PD kërkoi 10 ditë përjashtim të Ministrit Ilir Beqaj, pas pretendimit se ky i fundit i tha deputetes së opozitës jashtë mikrofonit “kafshë”, por kjo kërkesë nuk është miratuar nga Byroja e Parlamentit. Paloka ka kërkuar që Beqaj të bëjë ndjesë publike,gjë që Ministri e ka bërë.
Paloka: Nuk pritej më shumë nga byroja e Parlamentit. Ne për të treguar se nuk jemi si këta, do t’i kërkojmë zotërisë që të kërkojë falje publikisht, përndryshe nëse nuk kërkon falje atëherë nuk do të ketë seancë.
Beqaj: Në fillim dua t’i kërkoj ndjesë për fjalën e pahishme zonjës Deda… sigusht që këto fjalë nuk duhet të përdoren, por mesa duket unë njeri i gjallë jam dhe në vazhdën e fyerjve të opozitës, e tejkalova masën. Unë do të shpresoj që kjo ndjesë publike të mund të vlejë që ndoshta në ditët në vijim të përdorim reciprocikisht të njëjtin standart. Zonja Deda ndjesë.
Ndërkohë Beqaj është duartrokitur nga deputetët në seancë, ndërsa fjalën e ka marrë më pas Esmeralda Shkjau.