• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: Informacioni, një nga 5 shtyllat kryesore të zbatimit të Programit për Mbulim Universal

by Java News
04/05/2016 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Shëndetit Publik: “Health indicators as an important tool for strengthening health information systems in the European Region – Treguesi e Shëndetit si një instrument i rëndësishëm për fuqizimin e sistemeve të informacionit shëndetësor në Rajonin Evropian”. Beqaj në fjalën e tij foli për rëndësinë e informacionit si një nga pesë shtyllat kryesore mbi të cilat bazohet programi qeveritar për mbulim universal.

Fjala e Ministrit:

Besoj së është vendi për ta filluar me një përgëzim për Institutin e Shëndetit Publik, i cili tashmë e ka kthyer në traditë të përvitshme organizimin e një konference të rëndësishme ndërkombëtare për aspekte, që sigurisht, vlerësohen se janë me rëndësi për shëndetin publik në vend.

Tema që diskutojmë sot, “Sistemi i informacionit,” është e rëndësishme jo vetëm për nevojat që ka sistemi ynë shëndetësor, por unë besoj, edhe në kornizën e përpjekjeve që po bën qeveria shqiptare për të përmirësuar ndjeshëm sistemet e informacionit në Shqipëri, në dy drejtime kryesore: së pari, për të patur një informacion për të marrë vendimet e duhura, për të patur informacion për të matur efektivitetin e programeve që zbatohen; por padyshim, ehe për të zbatuar sot mundësitë e pamata që bota e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit ofron për të përmirësuar ndjeshëm shërbimet publike ndaj qytetarëve, si dhe për të kapërcyer disa barriera që për arsye financiare, gjeografike apo kulturore ende ekzistojnë në vend. Dhe këto tre barriera, besoj se më shumë se kudo ndihen edhe në sistemin shëndetësor shqiptar.

Ne jemi angazhuar për Mbulim Universal, dhe të paktën, nën këshillat e vlefshme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), për të arritur këtu duhen të paktën gjashtë elementë: (i) Duhen mjedise pune të përshtatshme ku të kryhet praktika shëndetësore, (ii) duhen pajisje mjekësore diagnostikuese, (iii) duhen barna dhe materiale mjekësore nga një listë esenciale dhe të arritshme për njerëzit, (iv) duhet personel mjekësor i specializuar, (v) duhet padyshim financim i nevojshëm,  por duhet edhe (vI) INFORMACION.

Praktikisht, është mungesa e këtij të fundit që bëhet pengesë. Bëhet pengesë në politikbërjen e madhe, por bëhet pengesë edhe në në zbatimin e praktikës së përditshme mjekësore. Prandaj, këtë mungesë na duhet ta kapërcejmë dhe ta përdorim informacionin si një urë për të arritur aty ku duam të shkojmë.

Unë besoj se ka tashmë përpjekje jo të vogla të cilat kanë filluar të japin rezultatin e nevojshëm. Sigurisht, për nevoja që lidhen detyrimisht jo vetëm me informacionin, Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) vendosi të kalojë nga “Librezat Shëndetësore” në “Kartën e Shëndetit”.

Sot që ne flasim, janë më shumë se 1 milion karta aktive shëndeti të lëshuara nga Fondi i sigurimeve shëndetësore, që do të thotë, se minimalisht pas këtyre 1 milion kartave aktive ka individë me të dhënat e tyre socio-demografike, shumë të nevojshme për të bërë analizat e nevojshme dhe për të marrë drejtimet e duhura.

Nga 1 Nëntori 2015 dhe deri në fund të Prillit, pra vetëm në 6 muaj, në projektin pilot që po zbatohet në Durrës të “Recetës Elektronike” janë lëshuar më shumë se 90 mijë receta elektronike. Ne kemi sot në regjistrin elektronik të kontrollit bazë shëndetësor më shumë se 400 mijë dosje elektronike, ku secila prej tyre ka dhjetëra tregues individualë shëndetësorë.

Pra, mundësia e paanë që ofron sot bota e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit po na çon shumë shpejt, pa shumë investime, nga një situatë “no data” në “big data”.

Kështu, duhet që tani të mendojmë në mënyrë të mençur që të jemi gati që të shfrytëzojmë siç duhet këto “big data”, në mënyrë që të mos vijë dita që shumë shpejt të mbytemi në këtë det të paanë tashmë të dhënash.

Përfaqësuesja e UNICEF-it (znj. Antonella Scolamiero), tha se: “Të dhënat duhet të jenë të besueshme dhe të akesueshme”. Në çdo hap, dhe unë kam një sugjerim nga eksperienca ime e gjatë profesionale me informacionin, që nëse ia dalim ti vendosim vetes si qëllim, që çdo ngjarje që lidhet me shëndetin e njerëzve tanë të regjistrohet një herë atëherë kur ndodh dhe aty ku ndodh, do të kemi koherencë, saktësi dhe do të evitojmë shpenzime që shpesh herë i bëjmë të përsëritura.

Po punojmë edhe për aspekte të tjera që lidhen me sistemin e informacionit, sepse sistemi i informacionit është një nga 5 kolonat kryesore të zbatimit të Programit  të Qeverisë në Shëndetësi, që ka në krye të tij Mbulimin Universal apo Shëndetin për të Gjithë, siç është sot edhe angazhimi i axhendës së OBSH-së, por edhe emri simpatik i një projekti që zbatohet në Shqipëri me një financim bujar të qeverisë zvicerane.

Prandaj, unë dua të shfrytëzoj këtë moment, të falënderoj qoftë përfaqësuesit e qeverisë së Zvicrës, qoftë UNICEF-it, OBSH-së, UNFPA-së, për ndihëm që vazhdojnë ti japin sistemit shëndetësor edhe në aspektet e sistemit të informacionit.

Megjithatë, po në mënyrë simpatike, unë besoj se sot Ambasadori Zviceran (z. Christoph Graf), na dha edhe një paralajmërim, na tha që si një “middle income country” duhet ti dilni më shumë për zot nevojave të sistemit shëndetësor, por besoj se na dha edhe një porosi shumë të bukur, kemi nevojë për sisteme shëndetësore të shëndetshëm.

Next Post

Kate Upton, një seks bombë që shkon drejt martesës (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit nga pezullimi/ Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës: Presidenti Trump ka shkelur mandatet e Kongresit

Një vit nga pezullimi/ Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës: Presidenti Trump ka shkelur mandatet e Kongresit

March 18, 2026
Aksidentet rrugore me pasoja fatale/ Ekspertët: Këmbësorët dhe mos zbatimi i rregullave, dy nga shkaqet

Aksidentet rrugore me pasoja fatale/ Ekspertët: Këmbësorët dhe mos zbatimi i rregullave, dy nga shkaqet

March 18, 2026
Sëmundjet e zemrës, mjekja Hasani: 80% e tyre të parandalueshme, stili i jetesës shumë i rëndësishëm

Sëmundjet e zemrës, mjekja Hasani: 80% e tyre të parandalueshme, stili i jetesës shumë i rëndësishëm

March 18, 2026
“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

March 18, 2026
“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

March 18, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Problemi nuk është iftari, por liria e medias

March 18, 2026
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

March 18, 2026
Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

March 18, 2026
VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

March 18, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In