Ish- sulmuesi i Partizanit të Beogradit, shqiptari nga Kosova Xhevat Prekazi, ka folur për ndeshjen mes Partizanit të Beogradit me Skënderbeun, e vlefshme për Ligën e Evropës.
Në një intervistë për Tv Klan, Xhevat Prekazi tha se do të mbështesë ish-skuadrën e tij, Partizanin e Beogradit.
“Beogradi është qyteti im. Gjithçka që kam bërë, e kam bërë këtu. Partizani është shtëpia ime e dytë. Kurrë nuk jam interesuar për politikë. Për çfarë arsyeje nuk mund të vijnë talentet e Kosovës të luajnë në Serbi, apo edhe ata nga Shqipëria?! Ata që kanë qejf të merren me politikë, le të merren. Sporti është sport”- ka thënë ai.
Ish sulmuesi i Partizanit të Beogradit, Xhevat Prekazi, ka ardhur bashkë me valën e talenteve kosovarë në Partizan jugosllav./a.m.