• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: Shërbimi shëndetësor në bregdet ka lehtësuar sezonin turistik

by A R
02/08/2016 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 1125 pacientë kanë marrë shërbim shëndetësor në të 5 Qendrat Shëndetësore të hapura përgjatë vijës bregdetarë në Bashkinë e Vlorës, ku vetëm javën e fundit rezulton se janë kryer rreth 400 vizita dhe mjekime. Këto të dhëna janë pohuar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë vizitës së punës që ka kryer në Qendrën Shëndetësore të Orikumit.

Garanci dhe lehtësim për mbarëvajtjen e sezonit turistik, e ka cilësuar ministri Beqaj funksionimin e këtyre qendrave, duke pohuar se, tashmë, janë marrë të gjitha masat për funksionimin e këtyre qendrave. “Në bashkinë e Vlorës ne kemi 5 qendra shëndetësore, të cilat janë në mbështetje të mbarëvajtjes së sezonit turistik veror, dy prej tyre janë qendra shëndetësore, të cilat funksionojnë gjatë gjithë vitit, por në muajt e verës i kthejmë në shërbim 24-orë, siç është edhe QSH-ja e Orikumit, por ndërkohë kemi pikë shëndetësore në Radhimë, pikë shëndetësore në Zvërnec dhe një pikë tjetër në Plazhin e Vjetër në Vlorë. Ky është një shërbim që ofrohet për herë të dytë, pas vitit të kaluar. Besoj se ka lehtësuar mbarëvajtjen e sezonit turistik veror duke i dhënë mundësinë mysafirëve, pushuesve, vizitorëve, turistëve të marrin një shërbim shumë më pranë por besoj duke i dhënë edhe më shumë mundësi operatorëve turistikë që në paketat e tyre të kenë edhe garancinë e një kujdesi shëndetësor shumë më pranë vendeve ku ata kanë zgjedhur të pushojnë,” theksoi kreu i shëndetësisë.

Sipas tij, përgjatë muajit gusht pritet që të ketë një rritje të numrit të turistëve në këto zona dhe për pasojë edhe rritje të numrit të pacientëve, të cilët do kërkojnë ndihmë mjekësore pranë këtyre qendrave. “Natyra e rasteve që kërkojnë shërbim mjekësor lidhet me problemet e stinës, qoftë infeksionet virale, problemet gastro-intenstinale, por edhe çështje që lidhen me rrezatimin e diellit apo pickimet e insekteve, me alergjitë. Ne kemi bërë një furnizim, besoj unë të mirë, në barna dhe materiale mjekësore. Sa i përket statistikave, rezulton se në të pesë qendrat e Vlorës kemi rreth 1125 raste të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë që nga fillimi i sezonit, por duket që do të kemi më shumë ngarkesë, pasi vetëm javën e fundit janë vetëm 390 raste që kanë patur nevojë dhe kanë marrë shërbim. Sigurisht, kemi edhe një mbështetje me flotën e autoambulancave për raste që duhet të referohen më tej për në Spitalin Rajonal të Vlorës, apo në raste të caktuara me transport ajror apo tokësor drejt spitaleve universitare në Tiranë,” pohoi ministri Beqaj.

Mjekët e Qendrës Shëndetësore të Orikumit theksuan se gjatë 24 orëve paraqiten lloje të ndryshme të problematikave shëndetësore, por kryesisht ato lidhen me problematikat e stinës dhe sezonit turistik. “Qendra Shëndetësore e Orikumit funksionon 24 orë në të shtatë ditët e javës dhe është në funksion të pushuesve të cilët frekuentojnë bregdetin tonë. Problematikat e hasura kryesisht janë infeksionet virale, gastroenteritet që kryesisht i takojnë moshës pediatrike, si dhe mjekimet mikrokirurgjikale. Çdo ditë hasim mesatarisht deri në 8 raste të pacientëve, të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore,” ka pohuar Gjonivefa Hasko, Drejtore e QSH-së.

Për kryetarin e Bashkisë së Vlorës, funksionimi i pikave shëndetësore në bregdet tregon qëndrueshmërinë e politikave shëndetësore, të cilat janë shumë pranë pacientëve dhe qytetarëve. “Prezenca e Ministrit dhe të gjithë faktorëve të tjerë që kujdesen për shërbimin shëndetësor të mbuluar 24 orë në të gjithë territorin e Bashkisë së Vlorës tregon edhe një herë që ka një politikë të qëndrueshme e filluar nga viti i kaluam, vazhdon sivjet, duke rikonfirmuar edhe një herë që shërbimi mjekësor në qytetet turistike është një prioritet i qeverisë shqiptare. Kjo është një garanci më shumë për të gjithë ata që zgjedhin Vlorën si destinacionin e tyre turistik të vitit. Sigurisht që bashkia përpiqet që të përmirësojë çdo gjë që është e mundur që pushuesit të gjejnë kushte të mira, ndërkohë që Qeveria nën përkujdesjen e Ministrisë së Shëndetësisë jep një garanci më tepër për shëndetin e tyre,” është shprehur Dritan Leli, kryetar i Bashkisë së Vlorës.

Të 25 Qendrat Shëndetësore në vend kanë nisur funksionimin e tyre që prej 15 Qershorit dhe do të vazhdojnë deri në fund të muajit gusht apo edhe më tej, kjo në varësi të fluksit të turistëve.

 

Next Post

Kjo pemë duket si Donald Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com