Fushata elektorale është bërë pjesë edhe e seancës së sotme të Kuvendit të Shqipërisë. Ka qenë ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj i cili ka akuzuar sot kandidatin e opozitës për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosovën, se ka abuzuar me fondet publike dhe pajisjet spilatore, gjatë kohës që drejtonte maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe më pas edhe Ministrinë e Shëndetësisë.
Sipas Beqaj gjatë kontrollit në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, u gjetën një sasi e madhe barnash të skaduara dhe që ishin blerë gjatë viteve 2008-2009, kohë kur ai drejtohej pikërisht nga Kosova. Jo vetëm kaq por ministri i shëndetësisë tha se në këtë spital gjenden ilaçe të skaduara me vlerë 100 mijë dollar dhe aparatura jashtë funksionit me vlerë 500 mijë dollarë.
“U gjetën një sasi e konsiderueshme ilaçesh me vlerë rreth 100 mijë euro që ishin blerë në vitet 2008-2009 dhe ishin të skaduara”, u shpreh Beqja. Por abuzimi sipas Beqajt nuk mjafton me kaq, pasi gjatë auditit u gjetën edhe 500 mijë dollarë pajisje mjekësore që nuk përdoren dhe janë ende në inventar. Disa ditë para se të largohej nga qeverisja, disa nga pajisjet e spitalit ishin çuar në klinikën e tij private”, tha Beqaj në Kuvend.
Nga ana tjetër edhe deputeti demokrat Genc Pollo ka kërkuar sqarime nga kandidati i majtë, se me çfarë parash Veliaj mbuloi shpenzimet e dasmës.









