• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ben Blushi mund të sfidojë Ramën në PS në kongresin e marsit

by A R
26/01/2016 22:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Ben Blushi deklaroi se, do të paraqitet me një platformë të tijën politike në Kongresin e Partisë Socialiste, që do të mbahet më 19 mars, duke lënë të hapur kështu kandidimin për kryetar përballë Edi Ramës. Duke folur në një prononcim ekskluziv për Top Channel, Blushi thekson se, megjithatë e rëndësishme është që në parti të ketë një proces zgjedhor demokratik. Me deputetin Blushi ka biseduar gazetari Muhamed Veliu.

TCH: A do të garoni për postin e kryetarit të partisë, përballë Edi Ramës?

Ben Blushi: Nuk është kjo çështja. Çështja është nëse ka, apo jo, zgjedhje. Duhet të pyesni Edi Ramën dhe duhet ta japë këtë përgjigje besoj. Pse i pengon zgjedhjet për kryetarin e partisë? Kjo është dilema e madhe e këtij Kongresi. Pra, a do të ketë, apo jo, zgjedhje për kryetarin e partisë? Sigurisht që duhet të ketë, sepse mandat 7-vjeçar nuk ka kryetar partie që të ketë. Është e pamundur, e padrejtë, e papërligjur, jashtë çdo tradite tonën dhe europiane, që një kryetar partie të ketë një mandat të përhershëm. Nëse shkohet për këtë në Kongres, unë nuk mund ta pranoj. Në ditën që do të ketë zgjedhje, do të them nëse do të kandidoj apo jo.

TCH: Nëse do të ketë garë, ju jeni i gatshëm për të kandiduar?

Ben Blushi: Besoj se ka arsye, që të ketë më shumë se një kandidat në këtë Kongres. Jo vetëm për t’i dhënë kuptim garës, por sepse Partia Socialiste ka nevojë për një platformë alternative, sesi të qeveriset më mirë; çfarë qëndrimi duhet të mbajë partia; koalicioni që ka, apo që duhet të ndërtojë, si dhe shumë çështje të tjera që janë në diskutim, të cilave Partia Socialiste pa kolegjialitet nuk po u jep përgjigjet e duhura.

TCH: A do të jeni ju njëri prej atyre në garë?

Ben Blushi: Ditën që do të ketë zgjedhje, do ta them me patjetër. Duhet të vendosim që të kemi zgjedhje njëherë. S’mund të ketë parti pa zgjedhje. Ditën që do të ketë zgjedhje, do të vendos se çfarë do të bëj. Por, pse nuk e pyesni Edi Ramën se, përse i pengon zgjedhjet në parti? Kush është arsyeja që i pengon?

TCH: Ka disa aludime, që po përgatiteni për ngritjen e një partie të re. Sa e vërtetë është kjo?

Ben Blushi: Unë jam në një parti, jam pjesë e një partie politike që nga viti ’97, shpresoj që ajo të bëhet më e mirë dhe po përpiqem që ajo të përmirësohet, sepse besoj që ka mundësi të përmirësohet. Kam një pyetje për të gjithë: A mund të ketë një vend demokratik, nëse partitë e veta nuk janë demokratike? A mund të jetë Anglia, për shembull, apo vendet e Europës në përgjithësi, vende demokratike, nëse partitë e tyre nuk bëjnë zgjedhje, janë monokratike, nuk përfaqësohen të gjithë ata që mendojnë ndryshe, nuk ka zgjedhje, s’ka kolegjialitet? Imagjinoni për shembull në Britaninë e Madhe, sikur laburistët të mos kishin zgjedhje dhe t’i jepnin kryetarit mandat të përhershëm? Kjo është ajo fatkeqësi, që po ndodh sot në Shqipëri. Prandaj të gjithë problemet që kemi sot, kriminalizimin, financimet e dyshimta, mungesën e kolegjialitetit, vendime jashtë statutit e që bien ndesh me programin… Sidomos në rastin tonë kjo po theksohet, nuk po qeveriset si një parti e majtë. Këto pra, gjithmonë e më shumë bëhen prè apo vendime të një njeriu. Unë jam kundër kësaj praktike dhe po shkojmë në Kongres për ta refuzuar këtë vullnet.

TCH: A do të keni një platformë tuajën në Kongres?

Ben Blushi: Sigurisht që po. Është e sigurtë që do të kem, ose do të mbështes një platformë.

Next Post

Indeksi i Demokracisë, Shqipëria ngjit 7 vende, por mbetet “regjim hibrid”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Media libaneze ngrenë alarmin: Izraeli ka përdorur bomba me fosfor të bardhë në jug të Libanit

Media libaneze ngrenë alarmin: Izraeli ka përdorur bomba me fosfor të bardhë në jug të Libanit

August 3, 2026
Irani përgënjeshtron Trump: Nuk ka bisedime me SHBA-në

Irani përgënjeshtron Trump: Nuk ka bisedime me SHBA-në

August 3, 2026
Tentoi të vidhte një banesë teksa ndodhej në arrest shtëpie, vihet në pranga 49-vjeçari në Korçë

Tentoi të vidhte një banesë teksa ndodhej në arrest shtëpie, vihet në pranga 49-vjeçari në Korçë

August 3, 2026
Nga lufta në Ukrainë te flukset e emigrantëve, BE përballet me presione të reja nga jashtë dhe përçarje nga brenda

Nga lufta në Ukrainë te flukset e emigrantëve, BE përballet me presione të reja nga jashtë dhe përçarje nga brenda

August 3, 2026
Përplasen dy automjete në aksin Fier-Lushnjë, 4 të plagosur dërgohen në spital

Përplasen dy automjete në aksin Fier-Lushnjë, 4 të plagosur dërgohen në spital

August 3, 2026
Karakaçi firmos tri marrëveshje me Gjermaninë: Investime me vlerë 114 milionë euro

Karakaçi firmos tri marrëveshje me Gjermaninë: Investime me vlerë 114 milionë euro

August 3, 2026
“Ju siguroj që nuk ngelem me barrë”, Kryemadhi flet pas ‘vizitës’ në SPAK: Mund të jenë thashetheme, por…

“Ju siguroj që nuk ngelem me barrë”, Kryemadhi flet pas ‘vizitës’ në SPAK: Mund të jenë thashetheme, por…

August 3, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mëso nga lumi”, mesazhi i Spiropalit: Pengesat mund ta detyrojnë të ndryshojë rrjedhën, por kurrë destinacionin

August 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 4 Gusht 2026

August 3, 2026
11 pasagjerë dhe 2 pilotë vdiqën pas rrëzimit të avionit, Peruja pezullon operacionet e linjës ajrore turistike

11 pasagjerë dhe 2 pilotë vdiqën pas rrëzimit të avionit, Peruja pezullon operacionet e linjës ajrore turistike

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com