• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: Investim 500 milionë lekë për Reanimacion modern në Spitalin e Shkodrës  

by A R
13/12/2016 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fillim të vitit të ardhshëm, Spitali Rajonal i Shkodrës do të ketë gati një sallë tërësisht moderne të shërbimit të Reanimacionit. 500 milionë lekë është investimi që ka nisur tashmë, duke përfshirë rikonstruksionin e mjediseve të këtij shërbimi, si dhe furnizimin me pajisjet mjekësore.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndoqi nga afër ecurinë e punimeve teksa u shpreh se në muajin mars, ky shërbim do të jetë tërësisht funksional dhe në dispozicion të pacientëve të Shkodrës. Kreu i Shëndetësisë theksoi se falë këtij investimi, spitali rajonal i Shkodrës do mund ti përgjigjet më mirë fluksit të pacientëve që do t’i vijë nga Kirurgjia e Përgjithshme, Ortopedia, por edhe rastet e ndryshme të traumave.

“Është një ndërhyrje e rëndësishme në Reanimacionin Qendror të spitalit rajonal të Shkodrës”, u shpreh ai, duke vënë në dukje se, punimet ndërtimore janë me vlerë rreth 150 milionë lekë, dhe po në spital është bërë dhe furnizimi i pajisjeve që do të vihen në punë me të mbaruar punimet e ndërtimit që janë rreth 350 milionë lekë.

“Pra janë 500 milionë lekë që investohen për të fuqizuar shërbimin e Reanimacionit të Përgjithshëm në spitalin e Shkodrës, të cilët bashkë me përmirësimet e bëra tashmë në Reanimacionin e Pediatrisë, dhe në reanimacionin e ri të Kardiologjisë, pjesën e shërbimit të reanimacionit në spital e plotësojmë, në mënyrë që volumi në rritje që do i vijë spitalit nga Kirurgjia e Përgjithshme, nga Ortopedia, të mund të zgjidhet sa më mirë edhe në këtë spital, plus edhe rastet e ndryshme të traumave cerebrale  vaskulare që praktikisht janë të pashmangshme”, tha më tej Beqaj.

“Praktikisht Shkodra është një qark i madh, me popullsi të madhe, me epidemologji nga më të ndryshmet. Nga anagazhimet që ka dhe kontraktori që zbaton punimet ne besojmë se në muajin mars ky shërbim do të jetë funksional për pacientët e Shkodrës. Spitali ka marrë masa ndërkohë që është spostuar në një pjesë tjetër në mënyrë të përkohshme. Do të kërkonim dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve të Shkodrës, të të sëmurëve por dhe të familjarëve që gjatë kësaj periudhe 3-4 mujore do bëjmë një shërbim në një mjedis më të shtrënguar, por me qëllimin e mirë që nga pranvera të kemi një reanimacion shumë më të mirë”, u shpreh Ministri Beqaj.

Spitali rajonal i Shkodrës është duke u shndërruar në një model të ri të shërbimit mjekësor, modern e bashkëkohor, tërësisht i shndërruar, falë investimeve të shumta të bëra në dy vitet e fundit. 5 milionë dollarë janë investimet e realizuara deri tani, si dhe ato që kanë nisur tashmë së zbatuari, kryesisht nga buxheti i shtetit, me financime të huaja dhe nga partneriteti publik-privat, të cilat e plotësojnë funksionimin e spitalit rajonal të Shkodrës dhe e bëjnë një nga qendrat më të rëndësishme të veriut të Shqipërisë, por edhe në të gjithë vendin.

Next Post
VIDEO/ Dasma e nxehtë, striptistet çmendin të ftuarit me gjeste erotike, nusja…

VIDEO/ Dasma e nxehtë, striptistet çmendin të ftuarit me gjeste erotike, nusja...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Borxhi publik zbret në 54.73%, Ministria e Financave: Niveli më i ulët që nga 2008

Të ardhurat në buxhet rriten me 12.2%, Ministria e Financave: Investimet në rritje!

July 16, 2026
U plagos rëndë në aksidentin e pak ditëve më parë, ndërron jetë 7-vjeçarja në Fier

U plagos rëndë në aksidentin e pak ditëve më parë, ndërron jetë 7-vjeçarja në Fier

July 16, 2026
Mbi 800 zjarre aktive në Kanada, tymi i dendur prek edhe SHBA-të: Alarm për cilësinë e ajrit

Mbi 800 zjarre aktive në Kanada, tymi i dendur prek edhe SHBA-të: Alarm për cilësinë e ajrit

July 16, 2026
E vranë me karrige dhe e zhveshën, si u ekzekutua Lamçja nga Sokol Sanxhaktari

I dënuar për vrasjen e Florian Lamçes, lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

July 16, 2026
Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

July 16, 2026
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

July 16, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Trump vendos tarifa 25% për produktet brazilian! Brazili kundërshton masat e reja tregtare

July 16, 2026
“Zvërneci”, eksperti: Projekti sjell 13 mijë vende pune, përfitimet ekonomike tejkalojnë rreziqet

“Zvërneci”, eksperti: Projekti sjell 13 mijë vende pune, përfitimet ekonomike tejkalojnë rreziqet

July 16, 2026
Moti i keq ‘godet’ qarkun e Kukësit! Rrëshqitje dherash në Tropojë, bllokohen segmente rrugore

Moti i keq ‘godet’ qarkun e Kukësit! Rrëshqitje dherash në Tropojë, bllokohen segmente rrugore

July 16, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Dyshime për baste me fjalimet e Trump, hetohet operatori i teleprompterit për fitime mbi 100 mijë dollarë

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In