• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: Proteza ortopedike falas edhe në spitalin Rajonal të Shkodrës

by A R
29/01/2017 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimi i vendosjes së protezave falas po shtrihet hap pas hapi në të gjithë vendin. Kështu njofton Ministria e Shëndetësisë sipas së cilës pas Tiranës, Vlorës, Fierit, Durrësit dhe Elbasanit, protezat ortopedike ofrohen tashmë falas, për të gjithë pacientët që kanë nevojë, edhe në spitalin Rajonal të Shkodrës. Në këtë mënyrë, të gjithë pacientët e Shkodrës, por edhe të zonave përreth, që kanë nevojë për këtë shërbim mjekësor mund ta marrin atë pranë vendlindjes së tyre, tërësisht falas dhe me cilësi tepër të lartë.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i Partisë Socialiste Namik Kopliku, ishte në spitalin Rajonal të kryeqendrës së Veriut, ku u takua me mjekët ortopedë të këtij spitali si dhe u njoh me ecurinë e procesit.

Beqaj u shpreh se ofrimi i proteza ortopedike është një shërbim, në radhë të parë, për pacientët që mund ta marrin atë pranë vendbanimit të tyre, tërësisht falas por është një ndihmë e madhe edhe për mjekët, të cilët mund të ushtrojnë në mënyrë të plotë profesionin e tyre.

“Fakti që në spital ka filluar të ketë një furnizim me këto materiale mjekësore të nevojshme, qoftë për traumat, por edhe probleme të tjera ortopedike, e zgjeron gamën e shërbimeve që ofrohen në spital. Sigurisht që, besoj se në radhë të parë, është shërbim për qytetarët, qoftë që marrin shërbimin në Shkodër, qoftë edhe që nuk u duhet më të futin dorën në xhep sepse këto kanë kushtuar, dhe jo pak. E dyta, edhe vetë mjekët e ushtrojnë në mënyrë të plotë profesionin e tyre. Besoj se e rëndësishme është edhe normalizimi i marrëdhënieve mjek-pacient”, u shpreh Beqaj.

Kreu i Shëndetësisë bëri të ditur gjithashtu se tashmë proteza ortopedike falas, për të gjithë pacientët që kanë nevojë, ofrohen sot në disa spitale në vend. “Vendosëm që edhe në 5-6 spitale ku ka ortopedë që mund ta ushtrojnë, kështu që, Shkodra i bashkohet sot Vlorës, Elbasanit, Fierit, Durrësit, Lezhës, Gjirokastrës, Sarandës, në mënyrë që shërbimin të mund ta marrin sa më pranë, aty ku jetojnë”, nënvizoi Ministri i Shëndetësisë.

 

Next Post
Aksident i rëndë në Kamëz, nuk raportohen viktima

Aksident i rëndë në Kamëz, nuk raportohen viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In