• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Benz” me uniformë policie gjendet në kanal, u përdor në atentatin ndaj …

by
05/06/2021 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një automjet tip “Mercedes Benz” është gjetur në Lushnjë mëngjesin e së premtes. Sipas burimeve nga Policia, makina është gjetur në një kanal, e braktisur dhe, brenda saj është gjetur edhe një uniformë Policie.

Automjeti dhe rrobat e gjetura dyshohet se i përkasin autorit të dyshuar të atentatit ndaj Edison Begaj, i cili u qëllua me katër plumba përpara syve të dy fëmijëve të tij në zonën e Kaninës mbrëmjen e 29 majit.

Hetuesit kanë dyshime të forta se mjeti është përdorur në ngjarjen e ndodhur në Kaninë.

Për këtë arsye, automjeti tip “Mercedez Benz E-Class” me ngjyrë blu, është dërguar drejt Komisariatit të Vlorës, me qëllim vijimin e hetimeve për atentatin ndaj 38-vjeçarit.

Deri tani, Policia ka shoqëruar mbi 8 persona të dyshuar që kanë lidhje ose dijeni mbi ngjarjen, si dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë, që të çojnë në fshatin Kaninë, për të identifikuar automjetin e përdorur nga autorët.

Edison Begaj u qëllua me katër plumba në hyrje të banesës së tij rreth orës 23:20 minuta të së shtunës së shkuar (29 maj). Ndërsa zbret nga makina me celular në dorë, ai rikthehet sërish për te mjeti ku përpara i del një person i veshur me rroba të ngjashme me ato të Policisë.

Pasi shkëmbyen disa fjalë që në pamjet e kamerave të sigurisë dëgjohen qartë, atentatori nxjerr armën e zjarrit tip pistoletë dhe qëllon në drejtim të Begajt. Pas të shtënave, atentatori zhduket i ndihmuar edhe nga errësira në zonë, duke humbur kështu gjurmët e krimit.

Pas të shtënave, 38-vjeçari përfundon në tokë, ndërsa fëmijët e tij brenda makinës në pjesën e përparme të mjetit shikojnë të gjithë ngjarjen. Fatmirësisht, Begaj arriti të mbijetonte, pasi plumbat e kapën në pjesën e gjymtyrëve të poshtme, ndërsa që prej atentatit ndodhet duke u kuruar në Spitalin e Vlorës.

Ai ishte subjekt hetimi i OFL, pasi ka rezultuar të jetë dënuar për trafik droge dhe armësh. Pista kryesore e hetimit për atentatin ndaj të Begajt është përqendruar në ndonjë konflikt të mundshëm të tij.

/b.h

Next Post
Kush është lajm: Video e ekstremistit në Dibër apo e kryegjyqtares së Elbasanit?!

Gjyqtarja e 'Tik-Tok' kërkon të mbrohet: Videot janë personale të miat, u hodhën nga...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com