• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Beqaj: Masa të suksesshme në luftë kundër duhanit

by
26/05/2015 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj, drejtuesja e zyrës rajonale të OBSH-së në Tiranë, drejtues të sistemit të kujdesit shëndetësor në vend dhe përfaqësues të shoqërisë civile, lajmëruan në një konferëncë të përbashkët për shtyp një seri aktivitetesh që do të organizohen në vigjilje të Ditës Botërore Pa Duhan 2015, e cila këtë vit ka moton: “Stop tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit”.

“Sipas raportit të fundit të treguesve të kujdesit shëndetësor të vitit 2014, duhanpirja është një ndër 3 shkaktarët kryesorë të dëmtimit të shëndetit të shqiptarëve; 1 në 5 vdekje vijnë nga duhani dhe 1 në 10 sëmundje vijnë nga duhani. Këto dëme prodhojnë dhe barrën kryesore të sëmundshmërisë në Shqipëri, grup-sëmundjet kardiovaskulare dhe tumorale. Forcimi i parandalimit është përpjekja në drejtimin e duhur për të luftuar këto dy grup-sëmundje dhe për të përmirësuar shëndetin e popullësisë shqiptare”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj.

Ministri i Shëndetësisë theksoi se, përpjekjet e 12 muajve të fundit në drejtim të reduktimit të rreziqeve që vijnë nga duhanpirja në shëndet, janë përpjekje që kanë filluar të japin efektin e tyre konkret. Qasje jonë ka qenë në 3 drejtime:

  1. i) Mbështetëm një nismë të shoqërisë civile për një shoqëri pa duhan dhe është momenti për të falenderuar ata që morën këtë nismë, dhe posaçërisht, gazetarët e Lidhjes së Gazetarëve të Shëndetësisë;
  1. ii)  Qasja e dytë, shtrëngimi i përdorimit të duhanit duke e bërë atë më të kushtueshëm dhe politikat fiskale që Qeveria ka ndërmarrë duke rritur akcizën e duhanit, edhe pse duhet pranuar që nga pikëpamja fiskale këto masa e kanë “vënë në siklet” Qeverinë. Të ardhurat nga akciza e duhanit nuk kanë pësuar rritje, edhe sepse besoj se përdorimi i duhanit është kufizuar;

iii)   Besoj gjithashtu se, edhe funksionimi i mirë i inspektoriatit të shëndetit (Inspektorati Shtetëror Shëndetësor) ka dhënë rezultatet e veta, prandaj dëshiroj të falënderoj të gjithë inspektorët në të gjithë Shqipërinë, pasi ka qenë një nga proceset e inspektimeve më efikase dhe me më pak zhurmë. Ne ja kemi dalë të jemi relativisht efikas në të gjithë territorin e Shqipërisë. Vetëm për 9 muaj, për duhanin janë kryer 20,873 inspektime, janë vendosur 283 gjoba me një vlerë prej 32 milion lekë apo 300 mijë dollarë.

Drejtuesja e zyrës Rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, znj. Ledia Lazri, përgëzoi Ministrinë e Shëndetësisë e cila, sikurse u shpreh ajo “ka ndërmarrë masa komplekse për luftën kundër duhanit dhe shpreh vullnetin e OBSH-së për të qenë pranë Ministrisë së Shëndetësisë në thellimin e masave për një implementim të plotë të kuadrit ligjor dhe masave të tjera që Shqipëria tashmë i ka ndërmarrë”.

Shqipëria ratifikoi Konventën e OBSH-sw kundër duhanit në vitin 2006, dhe po në të njëjtin vit, miratoi ligjin anti-duhan, por përpjekjet për zbatimin e këtij ligji ndeshën ndër vite me mungesën e mekanizmave institucionalë, ndërkohë që nismat e fundit për zbatimin e Konventës së OBSH-së por edhe të ligjit shqiptar për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, u kryen nga perspektiva e sistemit shëndetësor.

“Këto masa që fillojnë që nga legjislacioni e deri në komunikimin me publikun kanë lejuar përmirësim të legjislacionit, kanë lejuar rritje të kapaciteteve institucionale, kanë lejuar mekanizmat e taksimit të produketeve të duhanit dhe kanë nxitur një partneritet me publikun për përmirësimin e sjelljes ndaj produketeve të duhanit. Këto masa shkojnë paralel me përpjekjet mbarëbotërore për zbatimin e marrëveshjes kornizë të OBSH-së. Në këtë rast, OBSH-ja është mjaft e lumtur që Shqipëria është radhitur ndër vendet që me forcë dhe me vullnet politik synonë të implementojnë konventën por edhe ligjet përkatëse”.

Duhanpirja është përgjegjëse për rreth 22% të vdekshmërisë dhe 12% të barrës së sëmundshmërisë në popullatën shqiptare. Duhanpirja konsiderohet si faktori i tretë madhor i riskut në popullatën shqiptare, pas faktorit nutricional dhe hipertensionit arterial. Sipas të dhënave më të fundit nga OBSH-ja, prevalenca e duhanpirjes në popullatën shqiptare 15 vjeç e lart është 40%, por shqetësues është fakti se ka një rritje të prevalencës së duhanpirjes jo vetëm te meshkujt por edhe te femrat, sidomos në zonat urbane.

“Duhanpirja është përgjegjëse për shumë sëmundje kronike, në veçanti për kancerin e mushkërive dhe sëmundjet kardiovaskulare. Duhet theksuar se sëmundjet kronike përbëjnë rreth 90% të vdekshmërisë në vendin tonë, ku rreth 55% i zënë sëmundjet kardiovaskulare dhe 20% tumoret në përgjithësi. Është e rëndësishme të rrisim ndërgjegjësimin për të frenuar këtë shkaktar të sëmundshmërisë, pasi fatmirësisht duhanpirja është një faktor i modifikueshëm”, u shpreh drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, z. Arjan Bregu.

Ndërkohë Kryeinspektori i Inspektoriatit të Shëndetit, z. Eltar Deda, u shpreh i vendosur për të vijuar masat për të gjithë shkelësit e ligjit anti-duhan.

“Gjatë këtyre muajve kemi kryer një punë voluminoze, kemi kryer 20.873 inspektime dhe kemi vendosur 283 masa ndëshkuese administrative, gjë e cila flet për një punë serioze të kryer nga ana jonë. Dua të falenderoj në radhë të parë ministrin e Shëndetësisë që na është gjendur pranë ne si Inspektoriat Shëndetësor dhe veçanërisht shoqërinë civile dhe media, që si rrallëherë kanë mbështetur ndryshimin dhe zbatimin e ligjit anti-duhan”, u shpreh z. Eltar Deda, kryeinspektor i Inspektoriatit të Shëndetit.

Një nismë e rëndësishme që ka ndihmuar në zbatimin e ligjit anti-duhan është fushata “Shqipëria JO Duhanit”, një nismë e ndërmarrë nga shoqëria civile për t’ju bashkuar nismave të institucioneve shëndetësore, jo vetëm në zbatim të ligjit anti-duhan, por për të promovuar një shoqëri të shëndetshme.

“Prej 9 muajsh po organizojmë një seri aktivitetesh, sidomos me të rinjtë për t’i informuar dhe ndërgjegjësuar për dëmet e duhan-pirjes dhe për të nxitur një shoqëri më të shëndetshme, një shoqëri pa duhan”, u shpreh përfaqësuesi i shoqërisë civile, z. Genti Krodhima (Drejtues Ekzekutiv i Institutit Shqiptar pwr Mbrojtjen e Natyrws, INCA).

Ministri i Shëndetësisë në fund të konferencës falenderoi posaçërisht median për pasqyrimin e aktiviteteve, disa herë edhe 24 orëshe, edhe në orët e natës, sepse inspektimet të tilla kanë qenë; shoqërinë civile por mbi të gjitha qytetarët shqiptarë të cilët, kësaj herë, e zbatuan këtë ligj gjerësisht në mënyrë vullnetare si dhe sipërmarrjet shqiptare të cilët e kanë pranuar dhe kanë qenë të interesuara për zbatimin sa më mirë të ligjit.

Çdo vit, më 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerë të tjerë theksojnë rreziqet shëndetësore lidhur me përdorimin e duhanit, si dhe advokojnë për politika efektive për të reduktuar konsumin e duhanit. Motoja e këtij viti nga OBSH është ndalimi I tregtisë së paligjshme të duhanit, pasi rezulton se edhe në vendet e BE tregtia e paligjshme e duhanit është një fenomen present (7% e duhanit që konsumohet në BE është nga tregtia e paligjshme e duhanit).

Next Post

FOTO/ Hoteli luksoz në mes të detit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In