• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beogradi në këmbë kundër “Nobelit” të Kandiç

by Java News
02/02/2018 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja “Zavetnici” (Të Betuarit) kanë mbajtur një protestë para Shtëpisë së të Drejtave të Njeriut në qendër të Beogradit, ndërsa nga Iniciativa Qytetare theksohet se bëhet fjalë për “Protestë kundër OJQ-ve”, raporton B92, transmeton Koha.net.

“Ndonëse ishte ftuar, policia nuk u shfaq në vendin ku po zhvillohej protesta. Shënjestërimi i atyre që mendojnë ndryshe po vazhdon në atmosferën e mosndëshkimit që e ka krijuar Qeveria” theksohet përmes Twiter-it. “U bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të reagojnë me shpejtësi ndaj shënjestërimeve të atyre që mendojnë ndryshe dhe të qëndrojnë në mbrojtje të lirisë së shprehjes si një e drejtë themelore njerëzore”, theksojnë ata, transmeton Koha.net.

Në fotografitë nga protesta të publikuara në rrjetet sociale shihen pllakata në të cilat janë vendosur fotot e kryetares së Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, e nën të cilat shkruan “Çmimi Nobel për tradhti të popullit serb”.

“Do ta ndjekim Natasha Kandiqin, Sonja Biserkon dhe OJQ-të antiserbe nga hapësira afariste e qytetit”, theksojnë “Të Betuarit” në faqen e tyre në Facebook.

ë rikujtojmë se Natasha Kandiq dhe Fondi për të Drejtën Humanitare janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, ndërsa propozimin e kanë bërë kryesuesi i Komisionit amerikan të Helsinkit, senatori amerikan nga Misisipi Roger Wicker dhe anëtari demokrat i Këshillit për Marrëdhënie Politike me Jashtë i Dhomës Përfaqësuese, kongresisti Eliot Engel, transmeton Koha.net.

Shtëpia e të Drejtave të Njeriut dhe e Demokracisë, është rrjet i organizatave të shoqërisë civile që janë bërë bashkë, siç theksohet, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë dhe aktiviteteve të përbashkëta për të ndikuar në gjendjen e fushës së të drejtave të njeriut.

Shtëpi ekziston nga nëntori i vitit 2011, ndërsa themelues të organizatës janë Nismat Qytetare, Qendra për të Drejtat e Njeriut e Beogradit, Komiteti i Juristëve për të Drejtat e Njeriut, Këshilli i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Qendra për Politikë Praktike. Lëvizja “Betimtarët” do të marrë pjesë në zgjedhjet e Beogradit që mbahen më 4 mars, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”/ Meta i dorëzon Flamurin ekipit shqiptar

Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”/ Meta i dorëzon Flamurin ekipit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prorokoviç e konfirmon: Kompromisi i Perëndimit për Kosovën do jetë OKB

Sahara/ Mbështetje e gjerë në OKB-së për planin e Autonomisë Marokene pas vetos ruse!

November 11, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Dosja “Partizani” është thjesht alibi në emër të pandëshkueshmërisë

November 11, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës ndryshon përsëri çmimet e karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

November 11, 2026
Kërcënimi/ “Do t’ju shkatërrojmë!”- Frikë për bomba në shkolla në të gjithë Italinë, evakuime dhe kontrolle! Fillojnë dëbimet

Kërcënimi/ “Do t’ju shkatërrojmë!”- Frikë për bomba në shkolla në të gjithë Italinë, evakuime dhe kontrolle! Fillojnë dëbimet

November 11, 2026
Paketa e Maleve, Demo nga Elbasani: Brenda nëntorit zgjerohen zonat prioritare në Gjinar! Janë miratuar 400 zona prioritare në 52 bashki

Paketa e Maleve, Demo nga Elbasani: Brenda nëntorit zgjerohen zonat prioritare në Gjinar! Janë miratuar 400 zona prioritare në 52 bashki

November 11, 2026
Falsifikonin dokumente të BE-së, arrestohen 2 bashkëmoshatarët në Tiranë! U sekuestrohen materiale, 1700 euro dhe…

Falsifikonin dokumente të BE-së, arrestohen 2 bashkëmoshatarët në Tiranë! U sekuestrohen materiale, 1700 euro dhe…

November 11, 2026
Reforma Zgjedhore, Bardhi: Nuk e kemi bojkotuar Komisionin, mazhoranca po përpiqet të devijojë punën!

Reforma Zgjedhore, Bardhi: Nuk e kemi bojkotuar Komisionin, mazhoranca po përpiqet të devijojë punën!

November 11, 2026
Pak muaj pas vdekjes, zhduken sende personale në vilën e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis! Peshqiri dhe tavëlli ngritën dyshime

Pak muaj pas vdekjes, zhduken sende personale në vilën e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis! Peshqiri dhe tavëlli ngritën dyshime

November 11, 2026
Ambasadorja e BE-së takohet me Shabanin: Integrimi evropian kërkon një Avokat të Popullit më të fortë, mbështetje dhe fuqizim!

Ambasadorja e BE-së takohet me Shabanin: Integrimi evropian kërkon një Avokat të Popullit më të fortë, mbështetje dhe fuqizim!

November 11, 2026
“Të depolitizojmë pjesërisht komisionet”- Balla tregon 4 pikat e Reformës Zgjedhore: Të hedhim një hap, opozitën e ftoj që…

“Ne i kemi të qarta rekomandimet e BE”- Balla ironizon Berishën: Ka marrë formën e ‘studentit 80-vjeçar’, PD në bojkot deri sa të vijë ‘gjeli dhe bakllavaja’!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In