• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: Shqipëria, pikë referimi për neuroshkencat në rajon  

by A R
03/12/2016 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte i pranishëm në Kongresin e parë Shqiptar të Neuroshkencave ku deklaroi se Shqipëria është pikë referimi për neuroshkencat në rajon.

Midis të tjerash në fjalën e tij ministri deklaroi se për vitin 2017 do financohet hapja e 7 qendrave të rehabilitimit, si pjesë e rrjetit kombëtar.

Beqaj theksoi gjatë fjalës së tij se në Shqipëri shkenca po avancon, por edne jo ndërgjegjësimi.

“Ajo që ndoshta nuk është ende luftuar siç duhet është në shoqëri. Domethënë, nëse pjesa mjekësore në vlerësimin tim personal ka avancuar, pesha e ndërgjegjësimit të shoqërisë është ende në nivele të ulëta”, tha ai.

 Deklarata e Beqajt:

Së pari, faleminderit për ftesën!

Sigurisht, më e rëndësishme, përgëzime për organizimin e Kongresit!

Sigurisht që falënderimet që ju realizoni herë pas here aktivitete të tilla me karakter të theksuar shkencor, prezenca e autoriteteve politike është më pak e rëndësishme. Unë pranova me kënaqësi ftesën në emër të organizatorëve për të përcjellë disa mesazhe të rëndësishme.

Sigurisht që qoftë puna në këto tre vjet e disa muaj në detyrën e ministrit, qoftë edhe një eksperiencë më e gjatë prej 12 vjetësh në sigurimet shoqërore, më kanë bërë të kuptoj që ky grup sëmundjesh ka barrë jo të vogël për sistem shëndetësor, por ka një barrë jo të vogël, madje më të madhe edhe për vetë shoqërinë. Pra, ka dhe barrë të madhe sociale. Kështu që, praktikisht, edhe ne nga pikëpamja e sëmundshmërisë jemi bashkuar tashmë me klubin apo grupin e vendeve të zhvilluara. Këto sëmundje zënë vendin e tretë për shkaqet e vdekjeve dhe vendin e parë në invaliditet. Por edhe në invaliditete relativisht të kushtueshme.

Edhe pse duhet të pranojmë që shkenca ka përparuar dhe niveli i diagnostikimit, i trajtimit të sëmundjeve nervore është rritur ndjeshëm në botë, por edhe në Shqipëri. Ajo që ndoshta nuk është ende luftuar siç duhet është në shoqëri. Domethënë, nëse pjesa mjekësore në vlerësimin tim personal ka avancuar, pesha e ndërgjegjësimit të shoqërisë është ende në nivele të ulëta.

Sepse, të paktën unë besoj që, dhe mund të ndaj një eksperiencë familjare, të përjetuar në familjen time me këtë grup sëmundjesh nga ‘75-a deri në 2011-ën. Domethënë, po them nga 7 vjeç në 45-vjeç. Ende i japim shumë barrë familjes, ndërkohë që duhet të pranojmë që familjet tona nuk kanë më atë strukturë që kanë patur para 30 apo 40 vjetësh.

Nga ana tjetër ky aktivitet i sotëm, dhe i djeshmi në fakt, ka atë rëndësinë e vetë për të krijuar një sinergji që ne këtu të bëhemi një lloj pikë referimi për neuroshkencat në rajon, si dhe për të krijuar një sinergji bashkëpunimi shumë më të afërt për gjithë shqiptarët. Kështu që edhe për këtë aspekt, ky aktivitet meriton një përshëndetje të veçantë.

Ka edhe një element të ri që, të paktën mesa kam parë këto 3 vjet e pak muaj, për mua është hera e parë që ndeshem, mënyra e përfshirjes së personelit infermieror në këtë aktivitet. Në këtë aktivitet, infermierët vijnë me kontributin e tyre dhe po themi edhe lektorët i kanë zgjedhur nga grupi i dytë. Tradicionalisht, kemi patur infermierët përgjithësisht në këto aktivitetenë plate, në pozicionin e nxënësit dhe në panel nuk kanë qenë prezent. Edhe për këtë, unë besoj se duhet përshëndetur, dhe jo vetëm kaq, por duhen inkurajuar nisma dhe përpjekje të tilla.

Në këto tre vjet e pak muaj që unë drejtoj Ministrinë e Shëndetësisë, në fakt, edhe ne kemi bërë disa hapa përpara, që padyshim merita nuk është vetëm e drejtimit, sepse këtu bëhet fjalë për tulla të vendosura në vite, në dekada, të cilët, sigurisht vit pas viti kanë rritur qoftë nivelin shkencor, por qoftë edhe mbështetjen ndaj të sëmurëve.

Dhe janë 2-3 arritje, të cilat në fakt materializojnë atë trekëndëshin shumë të rëndësishëm që sot promovohet dhe nga OBSH-ja, që në thelb kanë Universalitetin. Është Mbulimi Universal, pra e drejta që kushdo duhet të ketë për të përfituar në rast sëmundjeje, duke i’a ulur barrën financiare atij dhe familjes së tij, por që e cila bëhet e prekshme në qoftë se ka edhe dy elementë, Akses Universal edhe Cilësi Universale.

Ne kemi krijuar shërbimin Neurovaskular dhe po punojmë që të miratojmë funksionimin e zinxhirit teknik të diagnostikimit që në orët e para të aksidentit vaskular celebral dhe të sigurimit të mjekimit falas, pra pa pagesë për pacientët, me një barrë për buxhetet tona të barit të kushtueshëm “Alteplase” i cili, ju e dini më mirë se unë po e lexoj siç ma keni çuar ju, mundëson shkrirjen e trombit duke minimizuar defiçitin neurologjik. Pra, duke minimizuar invaliditetin.

Ndërkohë edhe në listën e rimbursimit kemi shtuar barnat që i ofrojmë falas për pacientët për fazat e avancuar të Parkisonit, kështu që janë rreth 2200 pacientë që përfitojnë nga këto barna të përfshira rishtazi në këto tre vjet në listën e rimbursimit.

Këto ditë ne jemi në momentet përmbyllëse të miratimit të buxhetit dhe vitin tjetër kemi vendosur, kemi parashikuar, dhe besoj do të miratohet, fonde të mjaftueshme që rimbursimin ta shtrimë tek të gjithë shqiptarët.

Në qoftë se deri më sot janë 2.3 milionë shqiptarë që mund të përfitojnë nga barnat e rimbursueshme, duhet të arrijmë tek të gjithë shqiptarët. Sepse, deri më sot 20% e popullsisë, dhe përgjithësisht, popullsi në moshë pune dhe përgjithësisht popullsi e rrezikuar, edhe nga statistikat, nga aksidentet pasojat cerebrale, për arsye sociale dhe ekonomike nuk ishin siguruar dhe nuk përfitonin përveçse në momentin e urgjencës.

Ka të paktën rreth 2 vjet e gjysëm që në shërbimin e Neurologjisë kemi radioterapi moderne dhe atje me aksileratorin linear në 2 vjet e gjysëm janë trajtuar rreth 150 pacientë me radioterapi dhe është përdorur radiokirurgjia në rreth 50 pacientë.

Me përpjekje, ndoshta jemi pak të vonuar, megjithatë, besoj se më në fund po ja dalim që të çelim njësinë e “Stroke Unit”, që të ofrojmë urgjencën 24/7, por besoj se edhe gjetjet në më shumë se një vit e gjysëm të kontrollit bazë shëndetësor, janë të tilla që na bëjnë të mundur të vlerësojmë që ky program është i vlefshëm, arrin të vlerësojë në shkallë të hershme riskun edhe për këto lloj sëmundjesh, dhe padyshim përfshirja gjithmonë e më tepër e mjekut të familjes në këtë program na mundëson që të krijojmë një sistem që, nga mjeku i familjes e deri tek maja e shërbimit shekncor universitar, të mund të ndihmojmë ata të sëmurë që ndeshen me këto lloj sëmundjesh.

Në këto tre vjet e 2-3 muaj ka një komponent të trajtimit të këtyre sëmundjeve, që praktikisht s’kemi bërë asgjë, është kolona e rehabilitimit. Është një (kolonë) vertikale, të cilët jemi ende shumë defiçitarë, uën e preka pak më parë, ja lemë barrë sëmundjeve dhe përgjithësisht qasja jonë në rehabilitim është ose shumë minimalistike. Pra, momentin që vlerësojmë që i sëmuri mund të kryejë nevojat minimale personale dhe aty mendojmë se ose ka aspekin tjetër ku lidhet me momente që bëhet fjalë për një sportist që pas 3 ditësh duhet të dalë në fushë. Pra, kemi o minimumin, o ekstremin tjetër, pjesën e mesme e kemi pothuajse bosh.

Besoj se vitin e ardhshëm, si pjesë e një programi shumë të madh investimesh publike të financuara këto ditë edhe nga qeveria për të patur investime serioze në infrastrukturë rrugore dhe sociale, do të fillojmë punën për ngritjen e një rrjeti kombëtar, në vlerësimin tonë paraprak me rreth 7 qendra rehabilitimi në spitalet tona, në mënyrë që edhe në rehabilitim të mund të përmirësojmë atë që ofrojmë bashkëqytetarëve tanë.

Po ju them paraprakisht që besoj se në fazën e parë edhe ky program do të përgojohet dhe do të përflitet shumë, sepse edhe këtu besimi ynë është që të ftojmë sektorin privat që ai të investojë dhe në vite me formulat të “Project Financing”, qeveria të mund të shlyejë investimin e tyre. Pra edhe këtu mund të filloni të dëgjoni javët e ardhshme herezi për koncensionin e radhës, megjthatë, besoj se modelet e suksesshme në botë por dhe disa nga projektet tona tashmë prezente janë një përgjigje jo e keqe për efektivitetin edhe e këtyre qasjeve. Po në këtë linjë, unë besoj se vitin e ardhshëm ne do të bëjmë një hop cilësor edhe në përmirësimin e shërbimit laboratorik në spitalet tona.

Edhe këtu po me këtë qasje, sepse të paktën sot dhe të paktën këtu unë besoj se rezultatet e para pozitive në partneritetin e instrumentave kirurgjikal, që kanë filluar të përdoren edhe në Neurokirurgji, është një shembull i mirë sesi në kushtet e shtrëngesës financiare me financime publike, bashkëpunimet me privatin, përfitmi i financimit të tyre por edhe i modeleve më të avancuara të menaxhimit do të na japin rezultat.

Besoj se nuk është e vendit apo e udhës që unë t’ju marr më shumë kohë nga prezantimet që ju do të keni. Edhe një herë qëndrim të këndëshëm në Tiranë mysafirëve nga të gjithë trevat shqiptare.

Punë të mbarë në Kongres dhe përgëzime për organizmin!

Next Post
Zgjedhje dhe referendum/ Nesër Italia dhe Austria mund ta çojnë Europën drejt humnerës

Zgjedhje dhe referendum/ Nesër Italia dhe Austria mund ta çojnë Europën drejt humnerës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In