• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: 660 milionë lekë për modernizimin e Spitalit të Traumës

by Java News
11/12/2016 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Salla të reja kirurgjikale, aparatura të ekografisë dhe pajisje të tjera mjekësore do ti shtohen logjistikës aktuale të Spitalit Universitar të Traumës falë investimit me vlerë 660 milionë lekë që parashikon fuqizimin dhe modernizimin e mëtejshëm të këtij institucioni.

Punimet e nisura së fundi përfshijnë konkretisht ndërhyrjet në pjesën që do të jetë i gjithë poli i imazherisë për pacientët e shtruar në spital, ndërkohë që parashikohen edhe ndërhyrje në urgjencë, në sallat e operacioneve, por edhe për përmirësimin e ndjeshëm të sistemit elektrik dhe atij të aspirimit, duke instaluar një sistem të ri dhe bashkëkohor aspirimi të ajrit me filtra antimikrobikë.

Gjatë inspektimit për të ndjekur nga afër ecurinë e punimeve, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, theksoi se falë këtyre ndërhyrjeve në infrastrukturën e Spitalit Universitar të Traumës, me investimin prej rreth 5.7 milionë euro, sigurohet instalimi i pajisjeve të reja brenda pranverës së ardhshme në këtë spital, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e kujdesit shëndetësor për pacientët që kanë nevojë për shërbimet e këtij spitali.

Kreu i shëndetësisë u shpreh se këto investimeve do të bëjnë që ky spital t’i përgjigjet ashtu siç duhet nevojave që kanë pacientëve të ndryshëm nga i gjithë vendi. “Në vijim të përpjekjeve për fuqizimin dhe modernizimin e Spitalit të Traumës po bëjmë disa ndërhyrje të nevojshme në infrastrukturë, në mënyrë që investimi prej rreth 5.7 milionë euro pajisje që do të instalohen pranverën e ardhshme, të jenë të gatshme edhe për funksionim. Janë rreth 660 milionë lekë, që financohen nga Buxheti i Shtetit për ndërhyrje në këtë pjesë që do të jetë gjithë poli i imazherisë për pacientët e shtruar në spital, përfshirë edhe ndërhyrjet në urgjencë, në sallat e operacioneve; për të patur përmirësim të sistemit elektrik, që është i amortizuar, për të patur sistem aspirimi të ajrit me filtra antimikrobike siç i duhet sallave të operacioneve, dhe kemi dhe përmirësimin e ndjeshëm të sistemit elektrik, të aspirimit dhe të ajrimit edhe në reanimacionin e përgjithshëm të spitalit”, ka nënvizuar kreu i shëndetësisë.

Investimet e kryera në ketë spital do të jenë në funksion të plotë pranverën e ardhshme. “Me këto ndërhyrje në nivelin 660 milionë lekë, bëhen praktikisht shumë më efiçente edhe pajisjet, siç e thashë një vlerë investimi 5.7 milionë euro që do të vihen pranverën e ardhshme në funksionim në spital, gjë që do ta bëjë këtë spital me kapacitete që ti përgjigjet ashtu siç duhet nevojave që kanë pacinetë të ndryshëm nga i gjithë vendi për trauma dhe për sëmundje të tjera”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Këto janë dy blloqet kryesore ku po punohet aktualisht, ndërkohë që të tjera investime dhe ndërhyrje do të kryhen edhe në shërbime të tjera të Spitalit Universitar të Traumës.

Next Post
Hakerat thyejnë sigurinë, grabiten 31 mln dollarë nga bankat ruse

Blerjet online, shqiptarët ia gjejnë “zgjidhjen” uljes së kufirit të taksës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com