• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj i përgjigjet Bashës: Ti i do shqiptarët në spitale private!

by A R
05/06/2017 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi elektoral i Qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste, Ilir Beqaj, i është përgjigjur përmes një postimi në facebook, kreut të PD, Lulzim Basha, që pati deklaruar në Kukës se shëndetësia falas është një mashtrim i qeverisë Rama.

Beqaj e ka ftuar Bashën që t’ua lërë shqiptarëve të vlerësojnë nëse shëndetësia falas është mashtrim apo jo, teksa i ka kujtuar arritjet e qeverisë Rama në shëndetësi:

“Sot, secili prej atyre që jetojnë në Shqipëri gëzon të drejtën të kryejë falas vizitën të mjeku i familjes, gëzon të drejtën të përfitojë nga Lista e Barnave të Rimbursueshme si dhe, nëse ndjek sistemin e referimit, vizitën tek mjeku specialist apo ekzaminimet i kryen falas apo me tarifë simbolike. Deri në shtator 2013, 600 mijë vetë të pasiguruar, pra 1 në çdo 5 shqiptarë duhet të paguante gjithçka nga xhepi i vet. Secili prej atyre që jeton në Shqipëri dhe është në grupmoshën 35 – 70 vjeç (janë rreth 1,2 milionë shqiptarë në këtë grupmoshë) gëzon të drejtën të kryejë falas 1 herë në vit një kontroll bazë parandalues ku përfshihen 44 ekzaminime të ndryshme.Ky është thelbi i mbulimit universal dhe çfarë kemi arritur në këta 45 muaj.”-deklaron Beqaj.

Beqaj i është përgjigjur edhe sulmeve për koncensione korruptive në sistemin shëndetësor publik, duke deklaruar se “ Basha nuk do që shqiptarët të marrin shërbime ekselente në spitalet publike, por të shkojnë të operohen në spitale private, pasi lobet që e mbështesin e kanë sëmundjen biznes.”

“Për koncesionet nuk habitem. Ti nuk do që shqiptarët të operohen në spitalet publike. Ti do që të kenë frikë nga infeksionet e të shkojnë në operohen në spitale private. Ndryshe, nuk ka si shpjegohet që investimi 1 milionë euro për sterilizimin në QSUT fjeti për tre vjet, 2010 – 2/013.

Ti nuk do që shqiptarët që kanë nevojë jetike për dializë ta marrin shërbimin ekselent pranë vendbanimit në Vlorë, Korcë, Lezhë etj, por do që të vijnë në Tiranë tre herë në javë në spitale private. Ndryshe, nuk ka si shpjegohet që në katër vjet 2009 – 2013 nuk erdhi asnjë pajisje e re dialize.

Ti nuk do që shqiptarët të parandalojnë apo të diagnostikojnë hershëm sëmundjet, pasi lobet që të mbështetsin e kanë sëmundjen biznes dhe nuk duan njerëz të shëndetshëm.”-shkruan Beqaj në facebook.

Next Post
Ankimimi i PAP për listat, Kolegji Zgjedhor shtyn për në 22 maj seancën

Kolegji rrëzon padinë e 'Forca Rinia', PD-PR vazhdojnë garën në zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

April 9, 2026
Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

April 9, 2026
Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In