• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjimi telefonik, Beqaj në Kuvend : Biseda është bërë në korrik, inçizimi është i retushuar

by Java News
17/11/2016 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas qetësimit të situatës dhe tensionit që opozita shkaktoi në parlament ka folur Ministri Beqaj, i cili është përgjigjur për inçizimin e publikuar dje në media në lidhje me shkarkimin e Çlirim Hajdarmatajt, kreut të degës së Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë.

duke replikuar ndaj akuzave të Albana Vokshit për cilësinë e spitalit onkologjik dhe një bari të listës së ilaceve të rimbursueshme.

“Janë barna të ndryshëm, por i sjell një importues në Shqipëri, cfrë lidhjesh keni ju me atë, gjejini ju… unë po e përsërish, do të vijoj të shkallmoj monopolet e barnave që keni vendosur ju. Cfarë skëterre gjetëm në shërbimin e spitalit të onkologjisë dhe si është sot! Nata me ditën.”– tha Beqaj.

Më pas Beqaj i është referuar regjistrimit të djeshëm të publikuar në media, duke thënë se biseda në fjalë është bërë më datën 8 korrik të këtij viti. Ministri ka shtuar më pas se në regjistrimin e bisedës diçka është hequr nga inçizimi.

“Ajo bisedë është bërë në 8korrik… kontrolloni në “1 min e 46 sekonda” cfarë fjalësh keni hequr. Pse do prisja 4 muaj për hakmarrje?! Por besoj se kam dakortësinë tuaj, që nëse një drejtues paguan vartësin e tij për 3 muaj kur ai është në Francë, pa dyshim që kjo nuk mund të pranohet… kjo është biseda e 3 korrikut!”- tha Beqaj.

Fjala e plotë e Beqajt

Zonja Drejtuese e seancës!
Zonja, zotërinj deputetë!
Qytetare dhe qytetarë të Shqipërisë!
Së pari, që sistemet shëndetësore rimbursojnë barna, pajisje mjekëore, materiale mjekësore dhe shtesa të tjera, kjo ndodh në të gjithë botën.
Mos u tallni me shqiptarët!
Së dyti, meqenëse po vijmë tek “Ketosterili” i famshëm: Në mars 2016, shefi i shërbimit që cituat ka një shkresë zyrtare ku thotë, mbi efektet e barit AAA essential, dhe në fund të paragrafit, – është dokument zyrtar, – është mendimi unanim i shërbimit të Nefrologjisë. Sepse, në mars të çdo viti, – keni drejtuar dhe ju e dini, – është koha kur përgatitet lista e rimbursimit.

Po e vazhdoj po këtu. Prek kohësh ju, – dhe mua më vjen mirë, – jeni shpallur në mbrojtje të ilaçeve “firmato”. E bëtë me vetëdije tetë vjet në qeveri, – se ka dokumenta zyrtare për këtë gjë, – vazhdoni ti mbroni! Është zgjedhja juaj!

Kështu keni kërcyer për “Clexane”-in. Kështu, keni kërcyer për “Avastin”-ën. Kështu kërceni tani edhe për “Ketosteril”-in.

Ka vetëm një gjë: Janë barna të ndryshëm por i sjell një importues në Shqipëri!

Shikoni çfarë lidhjesh keni me atë importues. Çfarë janë ndërprerë që sot bëni avokatinë e tij? Unë po e përsëris! Do të vazhdoj të shkallmoj monopolet në tregun e baranave!

Është angazhimi i programit të qeverisë. Ju e latë Shqipërinë të vetmen në botë, bashkë me Meksikën, ku çuditërisht barnat gjenerike ishin më të shtrenjta se orgjinatorët. Kjo është e para.

E dyta. Unë ftoj këdo të shkojë që tani në spitalin Onkologjik të shohë sesi ka ndryshuar radikalisht spitali ditor. Çfarë skëterre gjetëm në shtator të 2013 dhe si është sot shërbimi në spitalin ditor Onkologjik.

Po, nuk i plotësojmë 100% nevojat në këtë shërbim dhe ajo që është më e domosdoshme, që po e bëjmë tani në këto muaj, një pjesë e mirë e këtij shërbimi duhet të fillojë të ofrohet në spitalet rajonale, sepse, përveçse është shumë e rëndë nga ana mjekësore, është shumë e rëndë nga ana sociale që kush e ka atë fat të keq, një herë në tre javë të vijë në Tiranë.

Por, ama në janar, ju flas me përgjegjësi, në Shkodër, në Vlorë, në Elbasan, në Durrës, për ca protokolle bazike, ky shërbim të paktën do jepet në spitalet rajonale.

Ndërkohë, vijmë pak tek çështja e Tropojës. Ajo bisedë është bërë në 8 korrik 2016. Unë e kam atë audio që nga 10 korriku. Kontrolloni në 1 minutë e 46 sekonda çfarë fjalësh keni hequr.

Por nëse do doja të bëja hakmarrje politike nga 8 korriku në 7 nëntor, pse do prisja? Pse do prisja 4 muaj për këtë gjë? Por besoj se kam dhe dakortësinë tuaj që në qoftë se një drejtues paguan një vartësin e tij për tre muaj kur ai është në Francë, padyshim që kjo gjë nuk mund të pranohet.

Kjo është historia e bisedës së 8 korrikut edhe e vendimit të 7 nëntorit.

Next Post
Kapin xhihadistin e ISIS…terroristi: Mos u shqetësoni, nuk do të shpërthej (VIDEO)

Kapin xhihadistin e ISIS...terroristi: Mos u shqetësoni, nuk do të shpërthej (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

January 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Janar 2026

January 19, 2026
“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

January 19, 2026
Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

January 19, 2026
E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

January 19, 2026

Berisha kundër projektit “Smart City”: Jo vetëm asgjëson privatësinë e çdo qytetari, por edhe çmimet i ka 30-fish!

January 19, 2026
Moska shkel hapësirën ajrore të Estonisë, Spiropali: NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë

Spiropali: Nuk ka falje tokash apo territoresh, projektet në Sazan janë pjesë e zhvillimit

January 19, 2026

Shtyhet seanca! Avokatja do të takohet me Veliajn, më pas do të paraqesë parashtrimet

January 19, 2026
Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

January 19, 2026
Moti bën kthesën e fortë nga nesër, pas ditëve me diell rikthehen reshjet e shiut dhe dëbora

Javë e ftohtë në vend, temperaturat minimale -5 °C! Prej të enjtes shtohen…

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In