• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: Sezoni turistik, kontroll i rreptë mbi ushqimet dhe pishinat

by A R
09/06/2016 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektimi i subjekteve që tregtojnë ushqime, pishinave por edhe mënyra e shkarkimit të ujërave të zeza nga subjektet pranë vijës bregdetare do të jenë detyrat kryesore për të gjithë inspektorët shëndetësorë në të gjithë vendin. Ky ka qenë urdhri që ka komunikuar Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, për 12 kryeinspektorëve të Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror gjatë një takimi të zhvilluar në prag të çeljes së sezonit turistik për këtë vit.

Ministri i Shëndetësisë ka kërkuar një vëmendje maksimale ndaj atyre shërbimeve apo subjekteve të cilat në shumë raste bëhen shkak për problematika shëndetësore të turistëve. “Tre çështje kryesore duhet të jenë fokusi kryesor i punës gjatë sezonit turistik veror: inspektimi i kushteve higjieno-sanitare të subjekteve që prodhojnë dhe shërbejnë produkte ushqimore,, inspektimi i pishinave, si dhe inspektimi i mënyrës së shkarkimit të ujërave të zeza, të subjekteve që ndodhen afër vijës bregdetare për ato qytetet që kanë vijë bregdetare: ka pohuar gjatë fjalës së tij kreu i shëndetësisë.

Po kështu, Ministri Beqaj theksoi se: ”Inspektorët shëndetësor duhet të jenë komunikativ dhe jo supresiv. Inspektimi shëndetësor me korrektësi është në funksion qoftë në shëndetit të qytetarëve, qoftë në funksion të konkurrencës së ndershme, Fokusi i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor duhet të jetë marrja e masave ndaj bizneseve të cilat rrezikojnë shëndetin e popullatës dhe jo prirja për të rendur drejt marrjes së masave administrative në vlera monetare, si qëllim në vetvete”.

Nga ana tjetër kreu i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda, ka pohuar se gjatë periudhës prill-maj janë realizuar inspektime përpara sezonit turistik në të gjitha subjektet që u ofrojnë shërbime qytetarëve, të cilat janë edhe më të frekuentuara gjatë sezonit turistik veror. Inspektime, të cilat, do të vazhdojnë dhe gjatë sezonit turistik veror.

Gjatë takimit kryeinspektorëve iu kërkua edhe bashkëpunimi ndërinstucional me institucionet e tjera në rastet e ngjarjeve emergjente dhe në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve. Bashkëpunim i veçantë u kërkua me  Drejtorinë e Tatimeve për evidentimin fizik të subjekteve që ushtrojnë aktivitet në fushën e interesit të ISHSH si dhe Pushtetin Vendor për rregullimin, kontrollin dhe evidentimin e mënyrës së shkarkimit të ujërave të zeza në zonat bregdetare.

Po kështu me përfundimin e vitit kalendarik arsimor duhet të kryhet dhe njoftimi i pushtetit vendor për rezultatet e inspektimeve në institucionet arsimore shtetërore në mënyrë që te merren të gjitha masat e nevojshme për fillimin e vitit të ri akademik në shtator. (java / r.a)

Next Post

Rihanna paditet për anulimin e shfaqjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In