• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bëmat e së shkuarës që Lulzim Basha nuk i kapërcen dot

by Flogert Muça
01/04/2019 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë mbetur në rrugë të madhe, në të gjitha kuptimet e fjalës. Pasi kanë lënë mandatet (që po zëvendësohen nga kandidatët e tyre që pasojnë listat), janë përbetuar se do të rrëzojnë Edi Ramën me protesta. Edhe pse ‘rrëzimi i Ramës’ shtyhet pas çdo proteste për në protestën e radhës, Basha e Kryemadhi, mbeten të palëkundur në misionin e tyre.

Por, ka një pyetje të thjeshtë se pse Lulzim Basha (Kryemadhi jo e jo) nuk e rrëzon dot Edi Ramën siç ai pretendon dhe përgjigjet nuk kanë lidhje me asgjë tjetër veçse me imazhin politik të kryedemokratit në opinionin e gjerë publik, por edhe brenda partisë së marrë dhuratë nga Berisha.

Lulzim Basha ka një imazh politik të tillë që zor se do gjejë një specialist komunikimi (ata që Berisha i ka konsideruar si ‘këshilltarë mizerabël’ e kanë të pamundur) që do të mund tia stabilizonjë apo arnojë dhe ky është problemi i madh i tij, jo Edi Rama.

Lë t’i marrim me radhë pikat që kanë thërrmuar imazhin politik të Bashës, duke e bërë atë të pafuqishëm për të mbjellë shpresë.

Kur Lulzim Basha del e flet për ndikimin e krimit në në zgjedhje, të gjithëve iu del përpara kabllogrami i SHBA-ve pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2008 ku shkruhej se: “..Ministri i Jashtëm Basha, i cili përfaqësoi PD-në në Elbasan, është përfshirë në lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan në këmbim të mbështetjes së familjes së tij…”

Këtë se ka thënë kundërshtari i Lulzim Bashës, por vetë SHBA-të në komunikimin e saj të fshehtë me DASH.

Sa herë ai del e flet për korrupsionin, të gjithë në rrjete sociale, në kafene, në rrugë, në zyrë, qeshin dhe thonë “Flet ky që kur ishte ministër Transportesh vodhi 230 milionë euro në Rrugën e Kombit e që iu shmang drejtësisë së kapur nga Saliu, me raporte mjekësore”.

Sapo Lulzim Basha nis të flasë si patriot, të gjithë (edhe të vetët në çdo rast) kujtojnë se si ai kur ishte ministër i Jashtëm, bashkë me Sali Berishën i falën Greqisë detin duke e konsideruar atë sukses.

Sapo Lulzim Basha nis të flasë për rendin dhe sigurinë apo më keq akoma për dhunë të shtetit ndaj protestuesve, kujtojnë se si në 21 janar të 2011, kur Basha ishte ministër i Brendshëm, u vranë në bulevard (jo brenda gardhit apo brenda instirucionit siç ai fut sot militantët e tij) katër qytetarë me duar në xhepa. Po po, me duar në xhepa!

Kur Basha iu flet shqiptarëve se ai do të punojë për një Shqipëri më të mirë, të gjithëve iu kujtohet se si kur ai ishte në krye të bashkisë së Tiranës në katër vjet, nuk nguli një gozhdë në mur.

E së fundi, kur Basha flet me demokratët e tij, të cilëve ju ka shkatërruar partinë duke hequr figurat ikonë të PD-së e duke fut familjen e farën e tij që e ka katandisur partinë në një minorancë të padëgjuar më parë, ata thonë ‘Na ka rënë për hise ky, që na turpëroi e na la rrugve kot’. Ndaj edhe ka njerëz si zonja Hajdari, Murrizi e të tjerë që janë shkëputur publikisht nga Basha.

Janë këto problemet e Lulzim Bashës dhe jo Edi Rama. Lulzim Basha është sprovuar në pushtet dhe për opinionin publik ai ka vjedhur, vrarë, tradhëtuar dhe lënë pas dore këtë vend. Për demorkatët, ai po shkatërron PD-në.

E shkuara e Lulzim Bashës është makthi i tij sot dhe pengesa që ai se kapërcen dot.

Ndaj, Lulzim Basha duke e ditur se nuk ka pas tij as partinë e jo më më gjerë, ka dalë në rrugë duke kërcënuar qeveri e ndërkombëtarë se ai do hidhet nga ‘vinçi’ nëse nuk japin pushtetin që nuk e fiton dot.

/lexo.al

Next Post
U vetëvar me litar në burg, vdes në spital 38-vjecari nga Berati

U vetëvar me litar në burg, vdes në spital 38-vjecari nga Berati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku: Familjet shqiptare e mbyllin muajin me borxh, ndërsa korrupsioni rëndon koston e jetesës dhe pasuron pakicën!

Tabaku: Familjet shqiptare e mbyllin muajin me borxh, ndërsa korrupsioni rëndon koston e jetesës dhe pasuron pakicën!

September 19, 2026
Rekordi i ri i Yamal çmend Barcelonën, kalon Mbappé, Haaland dhe Messin!

“Në Champions dua Realin e Madridit”- Lamine Yamal rrëfehet: Ja çfarë më ndryshoi jetën! Bayern dhe PSG…

September 19, 2026
Luftanija kalon dhe nga Shqipëria, CNN zbardh planet/ Trump mund të sulmojë brenda Venezuelës

Raporti i gabuar i Inteligjencës Artificiale për pak sa nuk shkaktoi luftën SHBA-Kinë! Ushtria amerikane u përgatit që…

September 19, 2026
Shqipëria në NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA

Shqipëria në NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA

September 19, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

Detaje të tjera tronditëse nga vdekja e këngëtarit Mazonakis në klinikën private: Më matën aurën dhe më dhanë ilaçe homeopatike!

September 19, 2026
Arabia Saudite nën alarm, shpërthim i fuqishëm gjatë natës, goditen dhe sistemet e navigimit në aeroport

Arabia Saudite nën alarm, shpërthim i fuqishëm gjatë natës, goditen dhe sistemet e navigimit në aeroport

September 19, 2026
Revista italiane, jehonë Shqipërisë: Destinacioni më ekonomik i Europës!

“The Independent” rekomandon Shqipërinë: Mes Rivierës dhe Alpeve, një vend jo vetëm për pushime e turizëm!

September 19, 2026
“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

Ligji i ri amerikan kundër Rusisë, Trump mund t’i ndëshkojë shtetet që blejnë naftë dhe gaz nga Moska!

September 19, 2026
“Një fuqi e madhe si Rusia mund të jetë edhe aleate”/ Habit Le Pen: Na ndihmon në…

“Rreziku është real”- Paralajmërimi “i çmendur” i Marine Le Pen: Ose NATO hyn në luftë, ose do të kemi një “Luftë Njëqindvjeçare”!

September 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta, ja sa shkojnë temperaturat

Vranësira dhe reshje të dobëta në verilindje e lindje, ja parashikimi i motit për sot!

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com