Një akisdent ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 08:20 në rrugën “Sulejman Delvina”, automjeti me drejtuese M. Y ka përplasur një këmbësore.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën A. K rreth 50 vjeçe e cila u dërgua në spital për ndihmë mjeksore. Sakaq, policia sqaron se drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:20 në rrugën “Sulejman Delvina”, automjeti me drejtuese shtetasen M. Y ka përplasur një këmbësore.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja A. K rreth 50 vjeçe e cila u dërgua në spital për ndihmë mjeksore.
Drejtuesja e automjetit shtetasja M. Y është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
/l.m