• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beogradi kërkon që Kosova ta fusë Serbinë në Kushtetutën e saj

by Aalison Pearse Stevens
26/07/2016 22:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkesave që Serbia ta heqë Kosovën nga preambula e Kushtetutës së saj, zyrtari serb Marko Gjuriq u është përgjigjur se është më mirë që Kosova ta fusë në Kushtetutën e saj Serbinë.

As që bëhet fjalë për ndryshimin e preambulës së Kushtetutës së Serbisë, thotë Beogradi zyrtar pasi që ministrja kosovare Edita Tahiri ka deklaruar se nga Serbia është kërkuar që të hiqet preambula në të cilën Kosova trajtohet pjesë e Serbisë.

Ky qëndrim ka aktualizuar pyetjen nëse dy palët mund të negociojnë, të arrijnë marrëveshje e të zbatojnë zgjidhje krahas preambulës, e cila, siç është dëshmuar deri më tash, e bllokon normalizimin e plotë të marrëdhënieve, konstaton REL, emisioni në gjuhën serbe.

Ministrja për dialog e Kosovës, Edita Tahiri, në një intervistë për këtë medium, ka thënë se “marrëdhëniet e Kosovës e të Serbisë nuk mund të normalizohen me Kushtetutën e tashme të Serbisë, e cila Kosovën e parasheh territor të vetin. Pos kushteve për marrëdhënie të mira ndër fqinjësore, Serbia ka po ashtu kapitullin 35 që kërkon diçka të tillë. Në këtë kuptim, është me rëndësi arritja e një marrëveshjeje që do të ishte juridikisht e detyrueshme në fazat e ardhshme e për fillim, kemi kërkuar se është koha që Serbia, nga Kushtetuta e vet, pra nga preambula, ta heqë Kosovën”.

“Sa më shumë t’i afrohemi BE-së, kjo do të ndodhë, e ajo që tani është krejtësisht e sigurt, është se Serbia nuk mund të bëhet pjesë e BE-së pa njohjen e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Nga Beogradi, as kësaj radhe, nuk ka munguar retorika e ashpër.

Ndryshe, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka vlerësuar, në një deklaratë për RTS-në se “se Prishtina do të duhej që në Kushtetutën krahinore sa më parë ta fusë Serbinë pasi kjo është mënyra e vetme që të jetë e përfaqësuar në bashkësinë ndërkombëtare”.

Next Post

Hillary Clinton fiton nominimin historik për Presidente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In