• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bënë “mirë” që e ndaluan Nikoll Lesin!

by Mero Baze
30/08/2017 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Tek historia e Nikoll Lesit me policinë, kemi rastin të shikojmë fytyrën e vërtetë të policisë shqiptare.

Ai rast nuk është i rëndë nga fakti që Lesi është botues i gazetës “Koha Jonë”, por pikërisht për atë që thotë policia, për faktin që ata e kanë trajtuar atë, si qytetarët e tjerë, viktima të saj.

Unë u sqarova prej Nikollës, pastaj prej policisë e Bashkisë se çfarë ka ndodhur. Dhe këtu qëndron problemi me arrogancën dhe represionin e policisë në fushata të tilla.

Nikolla, nuk është viktimë e dhunës mbi shtypin, por më keq akoma, është viktimë e represionit të paligjshëm të policisë sonë mbi qytetarët.

Përpara Nikollës sot në mëngjes, doli nga qelitë e komisariatit një arkitekt, që ndërton me leje një zonë rezidenciale afër Petrelës. Policia kishte shkuar në mesditë, kishte arrestuar katër a pesë hidraulikë që po istalonin banjat dhe i kishte marrë në komisariat. Punëtorët i ishin lutur policisë të priste pronarin se ata aty do të qëndronin, por as ka denjuar ta dëgjojë sugjerimin e tyre. Më pas ka shkuar pronari, që është arkitekti, e kanë marrë dhe atë në komisariat. Aty pasi kanë qëndruar nja pesë orë, kanë verifikuar që është me leje, dhe i kanë liruar. Askush nuk e ngre dot zërin sot për këtë që i ka ndodhur arkitektit.

Sot në mëngjes atij i bëheshin rreth 20 orë peripeci, pasi policia e ka prezumuar si kriminel, dhe ka bërë atë gjestin e arrogancës së marrjes në komisariat.

E njëjta gjë ka ndodhur disa ditë më parë me arrestimin e një inspektori bashkiak që e la të lirë Gjykata, pasi nuk ka faj, apo me shoqërime në komisariat të çdokujt që i telefon policisë rivali, komshiu apo idiotësi të tjera shqiptare, të nxitura nga fryma lejfeniste e kryeministrit për komunikimim me popullin.

Ishte fat që e pësoi dhe Nikoll Lesi si qytetar, pasi ky ka mundësi të bëjë zhurmë. Ai i ka telefonuar kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, i cili i ka konfirmuar se je në rregull me letrat, pasi ke kërkuar shkallë emergjence për pallatin dhe po i ndërton. Ja ka konfirmuar këtë dhe shefi i policisë ndërtimore të Bashkisë. Por policët nuk kanë dashur as të dëgjojnë dhe as të lexojnë, por kanë marrë dy gazetarë në qeli, dhe pas tyre dhe Nikollën që t’u shpjegojë letrat. (Një zot e di ç’kanë hequr duke dëgjuar). Dhe në fund të gjithë bien dakord që ishte çdo gjë në rregull.

Tani pyetja është: a mban përgjegjësi kjo polici që rras nëpër komisariate gjysmën e njerëzve që shikon duke punuar, dhe nuk shqetësohet fare që shkatërron energji, nerva dhe ngjall zemërim qytetar?.

Çfarë fuqie prove ka një denoncim komshiu që mund të ketë me ty probleme të tjera, një denoncim rivali, apo qoftë dhe një foto nga polici digital? E vetmja gjë është verifikimi në vend, marrja e dokumentave dhe nëse ka probleme, aty e ke pronarin, mund të ndëshkosh kur të duash, duke e çuar në gjykatë.

Nga ana tjetër nëse Bashkisë i kërkon leje për punime të brendëshme në shtëpi, duhet të aplikosh onlinë dhe të shkojë deri në tre muaj pa marrë përgjigje, ndërkohë që ti ke nevojë të zhvendosësh një pajisje në banjë, apo një riorganizim të saj. Punimet e përfshira tek deklarata personale janë kufizuar tek lyerje dhe zëvendësim pajisjesh.

Nuk e kuptoj përse duhet heqje lirie në këtë rast, arrestim punëtorësh fakira, që nuk kanë asnjë lidhje me ndërtimin dhe pronën, aq më keq arrestim gazetarësh në rastin e Lesit. Çfarë rrezikshmërie shoqërore paraqet një njeri që është duke ndërtuar shtëpinë e tij, që duhet ndaluar menjëherë, pa verifikuar asgjë? Me këtë kriter mund të arrestosh çdo kantier që i del para furgonit të policisë, përveç atyre që ka marrë lekë përgjegjësi i furgonit dhe t’i mbushesh qelitë e komisariateve me njerëz të pafajshëm. Një ndërtues në Sarandë për shembull më tregonte se si përfundon në qeli sa herë ndërrohet shefi i komisariatit, edhe pse i ka depozituar në komisariat gjithë lejet dhe dokumentat e objektit që po ndërton.

Ndaj rasti i Nikoll Lesit vlen shumë herë më tepër si padrejtësi ndaj qytetarit, se sa si padrejtësi ndaj gazetarit. Vlen më shumë, pasi Nikolla ka fuqinë dhe pati fuqinë ta bëjë publike rastin dhe të ilustrojë me atë, gjithë arrogancën dhe represionin që një tufë policësh që duan të bien në sy për të zellshëm, ushtrojnë ndaj qytetarëve. Janë po këta shefa komsiaratesh që në qytetet kryesore të vendit, nuk ndjekin kriminelët apo drogën, por ulin kokën e mbyllin sytë para tyre, por ndjekin betonieret dhe autobotet e ujit, pasi ato i çojnë tek lekët dhe gjobat që u marrin ndërtuesve apo pronarëve të hoteleve që janë pa ujë në verë. Është kjo frymë represioni që policia përpiqet ta paraqesë si përkushtim që në fakt është shëmtia e këtij shteti e fryëmzuar dhe nga fushata e “qeverisjes me gjithë popullin”. Një frymë e qelbur, që duhet pastruar me rrënjë nga policia gjobvënëse e Shqipërisë.

E vetmja gjë e mirë që kanë bërë është që përfshinë dhe Nikollën në këtë listë, për ta parë të gjithë sa gjë e shëmtuar është të bësh si i fortë me të dobtit dhe të rrish si mut para të fortëve.

Next Post
“Karamelet” e Metes/ 3 muaj në çadër por dietat për deputetët opozitarë nuk u ndërprenë

Çadra i kurseu shtetit 25 mln lekë, deputetët e bojkotit nuk morën pagat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pikat e përbashkëta të kontrolleve kufitare, miratohet në parim marrëveshja Shqipëri-Maqedoni e Veriut

Pikat e përbashkëta të kontrolleve kufitare, miratohet në parim marrëveshja Shqipëri-Maqedoni e Veriut

June 19, 2026
Presidenca greke e BE, ministri i Jashtëm: Prioritet anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor

Presidenca greke e BE, ministri i Jashtëm: Prioritet anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor

June 19, 2026
Ndryshimet në Kodin Rrugor të miratuara në Kuvend/ Nëse kapesh 2 herë i dehur në timon, hiqet patenta

Ndryshimet në Kodin Rrugor të miratuara në Kuvend/ Nëse kapesh 2 herë i dehur në timon, hiqet patenta

June 19, 2026
10 grabitje në argjendari dhe biznese/ Goditet banda shqiptare në Itali, gjendet 500 mijë euro mall

10 grabitje në argjendari dhe biznese/ Goditet banda shqiptare në Itali, gjendet 500 mijë euro mall

June 19, 2026
Ristrukturimi i qeverisë maqedonase, nis takimi mes kryeministrit Mickoski dhe shqiptarëve të VLEN

Ristrukturimi i qeverisë maqedonase, nis takimi mes kryeministrit Mickoski dhe shqiptarëve të VLEN

June 19, 2026
Një nga të akuzuarit për vrasjen e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO-së liron nga qelia Ilir Selmanin

Një nga të akuzuarit për vrasjen e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO-së liron nga qelia Ilir Selmanin

June 19, 2026
KLP-ja e vërtetoi se e ka personale me Veliaj, gallata e një gjyqi si “Kulla e Babelit” mes plehrave të Tiranës

KLP-ja e vërtetoi se e ka personale me Veliaj, gallata e një gjyqi si “Kulla e Babelit” mes plehrave të Tiranës

June 19, 2026
Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

June 19, 2026
Ndreca sulmon KLP-në pas shtyrjes së seancës: Po bëhet palë me paligjshmërinë, Veliaj nuk paraqitet për shkak të “kafazit të xhamtë”

Ndreca sulmon KLP-në pas shtyrjes së seancës: Po bëhet palë me paligjshmërinë, Veliaj nuk paraqitet për shkak të “kafazit të xhamtë”

June 19, 2026
Avokati i Popullit në Kuvend: Drejtësia, pronat dhe të paraburgosurit, problemet kryesore në Shqipëri

Avokati i Popullit në Kuvend: Drejtësia, pronat dhe të paraburgosurit, problemet kryesore në Shqipëri

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In