• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Blushi: Albin Kurti nuk po sillet si politikan por si martir

by A R
22/12/2015 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi ka folur për diferencën mes Shqipërisë dhe Kosovës si dhe për veprimet e opozitës. Shkrimtari Ben Blushi i ka cilësuar si jo të drejta veprimet e opozitës. Për deputetin socialist, Albin Kurti është një martir dhe jo një politikan.

“Ju keni të drejtë të jeni të pa kënaqur dhe është e drejtë por deri ku shkon rezistenca juaj. Albin Kurti çka është sipas jush, politikan apo martir. Po pra, martir është. Unë nuk shkoj në parlament me gaz ka tjera forma për të kundërshtuar”, ka folur para të pranishmëve Blushi, përcjell zeri.info

Ai tha se gurët dhe gazi nuk janë zgjidhje.

“Unë kam simpati për Vetëvendosjen por nuk pranoj që guri, xhamat, të jenë element politik. Ju mbase keni të drejtë por për mua është e padrejtë. Besoj që Vetëvendosja mund t’i jap Kosovës një opozitë të fortë” ka thënë Blushi.

Ben Blushi: Kosova kurrë më keq nuk ka qenë

Ben Blushi, deputeti socialist në Kuvendin e Shqipërisë, njëherit edhe shkrimtar, ka folur edhe për situatën politike në Kosovë, gjatë promovimit të librit të tij të fundit të titulluar “Kandidati” sot në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, ngjarje kjo e organizuar nga “FOL”.

Blushi me këtë rast ka thënë se nga një vit më parë njerëzit në Kosovë tash janë më pesimistë, raporton lajmi.net.

Sipas tij, kjo për faktin se në Kosovë ka krizë, ka inate dhe ka stangim të progresit.

Madje situata në të cilën gjendet Kosova tani është më e vështira që nga shpallja e pavarësisë. Megjithatë ai thotë se Kosova mbetet vendi ku ka më së shumti njerëz të buzëqeshur.

Ndërsa duke folur për librin e tij “Kandidati”, Blushi tha se personazhi i tij, flet për një kandidatë për kryetar bashkie në Shqipëri, i cili vdes gjatë fushatës, por që zgjedhësit e votojnë dhe ai bëhet kryetar.

Sipas Blushit, ky lloj kandidati politik ndodhet si në Shqipëri e edhe në Kosovë.

Ai përmendi edhe mediat si faktor që i bëjnë të mundur një kandidati të tillë, të bëhet kryetar komune. Orainfo.

Next Post

Shoqata transportit letër Veliajt: Çmimi biletës të jetë 70 lekë/ Në të kundërt pezullojmë punën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com