• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Beqaj: Sfida jonë, të sigurojmë diagnostifikim të hershëm të sëmundjes

by Java News
06/10/2015 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në konferencën e III-të Pedagogjike të Fakultetit të Mjekësisë, të organizuar sot në Hotel Tirana, ku e pranishme ishte Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, Rektori i Fakultetit te Mjekësisë Arben Gjata si dhe dekane e Fakultetit të Mjekësisë Mira Rakacolli, u trajtuan sfidat e Arsimit Mjekësorë.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla përgjatë fjalës së saj, vuri në dukje që konferenca e sotme përkon edhe me ditën e parë të hyrjes në fuqi të Ligjit të Ri të Arsimit të Lartë, të cilin ajo e quan një hap të rëndësishëm për të ardhmen e arsimit shqiptar.

“Kjo është dita e parë që Ligji i Ri i Arsimit të Lartë hyn në fuqi dhe për koiçidencë unë jam e ftuar në këtë konferencë për të folur për linjat inspiruese që ky ligj i ri sjell, por unë besoj se vetë procesi ka qënë inspirues. Dua të theksoj se përmes këtij ligji kemi shënuar një standard të ri duke folur me profesionistë. Ky ligj i jep fund plagjiaturës, i jep fund metodologjisë që një pedagog udhëheq shumë studentë në diplomë, dhe ky është momenti ku të gjithë duhet të bashkëpunojmë që ta realizojmë konkretisht ligjin”, nënvizoi Nikolla.

Nga ana e tij, Ministri i Shëndetësisë e cilësoi sistemin shëndetësor, pjesë e një procesi që pas 10 vjetësh do të mund të arrijë standardet , për të cilat, sipas tij çdo ditë profesionistët e mjekësise po luftojnë për të arritur.

“Pas 10 vjetësh do të dalin rezultatet e përmirësimit të mjekësisë me Ligjin e Ri të Arsimit të Lartë, pasi kjo është një punë që profesionistët e bëjnë çdo ditë me përkushtim”, tha Beqaj.

Sakaq, ai vuri theksin tek problematikat kryesore të evidentuara nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat ai i quan pjesë të punës, për të ndërhyrë aty ku ka nevojë.

“Besoj se pika kryesore për shëndetësinë është mbulimi universal. Një sfidë për shëndetësinë nuk është që të luftojmë sëmundjet por të sigurojmë diagnostifikim të hershëm, për të parandaluar sëmundje. Sigurisht, është e nevojshme që të shtohet trupa mjekësore për të pasur njerëz me grada në punën e tyre. Në rast se nisemi nga më të thjeshtat, për shembull unë mendoj se ka nevojë të ketë sektorë më të specializuar në kirurgji, pediatri, imazheri, kardiologji etj që të mund të jenë më të ndara. Ne kërkojmë bashkëpunimin me profesionistët e mjekësisë, pasi jeni ju që edukoni dhe prodhoni njerëz për t’i shërbyer njerëzve, pasi me ju do të bëhet edhe programi 5-vjeçar i riçertifikimit”, tha Beqaj.

Më tej, Beqaj, vuri në dukje se një tjetër sfidë e rëndësishme është ajo që lidhet me dijen, se çfarë duhet të dinë më shumë profesionistët e sotëm në krahasim me profesionistët e kaluar.

Në kuadër të kësaj sfidë, Beqaj kërkoi bashkëpunim me profesionistët e shëndetësisë, për të orientuar drejt rrugës për të pasur rezultatet e duhura.

Për dekanen e Fakultetit të Mjekësisë, Mira Rakacolli kjo konferencë shpalos një program në kuadër të sfidave në arsim, ndërsa për Rektorin e Fakultetit te Mjekësisë Arben Gjata , kjo konferencë përbën një rëndësi për mjekësinë, pasi trajtohen problematikat kryesore për të dhënë më pas ndihmën e nevoshme për profesionistët e rinj , që edukohen në Fakultetin e Mjekësisë.

Next Post

FOTOLAJM/ Reklama dhe realiteti i ushqimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com