• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj në Himarë: 17 mijë turistë kanë marrë ndihmë mjekësore në të gjithë​ vendin

by Aalison Pearse Stevens
31/07/2016 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plot 17 mijë turistë kanë marrë ndihmë mjekësore në 25 Qendrat Shëndetësore të hapura në të gjithë vendin përgjatë sezonit turistik. Kjo është pohuar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune të kryer në qendrat shëndetësore të Bashkisë së Himarës.

Shërbim të shpejtë dhe të specializuar e ka cilësuar Beqaj hapjen e këtyre qendrave pranë zonave bregdetare. “Praktikisht, në të gjithë vendin deri më sot kemi rreth 16-17 mijë raste që janë shërbyer. Vetëm në atë pjesë që mbulohet nga Qendra Shëndetësore e Bashkisë së Himares që fillon nga Palasa e shkon deri në Qeparo, madje ne ndonjëherë nuk arrijmë të masim kufijtë administrativë po shkojmë aty ku vjen thirrja, jemi në 1400 persona të shërbyer me vizita, me urgjenca dhe një numër më të vogël referimesh për në spital,” ka nënvizuar kreu i shëndetësisë.

Sipas tij, këtë vit shërbimi është edhe më i plotë duke iu referuar këtu shtesës së bërë me mjekë dhe infermirë, rritjen e shumllojshmërisë dhe numrit të barnave dhe materialeve mjekësore, por edhe të vetë qendrave shëndetësore duke shtuar ato edhe ne zonat malore.

“Kemi filluar këtë shërbim nga mesi i muajit qershor. Praktikisht, këtë vit, janë 25 qendra shëndetësore në bregdet dhe në zonat malore. Shtesë nga viti i mëparshem kemi Kalanë e Dodës, Kelmendin dhe Prespën. Por sigurisht, edhe këtë vit, në të gjithë gjatësinë e bregut të jugut, ajo që mbulohet sot nga Bashkia e re e Himarës me ndarjen e re administrative territoriale, kemi shërbim të shtuar me më shumë mjekë, më shumë infermierë, shërbim 24-orë, dy autoambulanca në shërbim përgjatë gjithë sezonit, si dhe një furnizim shumë të mirë me barna dhe materiale mjekimi që i duhen mbarëvajtjes së shërbimit të urgjencës në sezonin turistik,” pohoi Beqaj.

Nga ana tjetër, mjekët kanë theksuar se çdo ditë përballen me 20-25 raste të vizitave dhe urgjencave, ndërsa rastet më të shumta kanë të bëjnë me gastroentërtet, infeksionet e ndryshme etj.” Mesatarisht kemi 15-20 vizita në ditë dhe deri në 8 urgjenca. Vetëm javën e fundit kemi bërë 90 vizita të përgjithshme dhe 50 urgjenca. Rastet më të shpeshta që janë paraqitur pranë nesh kanë të bëjnë me gastroenteritet, infeksionet e lëkurës, të veshit, alergjitë nga dielli dhe intokacionet nga alkooli apo pickimet e ndryshme. Ajo që vlen të theksohet është se kemi të gjitha materialet dhe barnat e nevojshme për tu ardhur në ndihmë pacientëve që na drejtohen për ndihmë mjekësore,” shprehet mjekja Denisa Grembi pranë qendrës shëndetësore të Himarës.

Ndërkohë, për Kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti ja nënvizuar se hapja e qendrave shëndetësore ka sjellë rritje të turistëve. “Mund të them se këtë vit shërbimi ka ardhur  duke u përmirësuar, pasi plotësuam edhe ato mangësi vogla që hasëm gjatë vitit të kaluar. Në qendra shëndetësore shërbimi ofrohet nga mjëke dhe infermierë përgjatë gjithe ditë-natës, dhe ajo që ne marrim nga qytetarët/turistët është se ky shërbim ofrohet më së miri. Dua të theksoj se edhe operatorët turistikë kanë qenë të interesuar për këtë shërbim, çka ka sjellë edhe një rritje të numrit të turistëve,” thotë Gjergji Goro, kryetari i Bashkisë së Himarës.

Këtë vit rezulton që numri i turistëve që kanë marrë shërbim shëndetësor pranë këtyre QSH të jetë disa herë më i madh se vitin e kaluar.

 

Next Post

Paratë e fshehura jashtë vendit, ekipe me SHBA dhe BE për t’i hetuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com