• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Beogradi s’ka lidhje me sulmin”, Vuçiç: Gati të bashkëpunojmë edhe me Prishtinën, Kurti u nxitua

by A R
03/12/2024 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Beogradi është i gatshëm për bashkëpunim të plotë metë gjitha organizatat dhe institucionet ndërkombëtare sa i përket hetimeve për ngjarjet në Zubin Potok. Ky është mesazhi qe kujdeset të përsërisë presidenti serb Aleksandër Vuçiç mes akuzave të Prishtinës se Beogradi qëndron pas sulmit. Vuçiç tha se nëse diçka e tillë është bërë nga dikush i nacionalitetit serb në territorin që siç tha kontrollohet nga Serbia, ai do të ndalohet e arrestohet në moment por se për momentin nuk ka informacione të tilla. Sipas Vuçiç, tre gjëra janë të rëndësishme.

“E para, ne jemi të gatshëm për bashkëpunim të plotë në hetime metë gjitha organizatat e institucionet ndërkombëtare në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit në mënyra të caktuara dhe me institucionet e Prishtinës, pa rrezikuar sovranitetin dhe pavarësinë e Republikës së Serbisë. Së dyti, nuk ka dyshim se Beogradi nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Siç e shihni nuk ka asnjë provë apo spekulim se mund ta kemi bërë ne. E treta dhe më e rëndësishmja, është se Beogradi nuk u ngut ashtu si Prishtina për të akuzuar dikë, por do të presë”, tha presidenti serb.

Vuçiç shton më tej se pavarësisht pretendimeve të Prishtinës për arrestimin e 10 personave ata nuk kanë lidhje me ngjarjen. Sipas tij më e rëndësishme se gjetja e autorit, është te zbulohet sekush qëndron pas këtij akti.

“Argumenti se Rusia ka shënjestruar infrastrukturën energjetike në Ukrainë dhe kështu ka ndodhur në Kosovë, nuk qëndron”, thotë Vuçiç.

Ai pretendon se Prishtina po nënvlerëson të gjithë ata që kanë arsye, inteligjencë dhe tru.

“Mund ta kopjoni në disa shembuj të tjerë, kjo është shumë e gabuar dhe krejtësisht budallallëk”, deklaroi Vuçiç.

/a.r

Next Post
14-vjeçari u shtrua në spital pasi konsumoi kanabis, policia procedon dy të rinj në Gjirokastër

14-vjeçari u shtrua në spital pasi konsumoi kanabis, policia procedon dy të rinj në Gjirokastër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

February 8, 2026
Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

February 8, 2026
Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

February 8, 2026
Çudira nga dosja e “Epstein”, ekskursioni (për fosile dinozaurësh) i pedofilit me elitën amerikane

Çudira nga dosja e “Epstein”, ekskursioni (për fosile dinozaurësh) i pedofilit me elitën amerikane

February 8, 2026
Organizatë kriminale brenda burgut të Janinës, drejtohej nga shqiptari i quajtur Modi

Zyrtari i lartë i KiE: Paraburgimi në Shqipëri, pesë herë më i lartë se mesatarja e BE-së

February 8, 2026
“Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”/ Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd

“Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”/ Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd

February 8, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Shkurt 2026

February 8, 2026
Të dehur në timon dhe tentativa korrupsioni, 6 të arrestuar në Durrës

Të dehur në timon dhe tentativa korrupsioni, 6 të arrestuar në Durrës

February 8, 2026
Problematika në bashkinë Tepelenë, rrezikohen disa banesa nga shkarja e dherave në fshatin Nivicë

Sërish rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet aksi që të çon drejt Kallmit

February 8, 2026
Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In