• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: Shtohen ambulancat në Gjirokastër, edhe në doganë

by Java News
23/10/2016 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka prezantuar projektin e ri të riorganizimit të Shërbimit të Urgjencës në ketë Qarkun e Gjirokastrës.

“Me investimet që janë realizuar dhe ato që do të vijojnë do të bëhet e mundur rritja e numrit të automjeteve, të cilat do të jenë në funksion të banorëve të zonave të ndryshme, duke filluar nga orët e para të mëngjesit e deri në mbrëmje.

Po kështu, prani të autoambulancave dhe ekipeve të mjekëve do të ketë edhe në zonat e populluara apo në qendrat e punës, zonat ku qytetarët kanë banimin e përhershëm apo punën e përditshme, apo siç njihet në gjuhën teknike, “permanent settlement area”.

Sepse aty ku jetojnë njerëzit, pritet të merren edhe thirrjet për urgjencë, dhe po aty, duhet ti përgjigjemi me shërbim’ tha ai.

“Me të njëjtën flotë ne propozojmë këtë skemë të re”, u shpreh Ministri Beqaj, duke shtuar se, “do të vendosim në Memaliaj, në Poliçan, do të vendosim në Dropull, dhe praktikisht, me hartën e re që propozohet për vendndodhjen e autoambulancave, të paktën nga ora 7 e mëngjesit e deri në 10 të darkës, në mënyrë që të ketë një mbulim edhe më të mirë për t’iu përgjigjur thirrjeve.

Ndërkohë që këtij shërbimi i shtohen 13 infermierë, 8 shoferë dhe 1 koordinator në Qarkun e Gjirokastrës”, ka pohuar ministri i shëndetësisë.

Me sistemin e ri, nga 1 autoambulancë funksionale për 38 mijë banorë, arrijmë te 1 për 22 mijë, duke siguruar mbulim më të plotë dhe cilësor në këtë qark.

Por ndërkohë për zonën e Gjirokastrës gjatë periudhave kur pika doganore e Kakavijës ka mbingarkesë qarkullimi emigrantësh, është parashikuar të ketë një autoambulancë në dispozicion të rasteve të ndryshme të urgjencës.

“Vendndodhja e autoambulancave do të afrohet me një pikë ku ne kemi sot një qendër shëndetësore.
Sepse s’mund të lemë personelin në autoambulancë 14 orë vetëm në makinë. Dhe padyshim, në momente piku do të kemi dhe qasje tjetër. Kur kemi radhë të mëdhaja këtu në kufi, në 3-4 momente të vitit, sigurisht do të rrimë atje,” nënvizoi ministri.

Sipas kreut të shëndetësisë, shpërndarja e autoambulancave në disa pika do të bëjë të mundur jo vetëm ofrimin e shërbimit në një kohë më të shpejtë, por edhe shkurtimin e kohës së mbërrijes në spital.

Duke iu referuar edhe një sërë rasteve, ministri Beqaj u ka bërë apel qytetarëve të kërkojnë shërbimin e urgjencës, pasi në shumë raste transporti me automjete personale është problematik, duke shkaktuar dëmtime serioze tek pacientët.

Por, kreu i shëndetësisë nuk harroi të përmendë edhe një herë se i gjithë stafi që do të jetë në shërbimin e urgjencës do të jetë në funksion të shërbimit.

“Nga 1 janari, minimalist shoferi do bëjë edhe barrelistin. Kush do punojë aty, madje dhe më shumë, shoferi do të dijë të ndihmojë edhe infermierin me çantën e tij. Ti vejë dhe një maskë, në qoftë se do dojë të bëjë këtë punë,” pohoi Beqaj.

Riorganizimi i Shërbimit të Urgjencës ka filluar në disa qarqe të vendit, duke ofruar kështu një shërbim më të shpejtë per pacentët.
Shqiptarja/d.i.

Next Post
67-vjeçari grabitet nga…kompania ku është aksioner, nisin hetimet

Burri nuk i kushtonte vëmendje, 29-vjeçarja inskenon grabitjen duke u lidhur në karrige

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbi tre javë protesta, Rama: Në fund do të ketë dy fitimtarë; PS-ja më e fortë dhe Qeveria e përmirësuar shumë ndjeshëm

June 22, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

June 22, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In