ndihmën që jep çdo vit për kurimin dhe trajtimin e 100 pacientëve shqiptarë.

“Dy vendet tona kanë një marrëveshje prej disa vitesh bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë. Prej kësaj marrëveshjeje, çdo vit janë rreth 100 qytetarë shqiptarë si pacientë që përfitojnë trajtim shëndetësor falas në spitalet e Turqisë. Faleminderit Profesor! Faleminderit qeverisë turke dhe shtetit turk! Unë besoj se në gjithë këto vite shumë bashkëqytetarë tanë, shqiptarë, kanë përfituar edhe në mënyrë personale drejtëpërdrejtë nga sistemi shëndetësor turk. Nga shërbimet e kualifikuara që ofrohen atje,” nënvizoi Ministri Beqaj.

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë ka folur për eksperiencën e vendit të tij në realizimin e reformës në shëndetësi, ku në qendër të kësaj reforme ka qenë njeriu, ndërkohë që duhet mbështetja e qeverisë, mbështetja financiare, por edhe ajo e qytetarëve. “Ne krijuam një sistem shëndetësor të fokusuar tek njeriu, tek qytetari. Unë jam i bindur që edhe Shqipëria do ta realizojë një sistem të tillë shëndetësor të fokusuar te njeriu, te qytetari. Unë mendoj që po të ketë, – edhe shtypi të jap mbështetjen e tij,- qytetarët shqiptarë do ta vlerësojnë më mirë, do ti plotësojnë më mirë nevojat e tyre shëndetësore”, u shpreh Prof. Dr. Akdağ.

“Çfarë do të bëjmë në të ardhmen?” – u shpreh më tej ai, duke theksuar se, “në bashkë me zotin ministër dhe të dy ekipet e vendeve tona do të jemi në një bashkëpunim tepër të ngushtë. Sigurisht, ekipi ynë gjatë kësaj jave, bëri një farë pune por sigurisht unë jam i gatshëm, dhe qeveria është e gatshme, që një ekip turk të qëndrojë në një kohë, akoma më të gjatë Shqipëri dhe të ofrojë përvojën e tij”.

Nga ana tjetër, kreu i delegacionit turk ka nënvizuar se në reformën e ndërmarrë në shëndetësi duhet të ketë mbështetje nga qeveria, mbështetje e cila deri më tani është ofruar maksimalisht. “Unë jam në dijeni që qeveria shqiptare dhe kryeministri shqiptar po bëjnë përpjekjet më të mëdha për përmirësimin e nivelit të shëndetësisë shqiptare. Unë mendoj që edhe Ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë duhet të jetë i kënaqur nga kjo gjë, sepse ne si ministra shëndetësie, në qoftë se nuk do të kemi mbështetje të qeverive përkatëse, kurrë nuk do të jemi të suksesshëm,” theksoi kreu i shëndetësisë së Turqisë.

Delegacioni turk do të vazhdojë të qëndrojë përgjatë javës në vendin tonë për të parë nga afër funksionimin e sistemit shëndetësor në vendin tonë.

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Qarqet e veriut në reçesion, Tirana dhe Elbasani 45 % të GDP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

“Në dashuri do të keni dyshime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

March 7, 2026
Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

March 7, 2026
7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In