• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj jep detaje: Ja sa zgjat shkarkimi i Presidentit Meta

by A R
14/06/2019 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PS-së, Ilir Beqaj, zbardh procedurat e shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Beqaj tha se kjo procedurë do zgjasë 2 muaj, duke mos llogaritur pushimet.

Ato janë: Kërkesë e mbi 35 deputetëve, shqyrtim në komisionin e ligjeve, raport në parlament, ngritje të komisionit hetimor, debat në parlament, votim për shkarkim dhe vendim i Gjykatës Kushtetuese.

Ajo që bie në sy është se Partia Socialiste po përgatitet të ngrejë një komision të posaçëm hetimor ndaj presidentit Meta, i pari në historinë e shtetit shqiptar dhe po për herë të parë një president do thirret në komision.

Më poshtë sqarimi i plotë i Ilir Beqaj për të gjitha hapat që do ndjekë mazhoranca për shkarkimin e Metës.

Ilir Beqaj: Procesi i shkarkimit të një presidenti është i gjatë. Dhe në rastin e presidentit Meta kështu pritet. Domethënë përveç rezolutës sot që ishte një akt i parë politik, ne kemi filluar procesin e mbledhjes së firmave.

Ditën e hënë kërkesa e të paktën 35 deputetëve dhe në mos gaboj sot janë firmosur ose 50 ose 51. Kjo kërkesë do ti bëhet publike kryetarit të seancës. Seanca e radhës është të hënën. Kryetari i Kuvendit ia dërgon Komisionit të Ligjeve, i cili brenda 15 ditëve i duhet të hartojë një raport. Mund ta hartojë edhe më shpejt. Ndërkohë brenda kësaj periudhe pala e interesuar ka të drejtë të dëgjohet.

Domethënë Komisioni i Ligjeve ka për detyrë ta thërrasë presidentin e Republikës. A vjen apo nuk vjen ai kjo është çështje tjetër. Pas 15 ditëve ky komision do hartojë një raport. Pastaj ka prapë debat në seancë parlamentare. Pas kësaj, nëse pas atij debati na mbushet mendja, ngrejmë komisionin hetimor i cili ka kohën e vet. Të gjithë këto gjëra duan jo më pak se dy muaj. Pushimet e verës na kapin në mes.

Se si shkon komisioni hetimor pastaj nuk e them dot. Komisionet hetimor kanë historitë e tyre. Dhe pas kësaj vihet në seancë dhe vihet në votim. Deri ditën që Gjykata Kushtetuesë nuk e gjykon këtë çështje, presidenti vazhdon detyrën.

/a.r

Next Post
Goditën eskortën e Ramës në Librazhd, pranga drejtuesve të PD dhe ish-deputetit

Goditën eskortën e Ramës në Librazhd, pranga drejtuesve të PD dhe ish-deputetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com