Një aksident i rëndë ka ndodhur në “Rrugën Arbrit” në Kodër-Kamëz, si pasojë e të cili ka mbetur i plagosur një person.
Sipas dëshmitarëve, shoferi i mjetit të aksidentuar tip “Benz” ka pësuar lëndime dhe është në gjendje të rëndë.
Transportimi i tij është bërë me mjete të rastit pasi ambulanca dhe policia kanë shkuar 1 orë me vonesë në vendngjarje.
Policia e Tiranës ende nuk ka reaguar për aksidentin.
g.kosovari