• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Beogradi sërish probleme: Nuk do lemë serbët në FSK

by Java News
31/10/2018 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 70 pjesëtarë të komunitetit serb që kanë qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës [FSK], kanë braktisur radhët e kësaj Force pas presioneve të shumta të raportuara ndaj tyre, përmes qarqeve të caktuara në Serbi.

Përfaqësuesit më të lartë politikë në Beograd kanë deklaruar se nuk do të donin që t’i shohin pjesëtarët e komunitetit serb pjesë të FSK-së, sidomos tani, kur kjo forcë po i shton kapacitetet e saj dhe po merr “rrugën” e transformimit drejt krijimit të ushtrisë së ardhshme të Kosovës.

Zyrtarët në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës thonë se presionet dhe kërcënimet janë duke vazhduar dhe jo vetëm ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb, por edhe ndaj komunitete tjera.

Rasti i fundit, i cili ishte vlerësuar nga policia rrezik i përgjithshëm, ndodhi gjatë fundjavës në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së FSK-së, në oborrin e shtëpisë së një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komunitetit turk ishte vendosur një mjet shpërthyes, por që nuk kishte pasoja, pasi mjeti u çaktivizua.

Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e FSK-së, tha për Radion Evropa se këto kërcënime po vazhdojnë dhe janë të papranueshme.

“Është e vërtetë që pjesëtarët e komuniteteve pakicë, sidomos të komunitetit serb, por edhe të komuniteteve tjera vazhdojnë të kenë presion nga qarqet jashtë Kosovës për t’u larguar nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Për këtë më së miri flet edhe rasti i fundit në Lagjen e Boshnjakëve ku pjesëtarit të FSK-së i është vënë një mjet shpërthyes në oborrin e tij”, tha Shala.

Ai tha po ashtu se presioni ndaj pjesëtarëve të FSK-së deri më tani është zhvilluar në forma të ndryshme politike e psikologjike, por tani ato kanë kaluar edhe me mjete që e rrezikojnë jetën e njerëzve.”Është kaluar në presione shumë konkrete që rrezikojnë jetën e pjesëtarëve tanë dhe familjeve të tyre, do të thotë kalohet në vepra që e rrezikojnë jetën”, tha Shala.

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të martën se autoritetet e Kosovës kanë për qëllim që më 28 nëntor, Ditën e Flamurit të Shqiptarëve ta shënojnë me formimin e Ushtrisë së Kosovës.

 

Kjo sipas tij, është në kundërshtim me frymën e të gjitha marrëveshjeve, të Rezolutës së OKB-së, të marrëveshjes së Kumanovës me NATO-n, dhe Marrëveshjes së Brukselit. Ai u ka bërë thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë që të mos bëhen pjesë e kësaj ushtrie.

“Unë edhe një herë u bëj thirrje serbëve të Kosovës që të mos bëhen pjesë e saj. U bëj thirrje të hapur dhe publike serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në formimin e Ushtrisë së Kosovës, sepse atë ushtri po e formojnë, për asgjë tjetër, por vetëm që ata serbë t’i shfrytëzojnë që një ditë të qëllojnë mbi serbët tjerë. U bëj thirrje serbëve që në asnjë mënyrë të mos i ndihmojnë në atë punë të pistë, me të cilën madje e shkelin edhe Kushtetutën e tyre, e cila për ne nuk ka ndonjë domethënie dhe të cilën ne nuk e pranojmë”, tha Vuçiq.

Kurse, njohësi i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, tha për Radion Evropa e Lirë se kërcenimet e tilla i sheh si një kërcënim të paqes dhe kërcënim ndaj përparimeve për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

Kastrati: FSK-së i duhen edhe shtatë vjet për t’u bërë ushtri

“Është kërcënim serioz për pjesëtarët e FSK-së dhe familjet e tyre të cilët në vazhdimësi jo vetëm tash, por edhe në të kaluarën këta kanë qenë të kërcënuar. Dy raste kemi në veri ku dy bomba iu kanë hedhur familjarëve të tyre në oborrin e shtëpisë. Pastaj kemi arrestime të shumta kur ata të shkojnë për t’i vizituar familjarët e tyre në Serbi, ku merren në pyetje nga pjesëtarët e shërbimit sekret në biseda informative, presione të hatashme, por edhe kërcënime me vrasje personalisht për pjesëtaret FSK-së”, tha Kastrati.

Ai thotë se veprimet e tilla të shtyra nga Serbia janë absolutisht të papranueshme, pasi që personat që janë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe jetën e tyre e shohin në Kosovë dhe jo diku tjetër.

“Kjo është jashtëzakonisht e keqe. Ne si shqiptarë, por edhe komunitetet tjera joserbe i kanë parë këto kërcënime jo mirë. Neve na vije keq që kjo po ndodh, mirëpo pa marrë parasysh ne kemi disa lajme dhe disa informacione nga terreni se shumë të rinj serbë të tjerë dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj Force dhe ushtria do të ecë tutje përpara pa marrë parasysh”, tha Kastrati.

Forca e Sigurisë së Kosovës është në kërkim të plotësimit të vendeve të lëna bosh nga pjesëtarët e komunitetit serb, të cilët dy-tre muajt e fundit kishin braktisur radhët e saj.

Procesi i transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës deri tash kishte mbetur i bllokuar për shkak të mungesës së përkrahjes nga deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës.

Tri projektligjet e miratuara në parim nga Kuvendi i Kosovës për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës pritet t’i nënshtrohen dëgjimit publik dhe rishikimit, para se të shkojnë në Kuvend për miratim përfundimtar.

Dëgjimet publike pritet të organizohen në Prizren dhe në Graçanicë. Bëhet fjalë për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Shkatërrohet grupi kriminal që trafikonte refugjatë, 5 të arrestuar në Shkodër

Shkatërrohet grupi kriminal që trafikonte refugjatë, 5 të arrestuar në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet e 2028-s ende larg, por gara ka nisur: Kush e synon Shtëpinë e Bardhë pas Trumpit?

Zgjedhjet e 2028-s ende larg, por gara ka nisur: Kush e synon Shtëpinë e Bardhë pas Trumpit?

September 23, 2026
Mjekësia, e preferuara/ Më të mirët e gjimnazeve kanë fituar në degët e shëndetësisë

SHIFRAT/ Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë!

September 23, 2026
NATO dhe Zelensky paralajmërojnë: Putin është i paparashikueshëm! I gatshëm të marrë rreziqe dhe të provokojë Aleancën

NATO dhe Zelensky paralajmërojnë: Putin është i paparashikueshëm! I gatshëm të marrë rreziqe dhe të provokojë Aleancën

September 23, 2026
Zjarr në Llaman të Himarës, era favorizon flakët dhe rrezikojnë zonën! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

Zjarr në Llaman të Himarës, era favorizon flakët dhe rrezikojnë zonën! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

September 23, 2026
SHBA/ Uragani “Florence”, evakuohen më shumë se 1.7 milion banorë

Uragani “Polo” forcohet në Kategorinë 5 pranë Meksikës, paralajmërime për përmbytje dhe katastrofë!

September 23, 2026
(Procedurat) Fondet te “e-Albania”/ Fermerët mund të aplikojnë nga shtëpia!

Pagesat e subvencioneve për fermerët, autoritetet bëjnë apel për plotësimin në kohë të dokumentacionit! 20% aplikuan dhe i morën pagesat

September 23, 2026
Komisioni Evropian publikon listën me 10 profesionet e reja më të kërkuara në BE! Nga inxhinierë dhe elektricistë, deri te edukatorët

Komisioni Evropian publikon listën me 10 profesionet e reja më të kërkuara në BE! Nga inxhinierë dhe elektricistë, deri te edukatorët

September 23, 2026
Përgjohej prej disa javësh, 26-vjeçari kapet me drogë “gelato” me THC dhe kokainë në Mamurras!

Përgjohej prej disa javësh, 26-vjeçari kapet me drogë “gelato” me THC dhe kokainë në Mamurras!

September 23, 2026
“Nuk pashë ndonjë fakt”, Luarasi për akuzat e Ahmetajt: Konflikti i interesit e bën të pabesueshëm

“Realitet i dhimbshëm”- Deputetja socialiste Iris Luarasi në krah të Egla Cenos pas mesazhit kërcënues!

September 23, 2026
Ndezën zjarre pranë Parkut të Apolonisë dhe rrezikuan banesat, 2 piromanë të arrestuar dhe një nën hetim në Fier!

Ndezën zjarre pranë Parkut të Apolonisë dhe rrezikuan banesat, 2 piromanë të arrestuar dhe një nën hetim në Fier!

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com