• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Beqaj: Lufta kundër kancerit, Shqipëria histori suksesi

by Java News
17/09/2015 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mori pjesë dje në Konferencën e Përgjithshme të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEA) që po zhvillohet në Vjenë, Austri (14-18 shtator), ku mbajti fjalën në cilësinë e kryetarit të delegacionit shqiptar në këtë organizatë.

Gjatë fjalës së tij, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpeh se “Shqipëria ka bashkëpunim të shkëlqyer me Agjencinë dhe deri në shtator 2015, ajo e ka zbatuar me sukses Programin e saj Kombëtar të Bashkëpunimit Teknik në një shkallë të jashtëzakonshme arritjeje prej rreth 95%”.

Midis të tjerash, Beqaj nënvizoi se “bashkëpunimi teknik ka qenë në linjë me prioritetet e zhvillimit kombëtar dhe do të vazhdojë të jetë i tillë duke përfituar mbështetje në disa sektorë të rëndësishëm dhe veçanërisht në atë të kujdesit shëndetësor, por gjithashtu edhe në ato të mjedisit dhe bujqësisë”.

Në panelin e punimeve të pasdites (PACT Side Event) së Konferencës, Ministri Beqaj ishte panelist kryesor në panelin e drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i kësaj organizate, Dr. Yukiya Amano.

Shqipëria është Zonë Model e Demonstrimit (Model Demonstration Site) të Programit të Veprimit të Agjencisë për Terapinë e Kancerit (PACT), dhe Ministri Beqaj shprehu gatishmërinë e vendit tonë për të vazhduar në këtë drejtim edhe në të ardhmen, duke siguruar panelistët për angazhimin e saj të plotë për përforcimin e mëtejshëm të aktiviteteve të kontrollit të kancerit në vend.

Po ashtu, Beqaj tha se “ne jemi krenarë që një nga projektet e TC-së është përzgjedhur si histori suksesi me emrin: “Më të fuqishëm së bashku – ANEA dhe partnerët e OKB-së punojnë me Shqipërinë për të luftuar kancerin”.

Kreu i shëndetësisë shqiptare foli rreth punës dhe përmirësimit të ndjeshëm të cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve të saj të diagnostikimit dhe terapisë së kancerit, duke u shprehu i gatshëm për të ndarë përvojën e fituar në këtë drejtim me shtetet e tjera anëtare. (javanews.al / a.n)

Next Post

Luan Rama ia merr valles, sup më sup me babanë e Ylli Shehut (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

March 4, 2026
Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

March 4, 2026
Kabineti i ri, zbardhet dekreti i Begajt/ Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”

Propozimi i Ramës, Presidenti dekreton 7 ndryshimet në qeveri

March 4, 2026

S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…

March 4, 2026
Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

March 4, 2026

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës në selinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 4, 2026
Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

March 4, 2026
Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In