Rafa Benitez ka thënë se ka nisur një fushatë kundër tij, Florentino Perezit dhe Real Madridit, por nuk ka sqaruar se cili është burimi i saj. Spanjolli në konferencën për media para ndeshjes ndaj Real Sociedadit, ka theksuar se kjo fushatë u publikua nga mediat, ndërsa ka krahasuar gazetarët spanjoll me ata anglezë.
“Ka një fushatë kundër Florentinos, kundër meje dhe kundër ekipit. Çdo gjë është e manipuluar dhe këtë mund ta shohin të gjithë”, ka thënë ai, raporton AS.