• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: Buxheti i vitit 2015 ishte më i larti në historinë e mjekësisë shqiptare

by S M
21/10/2016 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Buxheti i vitit 2015 ishte rreth 40,7 miliardë lekë. Thënë ndryshe, sa 2,84% e Produktit të Brendshëm Bruto dhe përbën nivelin më të lartë historik të financimit të shëndetësisë publike. Ky buxhet financoi 14,094 lekë për kujdesin shëndetësor të çdo shqiptari me një rritje me 15% krahasuar me vitin 2013.

Buxheti 2015, midis të tjerash:

  1. Financoi një ndër projektet më të rëndësishme të vëna në jetë gjatë vitit 2015, atë të programit të kontrollit bazë shëndetësor pa pagesë për grupmoshat 40 deri 65 vjeç. Rreth 300 mijë vetë bënë kontrollin e tyre shëndetësor falas në të gjithë qendrat shëndetësore të vendit për të vlerësuar gjendjen e tyre shëndetësore, si dhe për të vlerësuar, komunikuar dhe menaxhuar rreziqet e ndryshme dhe për të filluar me plotësimin e dosjes elektronike shëndetësore.

 

  1. Financoi zgjerimin e listës së barnave të rimbursueshme me shtimin e 29 alternativave të reja, nga të cilat përfituan drejtpërdrejtë rreth 11 mijë pacientë. Rreth 8.7 miliardë lekë u shpenzuan gjatë vitit 2015 për rreth 515 mijë përfitues të barnave të listës së rimbursueshme. Midis të tjerave, spikat përfshirja e një bari shërues për Hepatitin C. Në vitin 2015, 11 pacientë përfituan mjekim shërues, ku për secilin prej tyre u shpenzuan rreth 60 mijë euro.

 

  1. Financoi fillimin e funksionimit të shërbimit të kardiologjisë intevencionsite në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, fillimin e shërbimit të urgjencës kardiake 24/7, si dhe fillimin e referimit të pacientëve kardiakë në nevojë për kardiologji intervencioniste dhe kardiokirurgji në 5 spitale jo publike. U financuan nevojat e 4220 pacientëve, duke plotësuar 67% të nevojave në vend apo 2,1 herë më shumë pacientë se sa në vitin 2013.
  2. Financoi 8 trasplante të veshkës, rreth 8 mijë euro secili.

 

  1. Finalizoi investimin e rëndësishëm prej gati 220 milionë lekësh për Spitalin Psikiatrik të Vlorës. Ky spital modern i shërben mjekimit të të sëmurëve mendorë.

 

  1. Financoi ndërtimin e bunkerit për instalimin e akseleratorit linear pranë Shërbimit Onkologjik në QSUT dhe instalimin e pajisjes. Ky investim ishte i domosdoshëm për t’i paraprirë vendosjes së akseleratorit linear i cili u ë instalua në periudhën nëntor 2015 – shkurt 2016. Është në punë që nga prilli 2016, dhe prej atëherë, pacientët e marrin shërbimin falas në QSUT dhe nuk paguajnë mijëra euro në spitale jopublike.

 

  1. Financoi blerjen e një Rezonance Magnetike (MRI) për Spitalin Rajonal të Shkodrës. Kjo aparaturë e rëndësishme është vënë në punë dhe shkodranët, malësorët, pukjanët nuk kanë pse vijnë më në Tiranë për kryerjen e këtij ekzaminimi. Por edhe lezhjanët, mirditorët, kukësianët, tropojanët e hasianët e marrin këtë shërbim në Shkodër, me një rradhë pritjeje jo më shumë se një muaj.

 

  1. Financoi shpërndarjen e Kartës së Shëndetit, e cila zëvendësoi librezën shëndetësore. Karta kthen kohën dhe rolin e mjekut të familjes në funksion të shërbimit ndaj pacientëve. 600 mijë vetë u pajisën me kartën e shëndetit. Kohë e kusyer me mjekun, për farmacistin por edhe për pacientët.

 

  1. Financoi pilotimin e Recetës Elektronike në qarkun e Durrësit, si një investim i rëndësishëm i shëndetësisë elektronike, një program që siguron saktësi, lehtësi, shpejtësi dhe siguri në të gjitha hallkat e procesit të rimbursimit të barnave, duke i paraprirë sistemit kombëtar të recetës elektronike që po zbatohet në vitin 2016.

 

  1. Financoi funksionimin e 22 qendrave shëndetësore të sezonit veror, duke mbuluar shpenzimet për shërbimin 24/7 për personelin e punësuar rishtas dhe për barna e materiale mjekimi, si dhe shërbime të tjera shtesë. Nga këto qendra është mbuluar një aktivitet i konsiderueshëm shëndetësor prej 25 mijë vizitash.

 

  1. Financoi vijimin e programit të dezinsektimit të zonave ligatinore të bregdetit me synim të dyfishtë, qoftë mbrojtjen e shëndetit nga rreziku, qoftë në reduktimin e problematikave të ndryshme gjatë sezonit turistik.

 

Next Post

Blushi: Kosova, pavarësia e dytë është nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shekulli i Turqisë së madhe ka filluar”- Erdogan sulmon përsëri Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten, i njohim duart e ndyra! Fituesit do jemi ne

“Shekulli i Turqisë së madhe ka filluar”- Erdogan sulmon përsëri Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten, i njohim duart e ndyra! Fituesit do jemi ne

August 25, 2026
Belgjika e alarmuar, shpërthim dramatik i Salmonelës, mbi 300 raste të konfirmuara! U infektuan pasi hëngrën vezë

Belgjika e alarmuar, shpërthim dramatik i Salmonelës, mbi 300 raste të konfirmuara! U infektuan pasi hëngrën vezë

August 25, 2026
VIDEO/ Tragjedi në Rusi, të paktën 3 të vdekur dhe rreth 150 të plagosur nga shpërthimi i zjarrit në kantierin industrial! Punëtorët vrapojnë nën panik

VIDEO/ Tragjedi në Rusi, të paktën 3 të vdekur dhe rreth 150 të plagosur nga shpërthimi i zjarrit në kantierin industrial! Punëtorët vrapojnë nën panik

August 25, 2026
Ministri i Mbrojtjes viziton ushtarët në kufi, Katz: Trupat izraelite do të qëndrojnë në Siri për sigurinë e shtetit hebre!

Ministri i Mbrojtjes viziton ushtarët në kufi, Katz: Trupat izraelite do të qëndrojnë në Siri për sigurinë e shtetit hebre!

August 25, 2026
“Unë e lashë duhanin”- Rrëfimi i kardiologut të njohur: Bëjini nder zemrës, hiqni dorë edhe ju! (VIDEO)

“Unë e lashë duhanin”- Rrëfimi i kardiologut të njohur: Bëjini nder zemrës, hiqni dorë edhe ju! (VIDEO)

August 25, 2026
Fluksi turistik shënon rekord të ri, në muajin korrik hynë mbi 2.8 milionë shqiptarë dhe të huaj, INSTAT raporton rritje me 6.1%

Fluksi turistik shënon rekord të ri, në muajin korrik hynë mbi 2.8 milionë shqiptarë dhe të huaj, INSTAT raporton rritje me 6.1%

August 25, 2026
Thriller me zhdukjen e një 29-vjeçari dhe djalit të tij 5-vjeçar në Belgjikë! Gjenden dy trupa, autoritetet: Asnjë pistë nuk përjashtohet

Thriller me zhdukjen e një 29-vjeçari dhe djalit të tij 5-vjeçar në Belgjikë! Gjenden dy trupa, autoritetet: Asnjë pistë nuk përjashtohet

August 25, 2026
SHBA në alarm, 2 persona vdesin nga fruthi në Pensilvani, i pari në 35 vjet! Regjistrohen rreth 400 të prekur

SHBA në alarm, 2 persona vdesin nga fruthi në Pensilvani, i pari në 35 vjet! Regjistrohen rreth 400 të prekur

August 25, 2026
Trump: SHBA ka pastruar të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit! Çdo anije iraniane që tenton t’i rivendosë, do shkatërrohet!

Trump: SHBA ka pastruar të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit! Çdo anije iraniane që tenton t’i rivendosë, do shkatërrohet!

August 25, 2026
Zbardhet dokumenti “Leptiri” që iu gjet Shahollit: Ja si planifikoi shërbimi sekret serb rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës që ishte i burgosur në Serbi

Zbardhet dokumenti “Leptiri” që iu gjet Shahollit: Ja si planifikoi shërbimi sekret serb rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës që ishte i burgosur në Serbi

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com