• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: Shëndetësia elektronike ofron shërbim transparent dhe eviton korrupsionin

by Java News
18/05/2016 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kreu një vizitë në Spitalin Rajonal të Elbasanit nga ku deklaroi se projekti i  shëndetësisë elektronike do të sjellë një shërbim transparent për qytetarët si dhe do të ngushtojë dukshëm hapësirat për korrupsion.

Beqaj ka theksuar se shërbimi i Telemjekësisë ka shkurtuar distanca dhe barriera, duke shtuar se investimet në sektorin e shëndetësisë do të vazhdojnë si në infrastrukturë, ashtu edhe në burime njerëzore.

 “Shëndetësia Elektronike, Telemjekësia na bën të mundur të rrëzojmë apo të shkurtojmë barriera financiare apo distanca gjeografike, dhe padyshim bëjmë të mundur që edhe mjekët specialistë në Spitalin Rajonal të Elbasanit  të mund të vendosin diagnoza më të sakta, në mënyrë që të përcaktojnë edhe terapi më efektive. Unë besoj se Shëndetësia Elektronike na ndihmon që të rrëzojmë ca barriera administrative, të ofrojmë shërbim më transparent.  Ky aktivitet sot përkon edhe me Javën e Inovacionit që po zhvillohet nga qeveria shqiptare, dhe praktikisht sot, shërbimet online për të qenë më pranë qytetarëve, për të shmangur radhë, për të administruar radhë më transparente janë sot shumë më të përhapura. Por besoj se të gjitha së bashku do të na bëjnë që shpejt të mund të kemi rezultate të frytshme për të ofruar një kujdes shëndetësor më të mire, sepse në radhë të parë qytetarët tanë e meritojnë një gjë të tillë” tha Beqaj.

Nga ana tjetër ai nuk ka harruar të theksojë edhe rolin e infermierëve në sektorin e shëndetësisë, duke pohuar se përgjatë këtyre dy viteve të fundit ata nuk janë më vetëm shkrues dhe referues për pacientin, por janë profesionistë të vërtetë në përdorimin e teknikave modernë në shëndetësi.

“Programi kombëtar i Kontrollit Bazë Shëndetësor e ka bërë praktikisht infermierin nga një njëri që vetëm shkruante dhe referonte, e ka bërë një person që sot bën kujdes shëndetësor. Infermierët sot në Qendra Shëndetësore përdorin teknika moderne të marrjes së gjakut, dinë të përdorin një EKG dhe përdorin të gjithë teknologjinë e informacionit. Apo nga ana tjetër, infermierët të cilët punojnë në sallat e operacionit fillimisht në Tiranë prej javës së kaluar, por deri vitin e ardhshëm në të gjithë vendin, do të punojnë në salla kirurgjikale me pajisje të reja, me instrumenta të rinj, me procedura komplet moderne pune, dhe me jë ndryshim të zinxhirit se si funksionon trajtimi i pacientit,” ka theksuar Beqaj duke kujtuar se këtë vit  në të gjitha institucionet arsimore do të zbatohet edhe ligji i ri për Arsimin e Lartë.

Sa  i përket Telemjekësisë, kreu i shëndetësisë pohoi se gjatë katër viteve të fundit, përdorimi i kësaj teknike për vendosjen e diagnozave apo konsultave në distancë ka sjellë edhe një kursim të parave në sektorin shëndetësor. “Ne jemi angazhuar për Mbulim Universal, dhe kjo është një e drejtë që u jepet qytetarëve, ai është i domosdoshëm të arrihet me Cilësi Universale dhe Akses Universal. Dhe pikërisht, Telemjekësia rrëzon barriera apo shkurton  kohë në distancë. Siç edhe e shpjeguan shumë mirë mjekët specialistë edhe në Spitalin e Elbasanit, duke konsideruar një rast traume të ditës së djeshme, pas telekonsultimit me Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT në Tiranë, u vendos që nuk qe e nevojshme që të transportohej pacienti, por u dhanë këshillat e nevojshme për mënyrat që ai duhet të ndiqet në ditët e ardhshme. Është bërë një vlerësim së fundmi që nga zbatimi i programit të telemjekësisë nga 2012-2015, pra në katër vjet, kostoefektiviteti i këtij programi ka qenë rreth 3 milionë dollarë” ka pohuar ministri Beqaj.

Gjatë vizitës në Qendrën e Telemjekësisë Ministri Beqaj pohoi për gazetarët:

Tashmë e dini që edhe këtu funksiononin Qendra e Telemjëkësisë dhe sigurisht nendrejtorit për Evropën të USAID i bënë prezantimin e zbatimit të këtij projekti, duke shprehur në radhë të parë falënderimin për ndihmën bujare që USAID ka dhënë për shëndetësinë shqiptare në 25 vjet dhe janë praktikisht 44 milionë dollarë të shpenzuara për shëndetësinë. Në mënyrë të veçantë projekti i telemjekësisë prej disa vitesh është zbatuar në mënyrë të suksesshme dhe tashmë është në mbyllje të ciklit të tij. Janë 2.5 milion dollarë investime shumë të rëndësishme, dhe padyshim që ky projekt i telemjekësisë ndihmon shumë edhe në zbatimin e angazhimeve që ka qeveria në shëndetësi.

Sepse nëse ne jemi angazhuar për mbulim universal, dhe kjo është një e drejtë që u jepet qytetarëve, ai është i domosdoshëm të arrihet me cilësi universale dhe akses universal. Dhe pikërisht Telemjekësia rrëzon barriera apo shkurton  kohë në distancë. Siç edhe e shpjeguan shumë mirë mjekët specialistë edhe në Spitalin e Elbasanit, duke konsideruar një rast traume të ditës së djeshme, pas telekonsultimit me Departamenti ne Traumës në Spitalin e traumës në Tiranë u vendos që nuk qe e nevojshme që të transportohej pacienti, por u dhanë këshillat e nevojshme për mënyrat që ai duhet të ndiqet në ditët e ardhshme. Është bërë një vlerësim së fundmi që nga zbatimi i programit të telemjekësisë nga 2012-2015, pra në katër vjet, kostoefektiviteti i këtij programi ka qenë rreth 3 milion dollarë. javanews/ a.k

Next Post

Komisioni i reformës/ Bylykbashi zë vendin e Halimit, anëtar i ri bëhet Keltis Kruja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si u përfshi Kosova në lajmet e rreme për zjarret në Serbi

Si u përfshi Kosova në lajmet e rreme për zjarret në Serbi

August 27, 2026
VIDEO/ “Bomba do shpërthejë pas 2 orësh”, alarm në disa institucione, zbardhet përmbajtja e emailit kërcënues

VIDEO/ “Bomba do shpërthejë pas 2 orësh”, alarm në disa institucione, zbardhet përmbajtja e emailit kërcënues

August 27, 2026
Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Sulmi i inkurajuar nga denigrimi i figurës së avokatit

“Agasi s’ka prekur para publike”, Maks Haxhia: Duam të njihemi me dosjen e klientit tim

August 27, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Republikat e pavarura të Republikës së Shqipërisë

August 27, 2026
SPAK sekuestron mjetin luksoz të Ergys Agasit. Ishte fshehur në garazhin e një vile

SPAK sekuestron mjetin luksoz të Ergys Agasit. Ishte fshehur në garazhin e një vile

August 27, 2026
Turqia kërkon me çdo “çmim” F-35. Rekruton firmë lobimi të lidhur me Trumpin

Turqia kërkon me çdo “çmim” F-35. Rekruton firmë lobimi të lidhur me Trumpin

August 27, 2026
Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

August 27, 2026
Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

August 27, 2026
Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

August 27, 2026
Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

E rëndë në Lungomare të Vlorës, qëllohet me sqepar në kokë një 61-vjeçare

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com