• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Beqaj në Librazhd: Gatishmëri gjatë stinës së dimrit

by Java News
07/12/2015 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shëndetësisë, i shoqëruar nga Deputeti i Qarkut të Librazhdit Taulant Balla, vizituan sot disa nga qendrat shëndetësore të Librazhdit, për të ndjekur nga afër mbarëvajtjen e planit të MSH-së për shpërndarjen e barnave dhe materialeve të konsumit mjekësor për fshatrat dhe komunitetet që rrezikojnë të bllokohen gjatë sezonit të dimrit.

Me afrimin e stinës së ftohtë, për të përballuar emergjencat që mund të krijohen nga rëndimi i motit, falë përgatitjeve në kohë dhe zbatimit të planit të posaçëm të masave të ministrisë së shëndetësisë, nga data 25/11/2015, ka nisur shpërndarja e paketës me 42 barna dhe 24 materiale të konsumit mjekësor, dhe brenda datës 8/12/2015, është planifikuar të furnizohen të 92 qendrat shëndetësore, për një popullsi të përgjithshme prej 205 549 banorësh.

“Këtë dimër, ne i garantojmë që nuk do të kenë mungesa me barna dhe materiale mjekësore në qendrat shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor,” – tha Ministri Beqaj. Në Librazhd janë 6 qendra shëndetësore që janë veçanërisht të rrezikuara nga kushtet e motit të rënduar gjatë dimrit, dhe përkatësisht, ato të komunave Stravaj, Qendër, Lunik, Orenje, Streblevë e Rrajcë, – shtoi më tej Beqaj, duke u shprehur se ato i ofrojnë ofrojnë kujdes shëndetësor një popullsie prej 27 475 banorësh, si pjesë e përfitimit të kësaj pakete.

“Besoj së këtë vit, përveç kësaj ndihme,” – tha më tej kreu i shëndetësisë, “ka edhe një masë tjetër që ka filluar të zbatohet që në muajin prill nga MSH dhe FSDKSH, por që këtë dimër do të ndihet më shumë, dhe që ka të bëjë me recetën dy-mujore me rimbursim, që do të thotë se shumë prej banorëve të këtyre zonave mund të marrin furnzimin me barna që nga nga mesi apo java e tretë e dhjetorit, dhe ta kenë këtë deri në fund të shkurtit, kur përgjithësisht është edhe momenti kur stina e dimrit fillon dhe zbutet.”

Duke falënderuar Ministrin Beqaj për këtë zgjidhje, e cila i ka munduar prej vitesh banorët e këtyre zonave, Deputeti Balla u shpreh se kjo është tashmë një praktikë tashmë e konsoliduar prej dy vitesh e Ministrisë së Shëndetësisë që furnizon deri në muajin mars me ilaçet bazë të gjitha këto qendra shëndetësore. “Ju i mbani mend vitet,” – tha më tej ai, duke u shprehur se “kur unë personalisht si deputet i bëja thirrje ministrisë së Shëndetësisë të mundësonte furnizimin ndoshta edhe nga ajri për këto zona me ilaçet bazë.

Tashmë, gjërat ndodhin ndryshe, sepse furnizimi në kohë bëhet që pa filluar rreshjet e dëborës, deri në mars i kanë ato ilaçet bazë aty, – vijoi Balla, duke e falënderuar sërish kreun e shëndetësisë për zgjidhjen e dhënë me recetën dy-mujore të barnave të rimbursueshme për të sëmurët kronikë, të cilët kanë nevojë që çdo muaj të marrin barnat bazë me të cilat kurojnë sëmundjen e tyre, dhe tashmë këtë mund ta kryejnë për një periudhë dy-mujore.

Next Post

“Më pëlqejnë gazetaret që përkulen kollaj”. Shkarkohet ministri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

July 15, 2026
Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

July 15, 2026
Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

July 15, 2026
Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

July 15, 2026
“Në sitë çdo pronë nga Saranda në Shkodër”, protestuesit shpalosin kërkesa të tjera ndaj qeverisë

“Në sitë çdo pronë nga Saranda në Shkodër”, protestuesit shpalosin kërkesa të tjera ndaj qeverisë

July 15, 2026
Ish-deputetja Lajla Përnaska kritikon modelin e PD-së: Noka dhe Vokshi nuk më kanë përfaqësuar kurrë

Ish-deputetja Lajla Përnaska kritikon modelin e PD-së: Noka dhe Vokshi nuk më kanë përfaqësuar kurrë

July 15, 2026
Deklarata skandaloze për spastrimin etnik në Kosovë, Vuçiç distancohet nga ministrja serbe: Nuk pasqyron vullnetin tim

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik në Kosovë, Vuçiç distancohet nga ministrja serbe: Nuk pasqyron vullnetin tim

July 15, 2026
Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

July 15, 2026
“Protesta nuk ka një zë publik”, Blendi Klosi: S’po artikulohet se çfarë kërkohet, vuajnë nga mungesa e një mesazhi të qartë

Klosi: PS po përgatitet për të fituar 61 bashkitë, protestuesit t’i provojnë forcat në zgjedhje

July 15, 2026
Rregulla të reja për asetet e peshkimit, miratohen procedurat për transferimin e menaxhimit te privati dhe bashkitë

Rregulla të reja për asetet e peshkimit, miratohen procedurat për transferimin e menaxhimit te privati dhe bashkitë

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In