• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bentley S2 si ‘Kalë Troje’’ zbulohen 200 kg drogë në makinën ekzotike

by A R
02/09/2022 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tregtia e paligjshme e drogës është një aktivitet jashtëzakonisht fitimprurës, që i shtyn trafikantët të gjejnë gjithmonë zgjidhje të reja dhe shumë shpesh deri në kufirin e absurdit, për të transportuar mallin e tyre duke i shpëtuar kontrolleve të policisë.

Sidomos në vende si Australia, ku kontrollet doganore janë më të përpikta se kurrë. Pikërisht në Sidney, një trafikant tentoi të fuste një sasi të madhe droge në territorin australian, duke përdorur një Bentley S2 të çmuar të vitit 1960 si “Kalë Troje”.

Një ide sigurisht origjinale, por që nuk mjaftoi për të mashtruar doganierët e Port Botany, të cilët sekuestruan lëndën narkotike dhe arrestuan pronarin e makinës. Kushdo që ka parë ndonjëherë një nga shfaqjet televizive kushtuar shërbimeve të sigurisë në portet dhe aeroportet australiane e di se sa të rrepta dhe të sakta mund të jenë kontrollet mbi njerëzit dhe mallrat që futen në vend.

Një përpikëri që ka lejuar agjencitë australiane të zbatimit të ligjit të jenë në gjendje të zbulojnë, të fshehura me zgjuarsi në një Bentley S2 të vjetër të vitit 1960, qindra kilogramë drogë. Makina, e cila mbërriti nga British Columbia në portin e Botanisë, në Sidney, përmbante 161 kg amfetamine, e fshehura nën tapicerinë e kabinës dhe 30 kg kokainë, e cila në vend të kësaj ishte vendosur prapa fenerëve.

Pas një raportimi nga Forca Kufitare Australiane, organi që merret me sigurinë e kufijve të vendit, policia e çmontoi plotësisht makinën për ta ekzaminuar në të gjitha pjesët e saj, duke zbuluar kështu sasinë e madhe të drogës që përmbante. Pasi ka sekuestruar drogën, policia ka arritur të arrestojë edhe trafikantin, i cili kishte shkuar për të marrë makinën plotësisht pa dijeni për atë që kishte ndodhur ndërkohë.

Sipas policisë së Uellsit të Ri Jugor, vlera e drogës së fshehur në makinë është afërsisht 106 milionë dollarë. Një shifër e madhe, shumë mbi vlerën e Bentley S2, e kuotuar deri në gati 70 mijë euro. I prodhuar midis viteve 1959 dhe 1962, ky sedan luksoz britanik bazohej në Rolls-Royce Silver Clud II dhe ishte i pajisur me një motor 6.2-litërsh V8. Një makinë që “rrjedh” gjithashtu nga Rolls dhe ka gjatësinë prej 5.37 metrash.

/a.r

Next Post
Flakët shkrumbojnë barin e njohur në Vlorë, ja çfarë thotë Policia

Flakët shkrumbojnë barin e njohur në Vlorë, ja çfarë thotë Policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet dhe kandidatët, Kushi zbulon çfarë do të ndodhë nesër në Asamblenë e PS! Kërkesa e Veliajt? Deputetja: Në dorë të SPAK, s’i bëhemi mbrojtje

Zgjedhjet dhe kandidatët, Kushi zbulon çfarë do të ndodhë nesër në Asamblenë e PS! Kërkesa e Veliajt? Deputetja: Në dorë të SPAK, s’i bëhemi mbrojtje

November 13, 2026
Trump në krah të Jensen Huang, çfarë zbulon qëndrimi i tij për skandalin e Nvidia-s?

Trump në krah të Jensen Huang, çfarë zbulon qëndrimi i tij për skandalin e Nvidia-s?

November 13, 2026
Kontrollet rrugore në Vlorë, 13 drejtues mjetesh procedohen penalisht brenda një jave, mbi 1 900 gjoba

Kontrollet rrugore në Vlorë, 13 drejtues mjetesh procedohen penalisht brenda një jave, mbi 1 900 gjoba

November 13, 2026
Goditet rrjeti kriminal i Dark Web në 14 shtete, 354 të arrestuar, mbi 5.7 tonë drogë dhe 210 milionë euro të sekuestruara

Goditet rrjeti kriminal i Dark Web në 14 shtete, 354 të arrestuar, mbi 5.7 tonë drogë dhe 210 milionë euro të sekuestruara

November 13, 2026
Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

November 13, 2026
Çfarë ka në Kaliningrad dhe pse mund të shkaktojë një luftë midis Moskës dhe Evropës?

Çfarë ka në Kaliningrad dhe pse mund të shkaktojë një luftë midis Moskës dhe Evropës?

November 13, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Skenari i dhunshëm, tre ditët që shpëtuan vendin nga ‘grushti i shtetit’!

November 13, 2026
Agjencia e Bashkimit Evropian: Përdorimi i drogës, problem serioz për 79% të shqiptarëve

Agjencia e Bashkimit Evropian: Përdorimi i drogës, problem serioz për 79% të shqiptarëve

November 13, 2026
FBI zbulon skemën me video-thirrje, si vodhën hakerat koreano-veriorë 400 milionë dollarë

FBI zbulon skemën me video-thirrje, si vodhën hakerat koreano-veriorë 400 milionë dollarë

November 13, 2026
Putin pranon evropianët në tryezën e negociatave, por i vë përballë një ‘zgjedhjeje’

Putin pranon evropianët në tryezën e negociatave, por i vë përballë një ‘zgjedhjeje’

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In