• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ben Blushi: Më mallkuan në xhami, ambasada e Iranit më shpalli armik. Sot kur…

by A R
21/09/2022 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Ben Blushi ka botuar në italisht romanin e tij ‘Të jetosh në ishull’.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Blushi tregon peripecitë e përkthimit në italisht, ndërsa pohoi se librit iu desh 14 vite që të mbërrite te lexuesit në shtetin fqinj.

Ai pohoi se për këtë libër pati polemika në 2008, kohë edhe kur u botua romani, ndërsa shton se madje e mallkuan edhe në xhami.

POSTIMI I BLUSHIT

Pas shumë peripecive, më në fund romani im “ Të jetosh në Ishull” u botua në italisht nga shtëpia botuese Besa.
Them pas shumë peripecive pasi, këtij libri që doli në vitin 2008, iu deshëm 14 vjet për të shkuar në Itali edhe pse një vit pas botimit, ishte i përkthyer italisht nga Ada Prizreni, të cilën e falëndëroj shumë që arriti të kthejë në një gjuhë tjetër, koloritin mesjetar të Shqipërisë së shekullit 17. Në përgjithësi unë kam qenë indiferent për të gjetur tregje dhe lexues jashtë Shqipërisë dhe ky botim nuk do ishte i mundur, pa një ndërhyrje dashamirëse të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në Tiranë. “Të jetosh në Ishull” është romani im i parë, të cilën e kam shkruar për gjashtë muaj duke punuar më shumë se 5 orë në kompjuter pa pushim dhe shpesh pa dalë nga shtëpia për ditë të tëra.

Ky libër ka jetuar me mua për shumë vite duke më munduar vazhdimisht, derisa rrethanat politike të vitit 2007 e sollën që unë të bëja një pushim të gjatë nga debatet e ditës dhe të nisja ta shkruaja me një pasion që nuk e kisha njohur kurrë më parë. “Të Jetosh në Ishull”, është produkt i nevojës sime torturuese për tu bërë shkrimtar. Pas botimit, kam marrë me qindra kritika, ofendime, sharje, natyrisht edhe përgëzime por në Shqipëri këto të fundit janë gjithnjë me pakicë.

Nga shumëica u tha, çudia më e madhe ishte se disa u morën me faktin që si ka mundësi një roman me 407 faqe, të jetë shkruar për 6 muaj dhe disa të tjerë më kritikuan se ndërkohë që unë paguhesha me taksa, sepse isha deputet, i harxhoja ditët ne shtëpi duke shkruar libra.Pra në një kuptim më futën në borxh publik që romanin e kisha shkruar duke u paguar me taksat e shqiptarëve. Kur fola për peripecitë e këtij libri për të kaluar Adriatikun, kisha parasysh pikërisht fushatën e dhunshme që shoqëroi botimin e tij.

Kam përshtypjen “Të Jetosh në Ishull” është mallkuar me zë nëpër xhami pa dyshim, më heshtur ndoshta nëpër kisha dhe me shumë ulërima në kafenetë e Tiranës. Shumica e islamikëve profesionistë të Shqipërisë nuk lanë asnjë fjalë pa shkruar për ta demonizuar, derisa detyruan disa komunitete muslimane të deklaroheshin kundër, për shkak se sipas tyre, ai kishte cënuar rëndë parimet e fesë islame. Me aq sa më kujtohet, nga kjo mori fletërrufesh, më e plota dhe më e detajuara, e shkruar në formë disertacioni 15 faqe, ishte një deklaratë e Komunitetit Musliman të Elbasamit, që pasi analizonte të gjitha fjalitë e mia për Profetin Muhamed dhe Islamin, u bënte thirrje muslimanëve të këtij qyteti të mos më votonin si deputet në zgjedhje.

Ato zgjedhje në fakt u fituan dhe unë nuk e llogaris dot dëmin që kjo thirrje pati në qytet.
Por meqë jemi në kontekstin e luftës më Iranin, dua të kujtoj se disa muaj pas botimit të librit, Ministria e Jashtme e Iranit, shpërndau një deklaratë përmes Ambasadës në Tiranë, ku unë konsiderohesha një armik i këtij shteti, çka më mërziti, sepse e kisha dhe e kam të pamundur të udhëtoj në atë vend të mrekullueshëm dhe aq interesant. Është e kotë të them, se të gjithë ata që e dhunuan, e shanë, e shqyen apo e pëlqyen u përdorën nga vetë libri si agjentë tregtarë. Libri u shit si një trakt, u kthye në një thashethem si manual fetar dhe qarkulloi dorë më dorë si një tekst alternativ i historisë së Shqipërisë. Në një kuptim librin e shitën armiqtë e tij.

Më vjen keq të them se nëse “Të Jetosh në Ishull”,do ishte botuar sot, dhuna mbi të dhe mbi mua do ishte disa herë më e madhe, kjo jo vetëm për shkak të rrjeteve sociale që janë kthyer në një poligon kolektiv, por edhe për shkak se Shqipëria e sotme është një vend shumë më intolerant në pikëpamje fetare. Në vitin 2008 Facebook, Innstagram dhe portalet që furnizohen prej tyre, ishin armë me pakicë dhe nuk vrisnin dot asnjeri në distancë. Meqë është hera e parë që unë shkruaj për një nga librat e mi, duhet të shpjegoj pak më shumë.

Të Jetosh në Ishull, flet për konvertimin e shqiptarëve nga të krishterë në muslimanë në shekujt 16,17.
Megjithëse është kryekëput një fiction dhe si i tillë ka patur lirinë e mjaftueshme ta përshkruajë historinë, ngjarjet dhe personazhet si të dojë, libri i referohet shumë fakteve historike, që nga raporti i veshtirë miq-armiq i Skënderbeut me vjehrrin e tij të plotëfuqishëm Aranit Komneni, tek rinia prej cubi e Ali Pashë Tepelenës, nga aventurat e profetit çifut të muslimanizuar Sabatai Zevi që vdiq në i internuar nga Sulltani në Berat, nga kryengritjet e jenicerit shqiptar Halil Patrona e deri tek djegja e parë e Voskopojës në vitin 1769.
Të jetosh në Ishull, tregon bashkëjetesën mes muslimanëve të parë shqiptarë dhe të krishterëve brenda një fshati, brenda një lagje dhe brenda një familje.

LIbri tregon praktikisht, se si mund të bëhesh musliman duke njohur dhe zbatuar pesë parimet themelore të Islamit dhe pastaj vuajtjet që mund të pësosh nga kjo zgjedhje, përfshi edhe vuajtjet që ti mund ti shkaktosh të tjerëve për shkak të kësaj zgjedhje. Të bëhesh musliman sot, pas një praktike rutinë në cdo xhami të Shqipërisë është një gjë normale që nuk cudit askënd, por të ktheheshe musliman në Shqipërinë e krishterë dhe të pushtuar nga turqit në shekujt 16, 17 ishte një sakrificë e madhe. Si në shumicën e vendeve të vogla të botës, pushtuesit janë bashkëautorë të historisë sonë. Për shkak të tyre kemi heronj,tradhtarë dhe ngjarje.

“Të Jetosh në Ishull” përshkruan mënyrën sesi jetonin dhe bashkëjetonin me njëri-tjetrin, si në ishuj të izoluar, muslimanët e rrethuar me të krishterë dhe të krishterët e rrethuar nga turqit në territoret shqiptare të kohës. Kjo është arsyeja pse romani quhet “Të Jetosh në Ishull”. Botimi italisht, ishte një nxitje për t’iu kthyer këtij libri, me të cilin janë të lidhura shumë kujtime të miat.

/a.r

Next Post
Fatmir Mediu flet pasi u mor në pyetje nga SPAK: Dhashë dëshmi si person që kam dijeni për…

Fatmir Mediu flet pasi u mor në pyetje nga SPAK: Dhashë dëshmi si person që kam dijeni për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In