• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: Mbajtëm premtimet për kardiologjinë, nis së shpejti ndërtimi i një spitali të ri në Fier

by Java News
30/09/2016 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pacientët me sëmundje kronike të zemrës por edhe ata që shfaqin urgjenca dhe problematika kardiovaskulare e kanë të zgjidhur, si përcaktimin e diagnozës ashtu edhe procedurat e mjekimit apo ndërhyrjeve kirurgjikale, falë investimeve të kryera në ketë fushë.

Minstri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka pohuar se investimet në këtë sektor kanë qënë të shumta duke filluar nga investimet në aparatura, ngritjen e 14 kabineteve të reja të kardiologjisë në rrethe e në Tiranë, uljen e çmimit të barnave, si dhe vënien në funksion të urgjencës kardiologjike 24 orë në 7 ditë të javës.

“Nëse sot, ne në procedurat e kardiologjisë mini-ivazive mbulojmë rreth 65% me para publike, kjo shpreh faktin, në mos gaboj rreth 1/5 të realizohen në spitale private. Pra, nëse do të merrnim ato që u paraqitën, 65% me 35% është financimi publik-privat, por realizimi në strukturat publike dhe strukturat jo-publike, jemi pak a shumë gjysëm për gjysëm”, ka pohuar ministri Beqaj.dsc_9939

Sipas tij, një tjetër faktor që ka ndikuar në përcaktimin e shpejtë te diagnoza e ka qene edhe hapja e kabineteve të kardiologjisë në 11 rrethe të vendit dhe 3 në Tiranë. Kryerja e Check-Up-it për moshat 40-65 vjeç, por edhe vizitat falas tek mjeku i familjes, janë cilësuar si një sukses nga kreu i shëndetësisë.

“Ua dhamë ligjërisht të drejtën, qytetarëve shqiptarë në grupmoshën 40-65 që të kenë të drejtën falastë parandalimit. Ka patur dhe retorikë këtu. Është thënë që bëhej Check-Up edhe më parë. Nuk bëhej, nëse mjeku i familjes ta referonte me një dyshim. Në këtë rast kemi bërë kontroll parandalues. E vlerësoj riskun, e komunikojmë riskun dhe pastaj duhet ta menaxhojmë riskun”, theksoi ministri i shëndetësisë.

Por, një pjesë e rëndësishme në këtë sektor janë edhe investimet që do të kryhen në të ardhmen, ku është projektuar ngritja dhe fuqizimini i Spitalit të Fierit, i cili do të funksionojë edhe si spital qendror për të gjithë Jugun

“Ne kemi në plan, dhe besoj, do ta arrijmë që të fillojmë ndërtimin e një spitali të madh Rajonal të ri në Fier, të ri komplet, që do jetë më shumë spitali i Jug-Perëndimit sesa spitali i qarkut Fier, sepse sot, siç e thamë, nevojat e kardiokirurgjisë mbulohen 80% me para publike, nuk ka rëndësi se ku, në QSUT apo në 5 spitalet që kanë kontratë me Fondin (FSDKSH), përveç ndoshta nevojës që ta hapim një shpejt, të mendohemi pak dhe të shikojmë një zgjidhje me strategjike për vendin. Sepse, e vendosur atje, besoj se do të na ndihmojë shumë për të krijuar edhe një mbështetje shumë më pozitive për zhvillimin e turizmit në Jug të vendit”, theksoi Beqaj.

E ndërsa renditi sukseset e realizuara në Kardiologji, kreu i shëndetësisë pohoi se së shpejti do të çelet edhe njësia e shërbimit të urgjencës së Neurologjisë (Stroke Unit), e cila do të ofrojë shërbim 24 orë në 7 ditë të javës edhe për pacientët me këto lloj sëmundjesh.

Next Post
Tiranë/ 16 vjeçari vetëhelmohet me medikamente

Tiranë/ 16 vjeçari vetëhelmohet me medikamente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In