• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: Shëndetësia nuk mund të funksionojë pa një sistem informacioni të saktë

by Java News
15/03/2016 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mori pjesë sot në takimin për paraqitjen e manualit të treguesve shëndetësorë, nga ku nënvizoi rëndësinë e këtij dokumenti për përsosjen e sistemit të informacionit shëndetësor në Shqipëri.

Beqaj vuri në dukje se situata mbetet problematike nëse i referohemi informacionit lidhur me financimin e sistemit shëndetësor, personelin shëndetësor, apo aksesin ndaj shërbimeve shëndetësore.

Në këtë kuadër, Beqaj tha se “bazuar në këto zhvillime të fundit në arenën globale, duhet që edhe ne të investojmë në Shqipëri për fuqizimin dhe modernizimin gradual të sistemit të informacionit shëndetësor bazuar në rekomandimet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Është koha për të dhëna më të sakta dhe më të mira për shëndetin e njerëzve. Nga kjo pikëpamje, paraqitja e këtij manuali shëndetësor sot është një hap shumë i rëndësishëm në operacionalizimin, forcimin dhe përsosjen e sistemit të informacionit shëndetësor në vendin tonë”.

Gjatë takimit ai përmendi disa nga hapat e ndërmarra nga ministria si, regjistri elektronik i kontrollit bazë shëndetësor, karta e shëndetit, shëndetësia elektronike, receta elektronike, nënshkrimin elektronik, prenontimi elektronik i vizitës, regjistrat e sëmundjeve dhe llogaritë kombëtare të shëndetësisë.

Në këtë këndvështrim, sipas tij,  përmirësimi i sasisë dhe i cilësisë së të dhënave administrative të kujdesit shëndetësor në të gjitha nivelet do t’i mundësojë ministrisë së Shëndetësisë hartimin e politikave dhe programeve për përcaktimin e prioriteteve dhe politikave shëndetësore bazuar në fakte shkencore.

“Manuali i treguesve shëndetësorë që janë konsideruar të rëndësishëm dhe relevantë për Shqipërinë është një dokument shqiptar, natyrisht në përputhje të plotë dhe bazuar në rekomandimet e OBSH-së dhe të gjitha organizatave të tjera të Kombeve të Bashkuara sipas mandateve të tyre përkatëse”, nënvizoi Beqaj.

Next Post

Bruksel/ Aksion antiterrorizëm, plagoset një polic gjatë shkëmbimit të zjarrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In