• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: Rrisim cilësinë e shërbimit në spitalin rajonal të Beratit

by Java News
11/03/2017 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në sajë të investimit prej 185 milionë lekësh për blerjen dhe instalimin e pajisjeve të reja mjekësore, si dhe rikonstruksionin e mjediseve, ky shërbim ka tashmë një pamje krejtësisht tjetër. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar edhe nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi, inspektuan nga afër mjediset e reja të Reanimacionin, si dhe u njohën me ecurinë e punës në këtë shërbim.

Në prononcimin e tij, Beqaj theksoi se ky lloj shërbimi e rrit cilësinë e kujdesit shëndetësor të spitalit teksa risolli në vëmendje edhe vendimin e miratuar javë më parë nga Qeveria për mjekët dhe infermierët që shërbejnë në Urgjencë dhe Reanimacion, të cilët, krahas rritjes së pagës prej 10%, do të përfitojnë edhe një rritje të dytë me 25% duke nisur nga data 1 Mars.

“Edhe ky lloj shërbimi këtu e rrit cilësinë e shërbimit të spitalit. Shpeshherë, falë punës që bëhet këtu mirë, edhe çfarë bëjnë kirurgët apo mjekët e tjerë, ka dhe më shumë sy dhe vlerë, por besoj se dhe perceptimi i qytetarëve për spitalin rritet.

Domethënë, rritja e besimit të qytetarëve tek shërbimi lehtëson dhe punën tuaj. Në Dhjetor, rezulton që gjysma e shqiptarëve besojnë tek shëndetësia publike. Unë nuk jam i kënaqur. Po në Dhjetor 2013 ka qenë 30% besimi dhe sot ka arritur 50%”, theksoi Beqaj.

Ministri i Shëndetësisë bëri të ditur, gjithashtu, se në spitalin rajonal të Beratit do të ketë së afërmi të tjera investime. “Besoj se edhe çfarë pritet së afërmi në spitalin e Beratit, domethënë brenda Korrikut, vijnë pajisje të reja mjekësore, brenda vitit do të fillojë edhe kirurgjia e Beratit të ketë instrumeta të sterilizuar dhe instrumenta modernë, brenda 12 muajsh edhe komplet shërbimi i laboratorit do ketë ndryshuar, kështu që të gjitha këto do ta rrisin ndjeshëm edhe atë çfarë ju ofrojmë qytetarëve por edhe besimi”, u shpreh Beqaj.

Shërbimi i Reanimacionit ka në dispozion të pacientëve 8 bokse ndërkohë Beqaj nënvizoi se këto janë “investime që kanë ardhur edhe nga buxheti dhe nga administrimi shumë më i mirë që i bëhet të ardhurave që krijohen në spital, dhe e rëndësishme është që, qoftë paratë që vijnë nga buxheti i shtetit që janë kontribut i të gjithë taksapaguesve, por edhe të ardhurat që krijohen që janë kontribute që vijnë nga qytetarët e Beratit rikthehet po këtu në një shërbim shumë më të mirë”.

ma.me

Next Post
INTERVISTA/ Guvernatori Sejko: Plan për të nxitur transaksionet në lekë dhe uljen e euroizimit në ekonomi

INTERVISTA/ Guvernatori Sejko: Plan për të nxitur transaksionet në lekë dhe uljen e euroizimit në ekonomi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

March 14, 2026
Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

March 14, 2026
Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

March 14, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

March 14, 2026
Kundër verbërisë!

Kundër verbërisë!

March 14, 2026
Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

March 14, 2026
Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

March 14, 2026
Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

March 14, 2026
Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

March 14, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me Iranin

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In