• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj dhe Tahiri te Urgjenca: Shërbimi i ri 24 orë, tashmë më pranë qytetarëve

by A R
12/02/2017 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Shërbimi i urgjencës mjekësore, pas riorganizimit, është tashmë prezent në territor në disa pika të qarkut të Tiranës. Autoambulanca, stafi mjekësor, i përbërë nga dhënësi i ndihmës së parë (drejtuesi i automjetit), si dhe një infermier, janë të stacionuar në disa zona të qarkut të Tiranës, ashtu sikundër në të gjitha qarqet e vendit.

Kështu njofton Ministria e Shëndetësisë sipas së cilës Ilir Beqaj, së bashku me ministrin Saimir Tahiri, ishin në Qendrën Shëndetësore numër 6 në kryeqytet, në zonën e Kombinatit, ku panë nga afër mënyrën e re të ofrimit të këtij shërbimi.

“Qytetarët të jenë të informuar që në rast nevoje, autoambulanca nuk është më e vendosur në një pikë të Tiranës siç ishte deri javën e kaluar, por tashmë, rri këtu, është gjithmonë e stacionuar këtu. Nevojat që do të kenë, koha e vajtjes së autoambulancës deri tek vendi i thirrjes, tek pacienti apo qytetari i sëmurë do të jetë shumë më e shkurtër”, theksoi Beqaj.

Kreu i Shëndetësisë u shpreh se, tashmë, me riorganizimin e vendosjes në territor të shërbimit të urgjencës mjekësore, autoambulancat janë të stacionuara në disa zona në kryeqytet. “Ne besojmë se kalimi nga një pikë për Tiranën në disa pika, – një është në Kombinat, një është tek “21 Dhjetori”, një është në QSUT, një është tek spitali i Traumës, një do të vazhdojë të rrijë aty ku është edhe sot, tek stadiumi “Dinamo”, apo edhe në pika të tjera, – do të bëjnë që koha e vajtjes të jetë më e shkurtër, që ne të përpiqemi që brenda qyteteve të arrijmë në një standard të pranueshëm rreth 12 minuta”.

Nga ana e tij, Ministri i Brendshëm tha se tashmë, banorët e zonës së Kombinatit do të mund të marrin një shërbim në një kohë shumë më të shpejtë. “Dua të falënderoj edhe Ministrin Beqaj që bashkë me ju, duke filluar nga sot, kemi një shërbim emergjence 24-orë në Kombinat, që ekzaktësisht nuk do jetë vetëm për Kombinatin po i vjen shumë më shpejtë në ndihmë edhe banorëve të Tiranës së Re tashmë, pra Prushit, Vaqarrit, deri në Ndroq. Kjo është shumë e rëndësishme, në qoftë se deri dje të shkonte qytetari tek urgjenca dhe kjo ishte diku në qendër të Tiranës, sot shërbimi i emergjencës është këtu dhe i shërben qytetarëve të Kombinatit në kohë rekord”, u shpreh Ministri Tahiri./b.d

 

Next Post
Rrëfimi prekës i Hueydas: Si ma ngacmonte mamanë zv.ministri (VIDEO)

Rrëfimi prekës i Hueydas: Si ma ngacmonte mamanë zv.ministri (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In