Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ishte i pranishëm në homazhet që u mbajtën për artistin e madh Zef Deda që humbi jetën ditën e djeshme në moshën 73-vjeçare.
Ai tha se për Shkodrën dhe për Shqipërinë është një humbje e madhe duke shtuar se Deda ishte një figurë shumë demensionale artistike.
Më tej ai shtoi se Zef Deda do të mbetet legjendë dhe inspirim për brezat e ardhshëm.
“Është një humbje e madhe sot. E përcjellim me një respekt të jashtzakonshëm. Ishtë një figurë shumë demensionale artistike. Me Zefin jemi rrit një brez i tërë. Në ditë të vështira na ka dhënë shumë buzëqeshje. E përcjellim me dhimbje, por Zefi do të mbetet legjendë për qytetin dhe inspirim për brezat e ardhshëm”-tha ai.
/f.s